Liga e Kombeve ka nisur me supersfidën Gjermani-Francë, ish-kampionët e botës sfidojnë kampionët në fuqi. Një ndeshje mjaft e luftuar dhe mjaft e kujdesshme në repartet e mbrojtjes, ku përplasjet më të forta janë në mesfushë. “Gjelat” kanë pësuar një moment paniku, ku mbrojtësi i “panzerave” Rudiger, në një përpjekje për të larguar topin, goditi shkeli me takë në zonën e qafës, mbrojtësin e Frances, Pavard.
Për fat të mirë, 22-vjeçari nuk pati probleme të rënda dhe e kaloi këtë incident me vetëm një gërvishtje të qafës. Pavard iu rikthye sërish fushës së blertë, pas një kontrolli të mjekëve.