Nga Victor Davis Hanson, “Hoover Institution”/A është slogani i Donald Trumpit “Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe” një retorikë e thjeshtë e fushatës, në traditën e “shpresës dhe ndryshimit” të Barak Obamës, “një kombi më të mirë dhe më të sjellshëm” të George HW Bush dhe “të mëngjesit të ri në SHBA” të Reagan-it? A kanë ndodhur realisht rilindje të tilla në histori?
Republika dhe Perandoria Romake, zgjatën së bashku më shumë se 1.000 vjet. Megjithatë, në kohë të ndryshme gjatë kësaj periudhe, Roma u shpall si e marrë fund, si gjatë Luftërave Punike (264-146 P.E.S), Luftërave Civile të Republikës së vonë (49-31 P.E.S), grushteve të shtetit dhe mizorisë së 12 Çezarëve (49 P.E.S- 96 E.S), dhe sidomos gjatë sundimeve të Kaligulës, Neronit, dhe Domicianit.
Inflacioni, revoltat, pushtimet barbare, korrupsioni dhe dekadenca u konsideruan si probleme të pakalueshme.
Në fakt, Roma gjeti mënyra për të garantuar mjetet e nevojshme për të ecur përpara. Shpesh, perandoria u ruajt nëpërmjet ndërhyrjes së gjeneralëve të jashtëzakonshëm si Skipion Afrikani. Ndonjëherë, figura stabilizuese, sikurse ishte Augusti kërkonin ringjallje morale.
Mes ndryshimeve rrënjësore, me armiq të ri të brendshëm dhe të jashtëm, institucionet dhe kultura romake mbijetuan.
Sundimi i ligjit, administrimi transparent dhe korpusi i ligjeve lulëzuan, së bashku me ujin e pastër, rrugët më të mira, pastrimin e ujërave të zeza dhe profesionalizmin e legjioneve romake. Roma rezistoi për një mijëvjeçar, teksa po përjetonte ciklet e rënies, rimëkëmbjes dhe lulëzimit.
Një perandori tjetër njëmijëvjeçare, ajo e Britanisë së Madhe, u konsiderua gjithashtu e rrënuar në një numër rastesh.
Nga fillimi i shekullit XIX, statizmi i Francës Napoleonike dukej si rruga e së ardhmes, e destinuar të bashkonte të gjithë Evropën kundër Marinës Britanike, dhe të krijonte një union të përhershëm proto-evropian, nën despotizmin e butë francez.
Megjithatë, admirali i flotës britanike, Xhon Xhervis, i siguroi britanikë:”Unë nuk them, se francezët nuk do të vijnë. Unë them vetëm se ata nuk do të vijnë nga deti”.
Duka i Uellingtonit, i mundi mbetjet e ushtrisë franceze në Betejën e Vaterlosë, dhe ndihmoi në hyrjen drejt një shekulli të paqes relative evropiane.
Në fund të vitit 1916, Britania dukej përsëri në prag të shembjes, e megjithatë në fund të Luftës së Parë me ndihmën e SHBA-së, ia doli të mbijetojë pavarësisht kostos së madhe. Një çerek shekulli më vonë, Britania u duk sërish në prag të rrënimit.
Pas qershorit 1940, ishte vendi i vetëm i lirë evropian, pasi Hitleri pushtoi pjesën më të madhe të kontinentit, nga Kanali i Anglisë në kufirin rus, dhe sërish mbijetoi.
Pas luftës, gjatë viteve 1950 dhe 1960, Britania hoqi dorë nga perandoria e saj, shtetëzoi shumicën e industrive të saj, dhe vuajti si pasojë e një rritje ekonomike modeste.
Por pas reformave të Margaret Theçër, Londra e viteve 1990 u shndërrua sërish në kryeqytetin financiar të Evropës, ndërkohë që ndikimi i kulturës britanike reflektohëj në të gjithë botën në film, televizion, letërsi dhe muzikë.
Gjatë gjithë këtyre sfidave, qeverisja britanike parlamentare vazhdoi. Nuk pati grushte shteti apo revolucione.
Civilizimi britanik, sjelljet stërgjyshore, patriotizmi dhe mendimi i pavarur mbijetuan. Edukimi dhe vlerat tradicionale vazhduan të prodhonin burra dhe gra me gjenialitet, edhe kur koha ishte e zymtë.
Oksfordi dhe Kembrixh mbetën në krye për bursat dhe kërkimin shkencor. Në çdo moment krize, Britania u rikthye në rrënjët e saj dhe u riaftësua, madje edhe kur për të po shkruheshin nekrologji.
E njëjta gjë vlen edhe për Shtetet e Bashkuara – një tjetër ide fleksibël republikane, e lidhur me sundimin e ligjit dhe kundërshtare e normave të historisë së tribalizmit, teokracisë dhe sektarizmit.
Në vitet 1970 dhe fillimin e viteve 1980, një Amerikë e rraskapitur dhe e tretur thuhet se kishte arritur “pikun e naftës”, dhe se së shpejti do të ndodhej në prag të falimentimit, duke importuar të gjitha nevojat e saj për energji.
Megjithatë, Ronald Regan, pretendonte se ishte në fakt “mëngjesi i SHBA-së” pas rritjes së ekonomisë në 7 për qind ndërmjet nëntorit 1983 dhe 1984, dhe shembjes së Perandorisë Sovjetike “të së keqes”.
Gjatë dekadës së fundit, ekspertët kanë deklaruar se ekonomia amerikane ka gjasa të mos arrijë kurrë më një rritje vjetore prej mbi 3 për qind, duke pasur parasysh një popullsi të plakur, globalizimin dhe rritjen e të drejtave.
Ky pesimizëm nuk ishte i ri, pot ë kemi parasysh krizën ekzistenciale të Luftës Civile, dy Luftërave Botërore, Depresionit të Madh dhe krizave të tjera financiare. Amerikanët e pasluftës ishin paralajmëruar në vitet 1950, se komunizmi i stilit sovjetik do të gllabëronte Botën e Tretë, dhe do të “varroste” Perëndimin.
Në vitet 1980, amerikanët duhej të përballeshin me modelin më efikas ekonomik të Japonisë, që së shpejti do ta sundonte botën.
Pastaj u tha se një kolos tjetër ishte socializmi transnacional demokratik i Bashkimit Europian i viteve 1990. Tani, është dominimi i supozuar i pashmangshëm i Kinës komunisto-kapitaliste të shekullit XXI.
Ndërkohë, ndërsa ka nisur 2018-a, Shtetet e Bashkuara janë bërë prodhuesja më e madh i gazit, naftës dhe qymyrit në histori.
Tregu i saj i aksioneve është në nivele rekord. Ekonomia po rritet me një normë prej 3 për qind, dhe papunësia mund të ulet nën 4 për qind.
Industritë e rënda prodhuese, financiare, bujqësore dhe industritë e teknologjisë së lartë janë në rritje.
Vendet në rënie, ndryshojnë kursin jo aq shumë duke rishpikur veten e tyre, duke u kthyer tek vlerat që i bënë dikur të veçantë. Përtëritja fokusohet tek investimi më shumë se sa ajo që konsumohet, duke e kufizuar madhësinë e burokracive shtetërore dhe të drejtat, dhe duke shmangur luftërat e kushtueshme fakultative.
Ajo gjithashtu kërkon ruajtjen e sundimit të ligjit, mbrojtur meritokracinë dhe duke rikthyer krenarinë kombëtare në zakonet dhe traditat e stërgjyshërve, duke siguruar qytetarët e barabartë sipas ligjit.
Në një epokë paqëndrueshmërie – me ngritjen e Kinës, me terrorizmin e shfrenuar global, dhe me shtimin e tensionit racial në shtëpi – a mundet Amerika të kthehet në përparësinë e saj ekonomike, kulturore dhe ushtarake, duke ofruar sigurinë, prosperitetin dhe vazhdimin e vlerave amerikane për qytetarët e saj?
“Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe”, varet nga përkujtimi i asaj që e bëri Amerikën “të madhe”, por edhe ajo që ka kërcënuar të mos e bëjë Amerikën të madhe, në kohë të ndryshme të historisë tonë. Opsionet nuk janë të errëta. Çdo brez duhet të zgjedhë nëse do të bashkohet rreth një ideali që e tejkalon klasën, racën dhe ndarjet rajonale, ose t’i jepet gjendjes më natyrale të solidaritetit fisnor dhe paragjykimeve.
Ekziston gjithmonë një zgjedhje, nëse duhet t’i përmbahemi Kushtetutës apo ta shtrembërojmë atë. Ne gjithmonë mendojmë nëse do të çlirojmë ekonominë amerikane apo do ta nacionalizojmë atë, dhe nëse do të nderojmë apo do të turpërohemi për ikonat tona të së kaluarës.
A mund të vazhdojë përpara një Amerikë shpesh në mëdyshje, të ndjehet e sigurt se mund të jetë mjaftueshme e mire, pa pasur nevojë të jetë e përsosur?
Brezat e ardhshëm të çdo vendi, duhet të vendosin nëse do të lënë pas një vend më të mire, se ai që trashëguan. Dhe nganjëherë, zgjedhjet që merren, mund të rigjallërojnë apo t’i japin fund trashëgimisë së tyre kolektive.
Përshtati për Tirana Today, Alket Goce