Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Mos e kurse “Mbretin lakuriq”

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Programet e partive, Baçi: Zbatimi, nëse ka llogaridhënie e shtet të së drejtës

Nga: Agim Baçi

Do të jetojmë si fëmija e përrallës së Andersenit “Rrobat e mbretit”, që i thotë mbretit se është lakuriq, apo do të duartrokasim si shumica pa guxuar të themi se çfarë shohim realisht? Kjo dilemë nuk ka të bëjë thjesht me një guxim për të pohuar vetëm realitetin, por ka të bëjë me kurajën për të patur disa përgjigje të rëndësishme në jetë, që i japin kuptim asaj që duam apo asaj që i ikim.

Por, a komunikojmë ne sot si shoqëri me të vërtetat? A po rritet një brez me të cilin mund të bashkëndajmë kurajën për të ndryshuar? A besojnë të rinjtë e sotëm se mund të marrin në dorë fatet e vendit? A i kemi bërë ne si brez detyrat që t’ua besojmë atyre të nesërmen, apo vijojmë të ngarkojmë mbi to edhe dështimet,dhe dyshimet tona?

Eshtë mëse e zakonshme që çdo brez është disi skeptik lidhur me fuqinë që kanë të rinjtë. U ka ndodhur edhe gjyshërve me prindërit tanë. U ka ndodhur prindërve tanë me ne. Do t’u ndodhë edhe brezave që do të vijnë. E megjithatë, kohët e ndryshme kanë patjetër sfida të ndryshme. Në botën e sotme, ku ndryshimi ka një shpejtësi shumë më të madhe se sa ajo që kanë patur breza më parë, pikëpyetjet dhe sfidat janë edhe më të mëdha.

Prej kohësh kanë ndryshuar edhe marrëdhëniet në familje, në shoqëri, në prodhim, e sidomos në komunikim.Teknologjia e sotme e ka zvogëluar botën. Të rinjtë e sotëm komunikojnë lirisht me bashkëmoshatarët e tyre në mbarë botën, flasin disa gjuhë të huaja, kanë shëtitur për të parë mjaftueshëm se si rrojnë të tjerët. Por a janë mjaftueshmetë gjithë këto lehtësira dhe avantazhe që kanë të rinjtë për të besuar se brezi i ri do të mund t’i përballojë sfidat?

Ne si shoqëri kemi ardhur nga një periudhë e gjatë e gënjeshërt dhe e dhunshme. Filma, libra, muzeume, tekste shkollore dhe një kastë e tërë akademikësh të emëruar nga sistemi i shkuar, kanë krijuar një botë të gënjeshtërt nga ajo që ka qenë. Dhe,fatkeqësisht,shumë pasoja të asaj bote të dhunshme, të gënjeshtërt e me shumë mosbesim, vijojnë të jenë mbi jetët tona, pasi shumica e asaj ideologjie qëështë prodhuar në atë kohë ka vijuar të ushqejë edhe brezat pas vitit 1990, sidomos me pranimin e dhunës si normalitet.

Ndërkaq, bota e sotme –një botë e nënshtruar ndaj konsumizmit- është e rrezikuar nga manipulimi dhe spektakli.Të rinjtë, në shumicën e rasteve, janë të joshur nga fama, për të cilën nuk kursejnë asgjë që t’ia arrijnë. Ndaj, me një të shkuar të dhunshme dhe një të tashme të manipuluar, të rinjtë kanë të drejtë të pyesin, se cilës anë i përkasin: të jenë fëmija që thërret  “Mbreti lakuriq”, apo të duartrokasin atë që u sugjerohet si më e mira për ta?

Kjo pyetje vjene dhe më e mprehtë në këtë kohë kur gënjeshtra ka marrë fytyrën e së vërtetës, kur kemi të bëjmë me “një shoqëri të lëngët”, siç thotë sociologu Zygmunt Bauman, pra që merr vetëm formën që i japin. Vështirësitë e përgjigjeve shtohen edhe ngase duartrokitësit që nuk e shohin “mbretin lakuriq” i fshehin dështimet pas slloganeve se “gjithçka është vendosur”, se “është e kotë të luftosh”, se “e drejta dhe morali janë fjalë pa kuptim”. Të gjitha këto justifikime krijojnë rreziqe të mëdha për prindërit e sotëm, të cilët kanë gjithnjë e më shumë vështirësi që të komunikojë me të rinjtë përmes së vërtetës.

Në fakt kjo është sfida, dhe këtu duhet të ndalim. Sepse sfida e parë për t’i besuar fëmijëve tanë është që ne të pranojmë se çfarë nuk mundëm të bënim si duhet, se çfarë bëmë keq dhe çfarë nuk guxuam ta thonim me zë të lartë, që të paktën ata të ruajnë dashurinë për ne dhe të na falin që nuk ishim aq të guximshëm për të ndaluar të keqen, që nuk mundëm t’i thonim disa të vërteta në kohën dhe vendin e duhur e që lamë gënjeshtarët dhe “të fortët” të merrnin në dorë fatin tonë.

Filozofi Izajah Berlin shprehej se “frika ndaj lirisë nuk është gjë tjetër veçse frika ndaj zbrastësisë sonë!” Por liri nuk do të thotë të mos pyesësh askënd apo që të bësh ç’të duash. Përkundrazi, liri do të thotë të luftosh që të fitosh edhe kur e sheh malin e mundimshëm përpara teje. Liri do të thotë të marrësh parasysh se çmund të ndodhë kur thua të vërtetën, ndërkohë që të tjerët duartrokasin rrobat e mbretit që nuk i ka. Liri do të thotë të mbrosh mendimet e tua pa menduar se shkuara është e kotë.

Për këtë betejë secili ka pjesën e vet. Dhe pa u parë në këtë pasqyrë, pa pranuar se cilit krah i përkasim kur jemi përballë “mbretit lakuriq”, nuk mund të kemi asnjë shans që të fajësojmë të tjerët. Aq më pak fëmijët tanë, te të cilët në një mënyrë a në një tjetër jemi gjithnjë pasqyrë për atë që bëmë apo që nuk bëmë.

Tags: Agim Baçimbreti lakuriqopinion

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Marrëveshja për gazin e lëngshëm, Kim: Shqipëria ka bërë përparim të madh

Marrëveshja SHBA-Shqipëri/ Kim: Strategjike, i hap rrugë investimeve amerikane

Lajm i shumëpritur/ Vaksina anti Covid e Pfizer-BioNTech, 95% efikasitet

Vonesa me prodhimin e vaksinës BioNTech: Sahin kërkon shpejtimin e procesit

Humb personin e afërt, lojtari ‘braktis’ Partizanin para ndeshjes me Vllazninë

Superliga/ Sapo janë mbyllur dy ndeshjet, Partizani 'skuq' kryeqytetin







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen
Showbizz

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

by mirseda
22:54 | 03/04/2026
0

Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e tij...

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com