Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Ndalimet më të pazakonta ligjore nga ana e qeverive në mbarë botën

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Ndalimet më të pazakonta ligjore nga ana e qeverive në mbarë botën

Historia është karakterizuar shpesh nga ndalime të ashpra mbi aktivitete të caktuara. Qeveritë pretendojnë shpesh, se përpjekjet për të kontrolluar jetën e qytetarëve të tyre, bëhen për arsye të mira dhe të ndershme, sikurse janë siguria kombëtare, morali ose siguria personale. Megjithatë, shumë veprime apo sende janë ndaluar për arsye të pajustifikueshme apo të padrejta. Ndiqni më poshtë disa nga ligjet ndaluese më të çuditshme nga e gjithë bota.

Ketchup është i ndaluar të konsumohet në shkollat franceze

Në vitin 2011, shkollat fillore franceze futën një dietë të re ushqimore, që kufizonte sasinë e ketchupit që përdoret nga nxënësit. Udhëzimi i lejon këta të fundit të konsumojnë patate të skuqura vetëm një herë në javë, dhe vetëm atëherë ata mund të konsumojnë edhe ketchup. Por përdorimi i kësaj salce të famshme në gjellët tradicionale franceze është krejtësisht i ndaluar në shkollat fillore. Qëllimi: të sigurohet që fëmijët të njihen me recetat e kuzhinës franceze, në mënyrë që të mund t’ia transmetojnë ato gjeneratës së ardhshme.

Edukimi seksual në Ugandë është i ndaluar

Shumë vende krenohen me aftësinë e tyre, për t’i ofruar edukimin mbi riprodhimin brezit të ri. Në Ugandë, ndodh krejtësisht e kundërta. Edukimi seksual ndalohet rreptësisht në vendin afrikano- lindor. Disa organizata jofitimprurëse po bëjnë fushatë për të shfuqizuar ligjin në fjalë, pasi kjo konsiderohet si një kërcënim për zhvillimin social në Ugandë, dhe mund të rrisë shkallën e prekjes së qytetarëve nga HIV/AIDS.  Disa mësues, madje frikësohen se mund të jetë e paligjshme t’u përgjigjen pyetjeve mbi seksin nga ana e nxënësve.

Sarkazma dhe veshja e xhinseve, janë të ndaluara në Korenë e Veriut

Përveç privimit nga shumë gjëra të tjera, qytetarët e Koresë së Veriut nuk lejohen të bëjnë komente sarkastike rreth regjimit totalitar të Kim Jong Un-it në bisedat e tyre të përditshme. Edhe kritika indirekte e qeverisë është e ndaluar. Zyrtarë shtetërorë të sigurisë, organizuan takime të shumta për t’i njoftuar banorët për veprimet e mundshme armiqësore nga elementet e brendshëm rebelë.

Regjimi komunist i ndalon ndërkohë qytetarët të veshin xhinse, të cilat cilësohen një modë dhe stil perëndimor. Në realitet, ndalimi i veshjes së xhinseve, është kryesisht i fokusuar në provincat e Hamgyongut dhe Yanggang, në kufi më Kinën. Pheniani është i shqetësuar se njerëzit që jetojnë në ato zona, janë më të ekspozuar ndaj botës së jashtme, dhe për pasojë mund të ndikohen nga moda dhe kultura perëndimore.

Në Malajzi u ndalua përkohësisht mbajtja e bluzave të verdha

Në vitin 2015, mijëra protestues anti-qeveritarë me bluza të verdha u tubuan në Kuala Lumpur, kryeqytetin e Malajzisë, në një seri demonstratash që bënin thirrje për rrëzimin e kryeministrit Najib Razak. Protestuesit u përballën menjëherë me topat e ujit dhe gazin lotsjellës të forcave policore. Këto demonstrate, u nxitën nga lajmi se një bankë e mbështetur nga “Goldman Sachs”, transferoi në mënyrë të pashpjegueshme 600 milionë dollarë në llogarinë personale të kryeministrit të vendit.

Ndërsa protestat u bënë edhe më të mëdha, qeveria malajziane vendosi t’i ndalonte qytetarët të mbanin bluza të verdha. Autoritetet u detyruan të kërkonin justifikime të dobëta për të zbatuar ndalimin, kur u ballafaquan me një padi nga organizatorët e protestës. Megjithëse gjykatat malajziane qenë fillimisht palë me qeverinë, një gjykatë e apelit vendosi të anulojë ndalimin në vitin 2016.

Stilimi perëndimor i flokëve, është i ndaluar në Iran

Në vitin 2010, qeveria iraniane miratoi një ligj që i ndalonte qytetarët të mbanin flokët e gjatë apo zgjasnin thonjtë, pasi ato janë pjesë e stilit dekadent perëndimor. Në të njëjtën kohë, Irani publikoi një listë të mënyrave të pranueshme të mbajtjes së flokëve, të cilat janë përgjithësisht konservatore dhe të shkurtra. Shkelësit e ligjit gjobiten. Ndërkaq berberhanet që ofrojnë stile perëndimore të prerjes së flokëve, mund të mbyllen nga qeveria.

Kërcimi pas mesnate në Japoni, ishte i ndaluar deri para 2 vitesh.

Vallëzimi pas mesnatës në Japoni, ka qenë i ndaluar me ligj për 67 vjet me rradhë. Pas Luftës së Dytë Botërore, u miratua një ligj për të goditur fenomenin e prostitucionit, i cili ishte popullor në klubet e natës. Vallëzimi publik ishte i ndaluar, nëse lokali nuk kishte leje. Edhe nëse kishte, vallëzimi duhet të ndalonte në mesnatë.

Edhe pse Japonia u bë një vend i begatë pas luftës, ndalimi qëndroi në fuqi për dekada të tëra. Në fillim, policia nuk e zbatoi këtë ligj në mënyrë agresive. Por një seri skandalesh të famshme të drogës dhe konfliktesh të rënda në klubet e natës, i bënë bastisjet e klubeve një praktikë të zakonshme. Në vitin 2015, ky ndalim u hoq.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: botënligjoreNdalimetqeverivetë pazakonta

TË LIDHURA

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”
Bota

“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”

13:50 | 09/03/2026
Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale
Bota

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

13:04 | 09/03/2026
Next Post
Dritan Prifti në gjendje tejet kritike për jetën/Në 2011 denoncoi aferat korruptive të Metës

Dritan Prifti në gjendje tejet kritike për jetën/Në 2011 denoncoi aferat korruptive të Metës

Shtypi i ditës, 12 tetor 2017

Shtypi i ditës, 12 tetor 2017

Çfarë ka ndodhur më 12 tetor?

Çfarë ka ndodhur më 12 tetor?







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

U zgjodh dje lider suprem i Iranit, mediat: Mojtaba Khamenei plagosur në luftë.
Bota

U zgjodh dje lider suprem i Iranit, mediat: Mojtaba Khamenei plagosur në luftë.

by mirseda
20:05 | 09/03/2026
0

Televizioni shtetëror iranian raportoi sot se udhëheqësi i ri suprem i vendit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, është plagosur...

Raketa mbi hapësirën ajrore turke, Erdogan paralajmëron Iranin: përmbahuni nga hapat provokues

Raketa mbi hapësirën ajrore turke, Erdogan paralajmëron Iranin: përmbahuni nga hapat provokues

20:03 | 09/03/2026
Vetëm 2 ndeshje larg rekordit, gati rinovimi i të ardhmes së sulmit të Shqipërisë

Vetëm 2 ndeshje larg rekordit, gati rinovimi i të ardhmes së sulmit të Shqipërisë

19:59 | 09/03/2026
G7 s’liron rezervat strategjike, rritet çmimi i naftës nga lufta në Iran.  

G7 s’liron rezervat strategjike, rritet çmimi i naftës nga lufta në Iran. 

19:53 | 09/03/2026
Familja Trump kthen vëmendjen nga sektori i mbrojtjes, nis investimet në një kompani të re dronësh

Familja Trump kthen vëmendjen nga sektori i mbrojtjes, nis investimet në një kompani të re dronësh

19:44 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com