Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federika Mogherini, i kërkon Shqipërisë të mbështesë vendimin e BE-së për zgjatjen e sanksioneve të vendosura ndaj Venezuelës. Gjithashtu, Mogherini të njëjtën thirrje ia ka bërë edhe Maqedonisë e Malit të Zi.
Ne vendimin e Brukselit thuhet se Shqipëria, Maqedonia, e Mali i Zi duhet te vazhdojnë të jenë pjesë e procesit të stabilizim asociimit. BE kërkon nga qeveritë e këtyre vendeve, që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me këtë vendim të këshillit.”
Sanksionet ndaj Venezuelës u ndërmorën pasi presidenti Nikolas Maduro, u përpoq të krijonte një asamble, e cila kishte në thelb heqjen e të gjitha të drejtave kushtetuese për opozitën, gjë e cila e ka futur vendin në një krizë të thellë.
Edhe Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtareve të Venezuelës, për shkak të korrupsionit te larte dhe ushtrimin e dhunës ndaj popullsisë.