Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Mungojnë kuponat për pasaporta dhe kartë ID, qytetarët sorollaten

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Mungojnë kuponat për pasaporta dhe kartë ID, qytetarët sorollaten

Janë 1.4 milion karta identiteti dhe pasaporta qytetarësh, të cilët mbarojnë afatin e vlefshmërisë këtë vit. Qytetarët janë drejtuar për të tërhequr kuponat për pasaporta, por në qarkun e Beratit gjatë javës së kaluar kanë munguar. Që me liberalizimin e vizave në vitin 2009 u lëshuan pjesa më e madhe e pasaportave me vlefshmëri 10 vjet. Si rezultat i përfundimit të vlefshmërisë së tyre këtë vit është rritur ndjeshëm numri i aplikimeve për pasaporta dhe karta identiteti. Por në një pjesë të madhe të filialeve të postës ka mungesa për këto kupona.

Në “Fiks Fare” u denoncua rasti me anë të një telefonate ku në qarkun e Beratit prej shumë kohësh nuk kishte kupona për kartë identiteti dhe për pasaportë. Me të marrë denoncimin gazetarët e “Fiksit” u drejtuan drejt Beratit ku faktuan mungesën e kuponave. Në Urën Vajgurore gazetarët iu drejtuan filialit të postës për të t’u pajisur me një kupon për kartë ID dhe nuk gjetën. Punonjëset e postës e pranojnë që janë në mungesë madje edhe kur ato pajisen me kupona, marrin një numër të caktuar të papërfillshëm për kërkesat. Ato pohojnë se kupona u kanë çuar po atë ditë që pyesin edhe bashkëpunëtorët e “Fiksit”, por që ka qenë një numër i vogël dhe janë mbaruar shumë shpejt. Ato tregojnë se me kupona nuk pajisen çdo ditë ndaj dhe justifikohet mungesa e tyre. Numri më i madh që mund të marrin në ditë nuk i kalon 100 copë kupona, ndaj dhe shitja e tyre bëhet në kohë rekord.

Madje edhe kur komunikojnë me filiale të tjera në Berat i pohojnë të njëjtën gjë, që edhe ato kanë mungesa në kupona. Bashkëpunëtorët e “Fiksit” u drejtuan edhe në qytetin e Kuçovës për të parë situatën atje, por gjithçka ishte njësoj. Në filialin e postës në Kuçovë punonjësja pohon se në mëngjes janë pajisur me një numër të kufizuar të kuponave dhe për pak kohë ato ishin drejt përfundimit. Madje punonjësja e këshillon bashkëpunëtorin ta marri kuponin se do mbaroheshin dhe nuk dihej se kur ky filial do të pajisej sërish me to.

Gazetarët iu drejtuan edhe qytetit të Beratit ku kërkesa është edhe më e madhe, por situata nuk ndryshon. Në postën Nr 1 punonjësja tregon se nuk kanë kupona madje nuk kishin të gjitha filialet në këtë qytet. Njëra nga punonjëset ofron ndihmë për të pyetur në filialin qendror nëse kishte kupona dhe si përgjigje mori një “Jo”, por në të tilla raste punonjëset “fshehin” ndonjë kupon për mik. Në rastin konkret punonjësja flet me një tjetër punonjëse tek posta qendrore dhe dërgon bashkëpunëtorin e Fiksit që të shkojë ta blejë atje. Për ta siguruar kuponin duhet të përmende emrin e saj.

Që nga 1 janari 2015, pasaportat dhe kartat e identitetit kushtojnë më shtrenjtë. Rritja e çmimit është parashkruar në kontratën që shteti shqiptar ka firmosur me kompaninë ALEAT, pas 5 viteve të para në masën 20 %, duke reflektuar inflacionin. Kuponi për pasaportat që deri në 30 dhjetor 2014 kushtonte 6000 lekë, nga 1 janari 2015, kushton 7500 lekë. Çmimi për kartat ID, nga 1200 në 1500 lekë, por edhe me rritjen e çmimeve ka mungesa në treg.

Në korrik vetë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u bëri thirrje qytetarëve të cilëve u skadojnë dokumentet që të aplikojnë për to. Madje thirrja e ministrit shkoi edhe më larg ku brenda muajit tetor do të viheshin kushtëzime në përdorimin e dokumenteve aktuale. Nëse dikush do të tentojë të udhëtojë jashtë shtetit me një pasaportë, të cilës i mbaron afati në dhjetor, nuk do të mund të udhëtojë pa pasur bashkë me pasaportën që skadon, edhe një dokument që vërteton që ai e ka bërë aplikimin për pasaportën e re. Po kështu shërbimet që lidhen me kartën e identitetit, nuk do të ofrohen nëse karta nuk shoqërohet me një dokument që provon se qytetari e ka bërë aplikimin për të renë. Deri këtu gjithçka është “OK”, por puna është se ku do t’i gjejnë këta qytetarët kuponat e aplikimit? /Top Channel

Tags: kartëkuponamungojnepasaporta

TË LIDHURA

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë
Aktualitet

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë
Aktualitet

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025
Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit
Kosovo

Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

21:39 | 21/06/2025
Next Post
Berisha i nxjerr të ‘palarat’ policit: Qytetarit që i kishte lekë borxh, e ka goditur me pistoletë

Berisha i nxjerr të 'palarat' policit: Qytetarit që i kishte lekë borxh, e ka goditur me pistoletë

Dëshiron të punosh me familjen mbretërore? Rregulli i artë që duhet të ndjekësh

Dëshiron të punosh me familjen mbretërore? Rregulli i artë që duhet të ndjekësh

Grabiti bankën, nuk kishte para për të paguar unazën dhe shpenzimet e dasmës (foto)

Grabiti bankën, nuk kishte para për të paguar unazën dhe shpenzimet e dasmës (foto)

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren
Showbizz

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

by mirseda
22:47 | 21/06/2025
0

Aktori Erand Sojli, një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të “Ferma VIP”, ishte sot...

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael? Ish-komandanti: Ja çfarë rrezikon rajonin

22:18 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com