Një aksident automobilistik me pasojë një të plagosur ka ndodhur në rrugën dytësore Golem-Plepa.
Një motor është përplasur me një automjet tip “Ford”.
Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i motorit.
Shkak për aksidentin dyshohet të jetë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa ende nuk dihet emri i të dëmtuarit.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.