Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Na lodhe Lul…

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Na lodhe Lul…

Nga: Sokol Balla

Një foto e shpërndarë nga shkrim në një bordurë, fillimisht u duk një sajesë. Më pas pyeta dhe e verifikova dhe dilte se ishte diku në Kukës. Por në fakt nuk kishte shumë nevojë për verifikim. Mjaft të lexosh reagimin e Ben Ristanit, për të kuptuar gjendjen në të cilën gjendet demokratët sot. Një gjendje në fakt që e përjeton ndoshta me tjetër ritëm dhe interes e gjithë pjesa tjetër e shoqërisë: Basha po arrin vërtet t’i lodhë të gjithë. Fillimisht përfaqësuesit e demokratëve, të cilët i futi në një aventurë pa krye dhe i la sot, jashtë parlamentit. Në rastin më të mirë e gënjeu mendja, ndërsa atë më të keq Saliu. I cili sot hesht dhe nuk thotë asnjë fjalë më pro, beniaminit të tij. I lodhi deputetët dhe më pas ish deputetët se do kishim zgjedhje të reja politike, por në fund i la të bëjnë statuse në Facebook. Me pas lodhi të zgjedhurit lokalë, të cilët ishin mbështetësit e vërtetë të 10 protestave, me premtimin “Më shiko në sy, nuk ka zgjedhje lokale në 30 qershor”. Sot i ka lënë rrugëve, jo të bashkive por të ligjit, kur i shtyn të rrezikojnë burgun e të mbajnë me dhunë zyrat, derisa t’u vijë gazi lotsjellës nga dritarja, a thua se nuk ishin njerëz të zgjedhur deri dje, por anëtarë të njësiteve guerrile. Ngriti dhe këto Komitetet Kombëtare, që sot janë edhe më fantazma se Komitetet e Shpëtimit në vitin 1997. I la demokratët në shtëpi, të shihnin sesi socialistët bënin gallatë duke zgjedhur ndër të tjerë dhe një klloun në Ersekë.

Më pas lodhi dhe aleatët, të cilëve u thoshte se do kishte zgjidhje por jo zgjedhje dhe se do ndryshonte sistemin politik. I gënjeu dhe u tha se nuk do merrte zgjedhje ne 13 tetor, pa ikur Edi Rama. Pastaj  Sot, doli dhe u tha se besonte te 13 tetori si datë zgjedhjesh të përgjithshme dhe lokale, bile kërkoi dhe zgjedhje presidenciale, duke gënjyer aleatët dhe duke kapur një tjetër rekord: duke gënjyer dhe Presidentin Meta, pasi ai në Kuvend nuk ka më asnjë votë, përveç Lefter Maliqit, për të ndryshuar Kushtetutën për zgjedhjen direkt nga populli të kreut të shtetit. (Deri në një update tjetër të faqes, edhe kësaj nuk i dihet, se Lefteri ndryshon shpesh mendje).

Tani del dhe thotë se vota e 30 qershorit ishte fitore e opozitës, e opozitës së tij, që nuk voton në parlament, nuk voton në këshilla bashkiake, dhe që ka mbetur në dorën e Erindës dhe Bujarit si nivel përfaqësimi në institucione.

Gënjeu dhe Ben Ristanin, njeriun që i dha bashkinë e Tiranës në dorë, paradoksalisht në të vetmin rast kur ai vërtet mori pjesë në një garë dhe që nuk e fitoi dot, duke pas LSI, komunistë, Kuç e maç, dhe 25 mije vetë shtesë në Tiranë për një muaj, nga Elbasani, Durrësi e Kosova. I tha Ristanit se gabuan sondazhet dhe jo ai, kur e vuri të katrin në Vlorë. Po pastaj as I tha asgjë kur e hoqi dhe nga sekretar të përgjithshëm, pasi e përdori për të eleminuar një kundërshtar modest si Selami, por me një të “metë” të madhe: se e donin shumë amerikanët.

Pasi I lodhi e sorrollati rrugëve demokratët gjashtë muaj rresht, I la pa deputetë, pa kryetarë bashkie e pa këshilltarë, i la me Ramën kryeministër, sot doli nga Ura Vajgurore dhe tha se lëvizja e opozitës ishte e suksesshme, pasi tani edhe fëmijët e kanë refren të pëlqyer shprehjen “Rama ik” (!)

Tani ose pas pak do na lodhë sërish, duke na thënë që fakti që Rama nuk iku ishte lajm i mirë, se ai e kishte bërë qëllimisht, se vetëm Rama kryeministër i bashkon shqiptarët kundër. (Këtu do gënjejë prapë se në fakt këtë e tha Monika Kryemadhi, pak ditë më parë, po s’ka rëndësi). Rëndësi ka që Luli të buzëqeshë e të ecë përpara. Drejt kujt, askush nuk e di, me gjasë as ai vetë. Ndoshta drejt një marrëveshjeje të re që e ëndërron me Ramën. Duke gënjyer këtu edhe veten, pasi e vetmja gjë që do marrë është reforma zgjedhore, ose zgjedhje blic të parakohshme të shpallura nga vetë maxhoranca, tek të cilët me gjasë do gjejë një rrenë tjetër për të mos marrë pjesë.

Por ama deklaroi se nuk do të bëjë pushime në verë dhe ndoshta vetëm këtu thotë të vërtetën. Ndruhet se tani që Doktorin nuk e ka me vete, por ndoshta para, po të mos shkojë në zyrë, dikush do t’ja zërë kur ai të mos jetë aty. Prandaj godet “oligarkët”, jo se marrin tendera, por se kontrollojnë media që po rrisin Hirushen me këpucë Jimmy Choo, e cila do ta zëvendësojnë kur ai të ketë humbur edhe besimin më të vogël tek njerëzit që e rrethojnë (përfshirë dhe Saliun), të cilët i gënjeu pafund, për një zgjidhje, që nuk erdhi kurrë. Kur të humbte, siç po e humb, edhe besimin e ndërkombëtarëve, e veçanërisht të atyre që e mbështetën symbyll një dekadë më parë, amerikanëve.

Dhe nuk ka si të vijë një zgjidhje me frymën e shenjtë. Edi Rama nuk ikën vetë. Ai ikën me votë dhe jo me bojkot. Ai hidhet me protestë popullore dhe jo me rrethrrotullime si kali në lëmë anash Lanës. Ai hidhet kur ke njerëzit por edhe të vërtetën me vete. Si përgjimet. Por edhe për ato gënjeu po të besosh Ben Imamin. I mbajti fshehurazi dy vjet dhe i nxorri vetëm kur i interesoi: për të balancuar një hetim, për të cilin Moska thotë se e kanë sajuar amerikanët: atë të financimeve ruse. (Mos qoftë kjo e vërtetë, pasi nëse e kanë sajuar ata,edhe kjo tregon sesa janë lodhur edhe ata prej Bashës).

E megjithatë Basha pret me durim. Po pse mos presë? Sot doli në tv nga Berati (shan Veliajn, por realisht është në Vjenë). Gjithsesi mes të varfërve të Beratit, ai ishte më i pasuri. Dhe jo vetëm mes tyre. Sepse është i vetmi që ka përfituar prej kësaj qeverie, 16 milion euro pa luajtur as gishtin se i bëri Rama të gjitha vetë: edhe shembjen e pallatit, edhe dëmshpërblimin, edhe shpërblimin e avokates së Lulit, që e bëri “Avokate” të Popullit. Ndaj Luli pret e pret, pret që Rama të bjerë vetë. Se është i bindur se pas tetë vjetësh qeveritë ndërrohen vetë. Bile pa patur nevojë as për zgjedhje.

Pikaa, pika Lul! I lodhe demokratët, i lodhe amerikanët, e lodhe Ristanin.

Na lodhe të gjithëve. Përpara!

 

Tags: lulzim bashanderkombetaretSokol Balla

TË LIDHURA

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Next Post
Ekonomi: Viti 2021 është shumë afër, duhet të punojmë fort

Ekonomi: Viti 2021 është shumë afër, duhet të punojmë fort

Tahiri lëshon paralajmërimin e fortë: Letrat me të cilat kërkoi arrestimin tim në Parlament…

Tahiri lëshon paralajmërimin e fortë: Letrat me të cilat kërkoi arrestimin tim në Parlament...

“Dhunë, gaz e terror. Dëgjojini këto këmbana alarmi”, Basha nxjerr videon

Gjykata nuk aprovon mandatin e Sakos në Durrës, Basha: Ky vendim sjell shpresë







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Plagosja e biznesmenit me th*kë në Kavajë, FOTO nga vendi ku ndodhi ngjarja
Aktualitet

Plagosja e biznesmenit me th*kë në Kavajë, FOTO nga vendi ku ndodhi ngjarja

by mirseda
17:36 | 25/12/2025
0

Një plagosje e lehtë me thikë bëhet me dije se ka ndodhur në qytetin e Kavajës, pas...

Festat në errësirë: Lufta Rusi–Ukrainë pa ndalesë

Festat në errësirë: Lufta Rusi–Ukrainë pa ndalesë

17:23 | 25/12/2025
Dyshohet se planifikuan sulme gjatë festave të fundvitit, Turqia arreston mbi 100 anëtarë të IS-it

Dyshohet se planifikuan sulme gjatë festave të fundvitit, Turqia arreston mbi 100 anëtarë të IS-it

17:06 | 25/12/2025
Babagjyshi i Himarës suprizon edhe këtë vit, zbret nga qielli me parashutë

Babagjyshi i Himarës suprizon edhe këtë vit, zbret nga qielli me parashutë

17:04 | 25/12/2025
Humbje që dhemb për Teutën, bregdetarët presin merkaton

Humbje që dhemb për Teutën, bregdetarët presin merkaton

16:46 | 25/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com