Ish-presidenti i Republikës Alfred Moisiu i ka dalë në mbrojtje Artur Meçollari, të cilin opozita e akuzon për spiun të vendeve të huaja. Meçollari, i cili është një nga negociatorët për marrëveshjen e re të detit me Greqinë.
I ftuar në emisionin ‘Kjo jave’ në “News24’, Moisiu deklaroi se Meçollari, është një ushtarak i zotë dhe njeri me ndjenja të mëdha patriotike.
Ish-presidenti teksa kritikoi qëndrimet e opozitës duke thëne se ‘edhe në këngë e bëjnë priftin me barë’. Mes të tjerash ai tha qartë se Shqipëria ka ligje dhe institucione.
“Kjo është një gjë e çuditshme sepse unë e njoh personalisht Meçollarin, E kam pasur edhe anëtar të shoqatës. Është oficer i përgatitur dhe me ndjenja patriotike. Këtu është si ajo kënga; e bëjnë priftin me barë. Këtu ka ligje dhe institucione. E kam të vështirë të flas për këto punë. Do dëshiroja që të merreshim më pak me këto punë, me vogëlsira. Është Meçollari apo Moisiu, këto gjëra duhet të zgjidhen”, tha ish-presidenti Moisiu.