Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Nadal-Kyrgios do të jetë finalja e Pekinit

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Nadal-Kyrgios do të jetë finalja e Pekinit

Rafael Nadal mund në tre sete numrin 8 të botës Grigor Dimitrov, duke u kualifikuar për herë të katërt në karrierë për në finalen e turneut të Pekinit. 12 muaj më parë në kryeqytetin kinez tenisti bullgar e mundi Rafën bindshëm në vetëm dy sete, sidoqoftë ajo ndeshje përbënte edhe fitoren e vetme të Dimitrov në 9 përballjet ndërmjet tyre. Numri 1 i botës ishte thjesht stratosferik përgjatë orës së parë të lojës dhe Rafa fluturoi shpejt e shpejt në avantazhin e një seti dhe të një game me break. Në setin hapës 31-vjeçari spanjoll u mjaftua vetëm me një break në game-n e katërt, ndërsa në setin pasardhës Nadal e ndëshkoi në servis tenistin ballkanas me 0, që në game-n e parë. Në Australian Open, edhe atëherë në gjysmëfinale, Dimitrov e shtrëngoi tenistin iberik në pese sete, në një takim që zgjati plot pesë orë lojë, gjithsesi në tre përballjet e fundit tenisti bullgar ia kishte dalë mbanë gjithmonë për të fituar set ndaj Rafës. Numri 8 i botës që në Pekin kërkonte finalen e dytë radhazi, përfitoi nga gabimet e shumta të tenistit nga Mallorca dhe përmbysi disavantazhin 3-1, duke fituar 5 nga 6 game-t e fundit të setit të dytë. Në setin final gjithçka ndryshoi sërish, teksa Nadal iu rikthye lojës së tij, për t’i lënë kundërshtarit thjesht një game të vetëm, gjithsesi pavarësisht rezultatit të thellë tre game-t e parë ishin tepër të luftuar dhe zgjatën 26′, periudhë ku numri 1 i botës i rrëmbeu dy herë shërbimet tenistit ballkanas. Grigor Dimitrov shfrytëzoi vetëm 2 nga 12 mundësitë që pati për break, statistikë që i kushtoi shtrenjtë, pasi Rafael Nadal mbylli gjithë takimin me rezultatin 6-3, 4-6, 6-1 në 2h e 19′, duke siguruar njëherësh edhe finalen e nëntë, përsa i përket vitit 2017.

Rezultate imazhesh për Nick Kyrgios

Në finale tenisti spanjoll do të vihet përballë 22-vjecarit australian Nick Kyrgios, që eliminoi në vetëm dy sete numrin 4 të botës Alexander Zverev. Tenisti me origjinë greke u mjaftua me nga një game me break për cdo set, duke fituar krejt ndeshjen me shifrat 6-3, 7-5 në vetëm 1h 18′. Numri 19 i klasifikimit të përgjithshëm ATP siguroi kështu fitoren e tretë në katër përballjet ndërmjet tyre, madje kurioz është fakti që talenti gjerman pati vetëm një mundësi për break gjatë gjithë takimit, ndërsa Kyrgios në krahun tjetër humbi vetëm pesë pikë gjithsej në shërbimin e parë. Tenisti australian kërkon titullin e parë sezonal dhe shanset janë vërtet shumë të mira, duke patur parasysh që bilanci i përgjithshëm në përballjet ndërmjet tyre është i barabartë 2-2.

 

Tags: finaljajeteNadal-KyrgiosPekinit

TË LIDHURA

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit
Sport

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit

17:40 | 15/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet
Sport

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat
Sport

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026
Next Post
Ja cilën lugë duhet të përdorni për mjaltin

Ja cilën lugë duhet të përdorni për mjaltin

Rruga drejt fundit e Angela Merkel

Ja para kujt do të japë llogari nesër Angela Merkel

Mbylen pjesët e para, ja situata në grupe me këto rezultate

Mbylen pjesët e para, ja situata në grupe me këto rezultate







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com