Histori

Muzeu i Bern po heton origjinën e dhuratave që vijnë nga koleksionistët

               Publikuar në : 19:35 - 06/01/19 lm

Muzeu i Arteve të Bukura në Bernë po heton origjinën e dhurimeve të rëndësishme të bëra nga një koleksionist i artit dhe se si disa vepra kanë arritur të jenë në koleksionin e tij.

Kur zvicerano-braziliani i famshëm, Georges F. Keller, filloi t’i dhurojë muzeut të Arteve të Bukura të Bernës piktura nga mjeshtra të tillë si Henri Matisse dhe Salvador Dali, ai njihej si një tregtar i respektuar i artit.

Keller i dhuroi 116 vepra muzeut, duke përfshirë “Bluzën Blu” të Matisse (1936), mes viteve 1950 dhe 1981 kur ai vdiq.

Vitin e kaluar, megjithatë, një hulumtues i muzeut gjeti një dokument arkivor i cili sugjeron lidhje mes Kellerit dhe nazistëve.

Është përgjegjësia jonë të hetojmë me saktësi dhe të verifikojmë edhe njëherë se si këto vepra që na dhuroi Georges F. Keller në një mënyrë shumë bujare, kanë arritur të jenë në koleksionin e tij“, thotë Nina Zimmer, drejtoreshë e Muzeut të Arteve të Bukura në Bernë.

Sipas dokumenteve arkivore të botuara nga Biblioteka Frick e Referencës së Artit, Keller kishte qenë partner biznesi me Etienne Bignou, një francez që tregtonte artin me gjermanët në Parisin e pushtuar nga nazistët.

Keller dhe Bignou punuan së bashku në Paris në galerinë Georges Petit, e cila specializohej në veprat impresioniste derisa u mbyll në vitin 1933.

Bignou më pas ngriti galerinë e tij në kryeqytetin francez me Kellerin si partner, i cili gjithashtu kishte kombësinë franceze.

Sipas dokumentave, Keller më vonë u bë drejtor i degës së Nju Jorkut në galerinë Bignou.

Për muzeun e Bernës, dhurimet me lidhje të mundshme me nazistët nuk janë gjë e re. Në një rast tjetër të ngjashëm, muzeu u përpoq t’i kthejë thesaret tek pronarët e tyre të ligjshëm.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT