Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

A munden lëvizjet politike të ripërtërijnë demokracinë evropiane?

8 vjet ago
in Të Gjitha
A munden lëvizjet politike të ripërtërijnë demokracinë evropiane?

Nga Jan-Werner Mueller “Project Syndicate”/Princeton-Shumë njerëz, pritën që historia e madhe politike e vitit 2017, të ishte ajo e triumfit të populizmit në Evropë. Por gjërat nuk shkuan në atë drejtim.

Në vend të kësaj, historia më e madhe kishte të bënte me “lëvizjet” e vetë-stiluara politike, që mbështetën apo zëvendësuan partitë politike tradicionale.

Merrni lëvizjen “La République En Marche” të presidentit francez Emmanuel Macron, e cila dominoi zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare franceze të pranverës së kaluar.

Apo mendoni se si në fund të vitit të shkuar, 31-vjeçari Sebastian Kurz u bë kancelari i ri i Austrisë, pasi e reformoi Partinë Konservatore Popullore Austriake (ÖVP), në një lëvizje të quajtur “Lista Sebastian Kurz – Partia Popullore e Re”.

Në mbarë kontinentin evropian, më shumë votues i kanë parë partitë tradicionale politike si të bazuara tek interesi i tyre vetjak, dhe të uritura për pushtet.

Ndërkohë edhe në botën në zhvillim, partitë e vjetra, sikurse është Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC) në Afrikën e Jugut, cilësohen tashmë gjerësisht si të korruptuara.

Në shumë raste, partitë tradicionale janë shndërruar në ato që shkencëtarët politikë i quajnë ”kartele”:ato përdorin burimet shtetërore për të mbetur në pushtet, dhe pavarësisht nga dallimet e politikave mes tyre, punojnë shpeshherë së bashku për të mbajtur sfidantët jashtë pushtetit.

Votuesit e rinj, në veçanti, duket se kanë më pak interes të punojnë për partitë tradicionale, të cilat i shohin si tepër burokratike, dhe kësisoj të mërzitshme.

Dikujt mund t’i kujtohet thënia e famshme e Oscar Wilde për problemin me socializmin:ai të vjedh shumë mbrëmje. Prandaj, nuk është për t’u habitur, se përse eksperimentet politike më inovative në Evropë gjatë viteve të fundit, janë prodhuar nga protestat në rrugë, si dhe nga tubimet masive që i largohen formave hierarkike të organizimit.

Për shembull, Podemos e krahut të majtë në Spanjë, lindi pas demonstratave masive nga ana e indignados (të indinjuarve) në vitin 2011.

Lëvizja populiste italiane Pesë Yjet (M5S), e cila doli në krye të zgjedhjeve parlamentare të Italisë të vitit 2013, dhe parashikohet të paraqitet sërish mirë në zgjedhjet e këtij vitit, u themelua nga mitingjet e mëdha të organizuara nga komediani Beppe Grillo kundër “kastës”- termi i tij përçmues, për atë që ai e sheh si kasta qeverisëse e vendit, e politikanëve profesionistë dhe gazetarëve.

E megjithatë, ndodhi diçka e çuditshme midis origjinave spontane të këtyre lëvizjeve, si protestat në rrugë, dhe suksesit të tyre të mëvonshëm në kutitë e votimit.

Ironikisht, edhe pse vazhduan të kishin një formë horizontale të organizimit dhe të demokracisë pjesëmarrëse, udhëheqësit e tyre karizmatikë, kanë përqendruar gjithnjë e më shumë pushtet në duart e tyre.

Për shembull, Sekretari i Përgjithshëm i Podemos, Pablo Iglesias, është kritikuar nga aktivistët idealistë të lëvizjes për “hiper-udhëheqjen” e tij, dhe “leninizmin e tij online”. Në kundërpërgjigje, Iglesias ka deklaruar se ”nuk mund ta kapërcejë qiellin për të arritur konsensusin”.

Grillo nuk mban asnjë post zyrtar tek M5S, e cila e konsideron veten si një “jo të asociuar”, dhe megjithatë ai zotëron blogun që ka qenë çelësi i suksesit të lëvizjes, si dhe të drejtën e autorit për simbolin e saj zyrtar. Ai i ka mohuar të drejtën anëtarëve të M5S, për ta përdorur atë simbol për thyerjen e supozuar të “rregullave” – ​​ose asaj që zyrtarisht quhet “jo statutore” – të “anti-partisë” së tij.

Dhe ata që garojnë për poste publike nën flamurin e M5S, duhet të nënshkruajnë një kontratë ku ata premtojnë të paguajnë gjoba, nëse shkelin parimet e partisë.

Natyrisht, lëvizjet politike nuk janë domosdoshmërisht populiste në natyrë. Siç e kanë treguar lëvizjet e gjelbra dhe ato  feministe, një lëvizje mund të kundërshtojë format tradicionale të politikës, pa pretenduar të përfaqësojë “popullin e vërtetë” apo “shumicën e heshtur”.

Por lëvizjet e sotme politike, priren gjithashtu të jenë më pak pluraliste sesa partitë e mëdha, që e kanë dominuar politikën evropiane të pasluftës. Kjo ka kuptim, duke pasur parasysh se “lëvizja” nuk nënkupton vetëm dinamizmin, por edhe prezumimin se të gjithë anëtarët janë në një mendje për rrugën që duhet ndjekur përpara.

Problemi është se kur të gjithë supozohet se tashmë pajtohen se për ku po shkojnë, duket se nuk ka nevojë për një shqyrtim të gjerë demokratik.

Kështu, lëvizjet që kanë dalë në Evropë në vitet e fundit – si në të majtë ashtu edhe në të djathtë – janë përqendruar në forcimin e udhëheqësve të tyre individualë, në vend të fuqizimit të anëtarëve të tyre, edhe kur ata e vënë theksin tek demokracia pjesëmarrëse.

Në rastin e Macron dhe Kurz, çdonjëri prej tyre është bazuar në kuptimin e dinamizmit dhe qëllimit, që zakonisht është një tipar kyç i lëvizjes politike me një kauzë të vetme. Nga ana e tij, Kurz e ka vendosur të gjithë ÖVP në dispozicion të vullnetit të tij.

Përveç dhënies së një emri të ri, ai ka riorganizuar strukturat e saj të brendshme dhe e ndryshoi ngjyrën zyrtare të flamurit të partisë.

Megjithatë, platforma konservatore e partisë nuk ka ndryshuar aspak, çka sugjeron se lëvizjet e Kurz kanë të bëjnë më shumë se çdo gjë tjetër, me marketingun dhe imponimin e autoritetit të tij personal.

Në fund, Podemos, La République En Marche!, dhe Momentum, lëvizja rinore që e ndihmoi Jeremy Corbyn të reformojë platformën e Partisë Laburiste Britanike, nuk janë të rëndësishme, për shkak se janë lëvizje në vetvete.

Përkundrazi, ato janë të rëndësishme për shkak se ofrojnë më shumë zgjedhje politike për qytetarët, veçanërisht për ata që janë të zhgënjyer me të dyja polet mbizotëruese të politikës – sisteme politike të dominuara nga dy parti tradicionale, të cilat ofrojnë receta politike gati të ngjashme.

Në rastin e Corbyn, lëvizja politike mund të rivendoste kredencialet progresive të laburistëve, dhe të ndryshonte atë që shumë e shihnin si një përqafim të politikave neoliberale nën ish-kryeministrin Tony Blair.

Por do të qe naive të mendohet se vetëm lëvizjet, do ta bëjnë politikën evropiane më demokratike. Në rastin më të keq, ato mund të veprojnë në një mënyrë edhe më pak demokratike sesa partitë tradicionale, për shkak të formave të tyre të forta plebishitare të udhëheqjes.

Shënim: Jan-Werner Mueller, është profesor i politikës në Universitetin e Princetonit në SHBA. Libri i tij i fundit titullohet “Çfarë është populizmi?”

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: demokracinëEvropianeLëvizjetmundenpolitikeripërtërijnë

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Studimi: 85% e shqiptarëve me të ardhura të ulëta

Studimi: 85% e shqiptarëve me të ardhura të ulëta

Alkooli merr jetë! Konsumimi i tij shkakton 7 lloje kanceresh

Alkooli merr jetë! Konsumimi i tij shkakton 7 lloje kanceresh

E çmendur nga xhelozia, 31-vjeçarja përfundon në spital

E çmendur nga xhelozia, 31-vjeçarja përfundon në spital







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Nuk duhet falur askush”, Rama vendos ‘piketat’  për rrugën në BE: Siguria ushqimore problematike,
Aktualitet

“Nuk duhet falur askush”, Rama vendos ‘piketat’ për rrugën në BE: Siguria ushqimore problematike,

by mirseda
12:14 | 16/01/2026
0

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në mbledhjen e mbajtur sot me grupin parlamentar të PS dhe...

Rama mblodhi sot grupin e PS: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!

Rama mblodhi sot grupin e PS: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!

12:11 | 16/01/2026
Rama për Politico: Është një ide e mirë, Shqipëria mund të mos ketë një komisioner në Bruksel

Rama për Politico: Është një ide e mirë, Shqipëria mund të mos ketë një komisioner në Bruksel

11:47 | 16/01/2026
Mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PS,

Mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të PS,

11:34 | 16/01/2026
SPAK mbyll hetimet për 10 anëtarët e grupit kriminal! Si vinte‘mielli’nga Amerika Latine në Shqipëri

SPAK mbyll hetimet për 10 anëtarët e grupit kriminal! Si vinte‘mielli’nga Amerika Latine në Shqipëri

11:24 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com