Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Mogherini: Shqipëria, mundësi anëtarësimi në 2025-ën

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Mogherini: Shqipëria, mundësi anëtarësimi në 2025-ën

Zëvendës Presidentja e Komisionit Europian Federica Mogherini ka thënë se Shqipëria ka mundësi të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2025.

Këtë deklaratë, Mogherini e bëri gjatë një interviste me Ilva Taren në Ora News, ku tha se në javët në vazhdim mund të kemi një rekomandim pozitiv nga ana e komisionit për të nisur negociatat me Shqipërinë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë deklaroi se qeveria shqiptare duhet të punojë shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës.

Intervista e plotë me Federica Mogherinin:

Ilva Tare: Zonja Mogherini faleminderit per intervisten qe po i jepni Ora Neës. Si e vleresoni procesin e vetingut, a ka qene i suksesshem deri tani?

Federica Mogherini: Mendoj se Shqipëria ka kaluar përmes një procesi reformimi kurajoz dhe pozitiv në sistemin gjyqësor. Mendoj se rezultatet janë të qarta, po vijnë dhe kjo ka patur një ndikim pozitiv në Bashkimin Europian, por gjithashtu së pari dhe më kryesorja, ka patur ndikim pozitiv tek qytetarët shqiptarë. Natyrisht procesi duhet të vazhdojë por duhet të them se kam mbetur e kënaqur nga vendosmëria me të cilën është trajtuar kjo reformë dhe kam pritshmëri të larta për zbatimin e saj.

Ilva Tare: A do te rekomandoje Komisioni Europian hapjen e negociatave me Shqiperine kete vit? Cfare mesazhi keni per lideret politike ne vend?

Federica Mogherini: Ne sot miratuam strategjinë e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor ku qartësisht nënvizojmë perspektivën e integrimit në Bashkimin Europian për të gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. E theksoj këtë, të gjashtë vendet sepse Shqipëria qartësisht, jo vetëm që është pjesë, por është pjesë shumë e rëndësishme e këtij procesi. Une do të doja dhe personalisht shpresoj që mund të kemi një rekomandim pozitiv nga ana e komisionit për të nisur negociatat me Shqipërinë në javët e ardhshme dhe më pas Këshilli të japë një vendim pozitiv në muajt e ardhshëm. Më lejoni të shtoj diçka tjetër. Në strategjinë që prezantuam sot, ka një parashikim kohor, deri në vitin 2025, që nuk është një afat fundor, as një objektiv dhe nuk përcakton kohën në një mënyrë përfundimtare sepse gjithçka varet nga cilësia e procesit dhe rezultatet e arritura. Por është e qartë se ky parashikim për vitin 2025, nuk është vetëm për një ose dy vende, as për vendet që janë aktualisht duke negociuar, por është një parashikim për të gjithë vendet që do të nisin negociatat në muajt e ardhshëm. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për shqiptarët që të dinë se ky parashikim kohor është për të gjithë.

Ilva Tare: A ka vende anetare te BE qe kane rezerva ndaj Shqiperise per sa i takon luftes kunder krimit te organizuar, droges apo azilkerkuesit?

Federica Mogherini: Është bërë shumë punë për këtë fushë dhe mendoj se lidershipi, kryeministri në veçanti, parlamenti, qeveria janë të vetëdijshëm që duhet të punojnë mbi këtë çështje. Më lejoni të theksoj se nuk është Bashkimi Europian që e kërkon këtë por shoqëria shqiptare për fuqizimin dhe rimëkëmbjen e vendit për qytetarët e Shqipërisë që kërkojnë të kryhen këto reforma. Progresi është bërë, trendi është pozitiv dhe ne shohim se bashkëpunimi me shtetet anëtare për këtë çështje është pozitiv dhe inkurajues dhe shoh se ka një mirëkuptim për këtë. Natyrisht kjo duhet të konsoliduar, duhet të vazhdojë por nuk ka dyshim se trendi është pozitiv dhe se kjo është një rrugë shumë inkurajuese. Puna duhet të vazhdojë dhe më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, kjo punë duhet të vazhdojë dhe ne jemi gati ta mbështesim këtë punë, sepse mendoj se koha e konceptit të të bërit të detyrave të shtëpisë mendoj se ka përfunduar, që ne në Bruksel kërkojmë gjëra, japim detyra shtëpie dhe presim që të realizohen, jo! Koncepti, edhe në këtë strategji është terësisht i ndryshëm. Ne vendosim një qëllim për vete që është integrimi në Bashkimin Europian, anëtarësimi në Bashkimin Europian, vendosim një kornizë pragmatiste dhe realiste, vendosim se çfarë na duhet të bëjmë dhe e bëjmë këtë së bashku si një qëllim të përbashkët, punë të përbashkët dhe besoj se do të kemi një arritje të përbashkët mbi këtë.

Ilva Tare: Ne strategji thuhet se anetaresimi ne BE eshte nje zgjedhje brezash, a mendoni se udheheqesit aktuale te ballkanit perendimor do te jene mjaftueshem europiane, ne kuptimin e sjelljes se tyre?

Federica Mogherini: Unë shoh shumë vendosmëri. Nuk kam parë asnjëherë kaq shumë vendosmëri në rajon për të ndjekur rrugën e integrimit në BE sa tani. Vështirësitë janë gjithmonë aty, krizat politike janë gjithmonë aty. Unë vetë vij nga një vend që është afër me rajonin dhe e kuptoj se dinamika e politikës mund të jetë e lartë, e ulët dhe konfliktuale, por më lini t’jua them seriozisht. Unë kam parë vitet e fundit një vendosmëri dhe përkushtim dhe një vokacion unik do të thoja,  për t’u integruar në BE dhe mendoj se kjo vjen sepse rajoni e kupton, qytetarët në rajon, e kuptojnë që nuk ka alternativë më të mirë, dhe të ardhme më të mirë për ta se sa t’i bashkohen BE-së.

Shoh vendosmëri dhe vullnet për të arritur standarde europiane, për të arritur standardet e BE për sa i përket ekonomisë, qeverisjes, shtetit ligjor, marrëdhënie të mira fqinjësie dhe mendoj se liderët e rajonit po i përgjigjen këtyre nevojave dhe aspiratave të qytetarëve të tyre. Më lejoni t’ju them se kam parë në Shqipëri një vendoshmëri dhe angazhim dhe kurajo nga lidershipi politik, veçanërisht nga Kryeminsitri dhe kjo qeveri që ka qenë i jashtëzakonshëm dhe besoj se këtë e konstatojnë edhe në Bashkimin Europian dhe në vendet anëtare

Tags: anetaresimiMogherinimundësinë 2025-ënshqiperia

TË LIDHURA

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë
Politikë

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë

20:30 | 11/10/2025
Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore
Politikë

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK
Shqipëria

Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

19:09 | 11/10/2025
Next Post
VIDEO/ “Keni Perëndi a s’keni!”, fieraku i ndërpret xhiron Ramës

VIDEO/ “Keni Perëndi a s’keni!”, fieraku i ndërpret xhiron Ramës

Cortuois: Real Madrid? Zemra ime jeton në atë qytet

Cortuois: Real Madrid? Zemra ime jeton në atë qytet

Mafia shqiptare “mbretëron” në Itali, sekreti që iu garanton paprekshmërinë

Mafia shqiptare “mbretëron” në Itali, sekreti që iu garanton paprekshmërinë







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik
Kosovo

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik

by mirseda
22:20 | 12/10/2025
0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë për...

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

21:57 | 12/10/2025
LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti  humbet Mitrovicën

LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti humbet Mitrovicën

21:53 | 12/10/2025
Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

21:38 | 12/10/2025
Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

22:32 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com