Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

‘Na hëngshin atë që s’thuhet!’, shkrimi i psikologes bëhet viral

7 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, W-Instant
‘Na hëngshin atë që s’thuhet!’, shkrimi i psikologes bëhet viral

Nga Dr. Briseida Andoni/ As fundjava nuk më ndihmoi të amortizoj pak nga shija e së enjtes. Vendosa që do ta bej një shkrim se nuk më rrihet. Sa për të sqaruar nja dy nocione të vogla por të dobishme them për shoqërinë. Jam ende shumë po shumë e indinjuar si individ (si shumë të tjerë) mbi ç’më dëgjuan veshët të enjten nëpër media, zëra që vinin nga brenda parlamentit, zëra kokash. Kokat e vendit, kokat e shtetit, burra vendimmarrës. Nuk po cilësoj çfarë dëgjuam se përveçse e qartë në sa mjaftueshëm e gjykueshme nga i madh e i vogël, i ditur e injorant dhe e cilësueshme kollaj: e neveritshme.

Doja të beja vetëm 2-3 saktësime të vogla “ tekniko-psikologjike”. Por edhe duke dashur shumë fort që ky shkrim të mbetet përtej palëve ia vlen paranteza e njohur mbi provokimin dhe reagimin. Fjalia në titull meriton të citohet në fund me referencë specifike (jo për gjë po jetojmë dhe në epokë plagjiaturash) pasi jo origjinale e imja; por për hir të së vërtetës ajo nuk është përzgjedhur si më e renda e asaj dite.. por të themi më “letrarja”.

Tani saktësimet: këta njerëz i kemi dëgjuar vazhdimisht të akuzojnë njëri-tjetrin për çrregullime mendore.. dhe ne (populli, se nuk guxoj me t’i them vetes as qytetare tashmë) gjithashtu i shajmë për të tille dhe i akuzojmë për të tille. Ja pra, këtu ka një gabim madhor. Ju siguroj që askush prej tyre, vendimmarrësve të mëdhenj, po tamam askush nuk ka çrregullim të mirëfilltë mendor, askush. ASKUSH. Ndonjë i fjetur që ngroh karrigen për numër dhe nuk e njohim edhe mundet, po këtë nuk mund ta themi se nuk e njohim. Pra, këta që mendojmë se i njohim mirë, me fytyrat e të cilëve jemi ca rritur dhe ca plakur, jo njëherë.

Ata janë plotësisht TË VETËDIJSHËM për atë çfarë bëjnë, nuk kanë asnjë funksionalitet ditor të cënuar, asnjë ëndërr të trazuar, asnjë frikë irracionale ose jo për të dominuar. Çfarë i bën ata shumë më të shëndetshëm mendërisht në fakt se shumica prej nesh. Natyrisht eksese të Egos apo tipareve të personalitetit do kenë ata, pasi për më tepër këto janë kushte të domosdoshme për t’iu mirëlulëzuar funksionalitetin që u duhet, jo për të kundërtën. Por kujdes! Jo çrregullim! Jo çrregullim. Por ama, në këtë mes dikush është i rrjedhuri, i çmenduri se s’ka mundësi. Diçka nuk shkon. Kush do thoni ju?! Por ne more njerëz, thjesht ne.

Ne të gjithë, që pika që nuk na bie vazhdojmë habitemi nga ata. Vazhdojmë të merremi me analizat e çmendurisë së tyre të hamendësuar nga divanet e shtëpive tona apo nga kafenetë ku ngrohemi në diell. Vazhdojmë të merremi me statuse të gjata në rrjete sociale ku artikulojmë shkrime me fjali të ndërlikuara për si na duken ato që ata i thanë njëri-tjetrit sot, apo si e vodhi këtë në mes të ditës në mes të sheshit. Filozofojmë ne mbi këtë.. me orë me ditë. Se ne kemi nevoje të ndihemi filozofë dhe të ngopim vetëm pak grimca mjerane narcistike me kush shkruan më bukur..se të ngopnim të tjera do të ish ca më mirë. Atëherë këtu ka vend pyetja: Ore a jemi mire ne?!

Dhe përgjigjja është: Jo. Ne nuk jemi mirë fare. Ne duhet të ishim të gjithë në rrugë duke klithur, duke i shkulur nga vendi, duke ndërmarrë të gjithë në turmë çdo formë proteste të mundshme ligjore, duke mos i dëgjuar, bllokuar, bojkotuar.. mos tjerrë telenovelat mjerane që shpikin!

Nuk më duhet fare sa të dashura ka patur kush e çfarë konfliktesh ka patur në ambientin e ngushtë familjar! Këtu guxoj dhe të them që ata prej tyre që lëshojnë të tilla akuza, i bie të kenë qenë kaq të zënë me vjedhje dhe maskarallëqe në kurriz të popullit sa as kohe për t’u marrë me dashuri nuk kanë patur!! Kurse kjo pala e akuzuar me të tilla.. të ishte marre me dashuri sa të donte në jetën e vet e të ketë këllqe të merret akoma i urojmë, po të kishte patur minimumi mirësinë të bënte 2 gjëra të mira në funksion të mbarëvajtjes së atyre që ka marrë përsipër, kaq duam ne vetëm kaq! Do kishim dashur…

Kështu pra.. ne duhet të ishim e të jemi duke arsyetuar e vepruar shumë ndryshe tani..po shumë ndryshe: Ju keni paturpësinë të na shisni/servirni cilësinë më të ulët të serialit të përsëritur 30 vjet, çdo orë e çdo ditë me puntatë të gjatë të enjteve kur rrezik jeni dhe në marrëdhënie të shkëlqyera me njëri-tjetrin?

Pa thënë një fjalë mbi qëllimet për të cilat jeni aty? Pa bërë një reflektim serioz faktik e plurifaktik mbi çfarë po heqim ne përditë dhe sa të vështirë e kemi luftën për mbijetesë e më gjerë në këtë realitet mizerje që na keni krijuar?! Dhe ne të rrime t’iu japim kohë të çmuar për t’i kuptuar pa reaguar e pa luftuar?! T’i dëgjojmë e t’i analizojmë ndërkohë ne?! Uuuu, Na Hëngshi Atë që S’thuhet! /MAPO

TË LIDHURA

Mark Zuckerberg: Jemi në fund të epokës së telefonave
Kuriozitete

Mark Zuckerberg: Jemi në fund të epokës së telefonave

14:48 | 11/09/2025
Bie Google në Evropë, përfshirë Shqipërinë! Përdoruesit raportojnë probleme
Ekonomi

Bie Google në Evropë, përfshirë Shqipërinë! Përdoruesit raportojnë probleme

11:43 | 04/09/2025
Çfarë po ndodh?! ChatGPT jashtë funksionit, i padisponueshëm në të gjithë botën
Bota

Çfarë po ndodh?! ChatGPT jashtë funksionit, i padisponueshëm në të gjithë botën

15:11 | 03/09/2025
Next Post
“Plisat” godasin sërish, shikoni banderolën që shpalosën në “Loro Boriçi”

Renditja e FIFA-s: Katari ngjit 38 vende, Shqipëria në ‘rënie të lirë’

Gjykata urdhëron KLP-në të emërojë prokuror bashkëshortin e deputetes Felaj

Gjykata urdhëron KLP-në të emërojë prokuror bashkëshortin e deputetes Felaj

Raporti i OBSH-së: Shqipëria një nga 10 vendet që u prekën më shumë nga fruthi për 2018

Raporti i OBSH-së: Shqipëria një nga 10 vendet që u prekën më shumë nga fruthi për 2018

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, 50 të vdekur ditën e sotme nga bombardimet e rënda
Bota

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, 50 të vdekur ditën e sotme nga bombardimet e rënda

by mirseda
23:05 | 12/09/2025
0

Pesëdhjetë persona janë vrarë që nga mëngjesi i sotëm nga zjarri dhe sulmet izraelite në Rripin e...

“Kur erdhën fluturakët, u mrekulluam të gjithë”/ Eksperti i Sigurisë thirrje Maqedoncit pas pezullimit të dialogut strategjik me SHBA

“Kur erdhën fluturakët, u mrekulluam të gjithë”/ Eksperti i Sigurisë thirrje Maqedoncit pas pezullimit të dialogut strategjik me SHBA

22:57 | 12/09/2025
Letra prekëse e babait që humbi dy vajzat në aksident

Letra prekëse e babait që humbi dy vajzat në aksident

22:42 | 12/09/2025
Avioni pëson incident në ajër dhe bën ulje të detyruar në Japoni, dy pasagjerë të plagosur

Avioni pëson incident në ajër dhe bën ulje të detyruar në Japoni, dy pasagjerë të plagosur

22:26 | 12/09/2025
Duka: Gati të presim evente më të mëdha, si finalja e Superkupës së Europës

Duka: Gati të presim evente më të mëdha, si finalja e Superkupës së Europës

22:03 | 12/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com