Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Moggi sulmon Ronaldon: Nuk do ta blija 100 milionë, kampion shpallet Interi

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Moggi sulmon Ronaldon: Nuk do ta blija 100 milionë, kampion shpallet Interi

Juventusi ishte mjaft aktiv në merkaton e verës dhe është përforcuar ndjeshëm me lojtarë me eksperiencë të madhe, pasi objektivi kryesor është që të triufojnë në Champions League. Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi pavarësisht se është pezulluar përjetësisht nga Federata Italiane e Futbollit vazhdon të qëndrojë shumë pranë tij dhe të japë këshilla.

Në një intervistë për mediat italiane, Moggi është shprehur i pakënaqur me lëvizjet që kanë bërë bardhezinjtë këtë verë. Ai nuk e pëlqen transferimin e Ronaldos dhe rikthimin e Bonuccit, po ashtu i ka befasuar të gjithë kur është shprehur se sheh Interin këtë sezon kampion të Italisë.

“Mbeten shumë pranë Juventusit dhe shpesh bisedoj me Andrea Agnelli. Është një djalë i zgjuar. Ka qëndruar pranë nesh 12 vjet dhe i ka mësuar të gjitha. Ai e di mirë se Juventus ka fituar 36 tituj, të gjithë në fushën e lojës. Askush nuk e ka ndihmuar ndonjëherë të fitojë padrejtësisht.”

I pyetur nëse kishte qenë ai që ia kishte sugjeruar blerjen e Cristiano Ronaldo, Moggi u përgjigj: “Jo, ka vendosur FIAT. Unë nuk do ta kisha marrë sot. Kur ishte 18 vjeç më pëlqente. Fola me Sportingun e Lisbonës dhe i propozova një shkëmbim me Salas, të cilit do t’i jepnim edhe 5 milionë euro dëmshpërblim. Por Salas shkoi te River Plate, ndërsa Ronaldo zgjodhi Manchester United. Ishte koha kur te Juventus nuk kishin para për të investuar.”

“Do ta kisha shitur më parë Higuain për 50 milionë euro dhe e përsëris që nuk do të kisha marrë Ronaldo tani që është 33 vjeç. Në Spanjë më kanë thënë se ai nuk gëzon kur shënon një shok ekipi dhe Perez më tha se donte të largohej sepse ai nuk kishte pranuar që Real Madrid ta bënte Real Ronaldo.”

Në fund, “Big Luciano” shtoi: “Bonucci? Shkëmbimi me Caldara ishte një gomarllëk i madh… Titullin? Unë mendoj se e fiton Inter, bujshëm!”

“Futbolli mbetet jeta ime, edhe pse futbolli i sotëm ma shpif. Edhe nëse do të doja nuk do të mund të qëndroja jashtë. Vazhdojnë të më telefonojnë dhe të më kërkojnë këshilla,” – tha Moggi, i cili në sezonin e kaluar ishte drejtori i Partizanit në Shqipëri.

“Titullin e fiton Interi. E njoh pak Spaletin, më duket si prift kur flet, por kanë bërë një skuadër të madhe. Kanë marrë një qendërmbrojtës të fortë, Naingolan në mesfushë që kontrollon lëvizjet dhe një kampion përpara, Lautaro Martinez. Roma ka shitur siguri dhe ka blerë shpresa. Problemi është se atje krijojnë heronj për 10 minuta, shih Klajvert. Napoli është një skuadër për vendet e para, por nuk shoh se si mund të fitojë titullin”, u shpreh Moggi.

Duke u ndalur te Napoli, aty është tashëm trajner një emër i madh si Carlo Ancelotti, për të cilin ish-drejtuesi i Juventusit ka treguar disa prapaskena për vitet si bardhezi.

“Trajner i madh, as nuk diskutohet, përveçse një njeri i shkëlqyer, por mund të mos mjaftojë. Te Juventusi nuk kishte eksperiencën e duhur e gjithsesi bëri dy kampionate të mira me ne. Tifozët nuk e donin, se vinte nga Parma. Unë fola me tifozët dhe u thashë: ‘Ancelott është një derr? Atëherë ta dini që për herë ë parë një derr do të ulet në pankinë pasi Ancelott do të jetë trajneri i Juventusit’”, tregoi Moggi për atë takim me tifozerinë.

Tags: 100 milionëblijagomarllëkMoggiRonaldonsulmon

TË LIDHURA

Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja
Sport

Kryeministri Rama jep çmimin, zgjidhet “Lojtari i Vitit” te Kombëtarja

21:58 | 15/12/2025
“Këpuca e Artë 2025”/ Bekim Balaj fiton trofeun me 19 gola me Vllazninë
Sport

“Këpuca e Artë 2025”/ Bekim Balaj fiton trofeun me 19 gola me Vllazninë

20:38 | 15/12/2025
Sot ndahen çmimet e më të mirëve të futbollit shqiptar për vitin 2025
Sport

Sot ndahen çmimet e më të mirëve të futbollit shqiptar për vitin 2025

14:53 | 15/12/2025
Next Post
Qeveria merr borxh 16 mln dollarë për rrugën Tiranë-Elbasan

Qeveria merr borxh 16 mln dollarë për rrugën Tiranë-Elbasan

Idrizi nuk pranon bojkotin: E zgjidhim me dialog, ka probleme më të mëdha

Idrizi nuk pranon bojkotin: E zgjidhim me dialog, ka probleme më të mëdha

Vuçiç: Kosova s’është e jona, Brukseli boll na bëri presion. Ne s’do puthim…

Pas Brukselit, Vuçiç do takohet me familjet serbe në Kosovë







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese
Politikë

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese

by mirseda
22:30 | 16/12/2025
0

Pas përfundimit të takimit me strukturat e PD në qytetin e Elbasanit, Ervin Salianji, ka falenderuar demokratët...

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

22:13 | 16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

22:10 | 16/12/2025
Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

21:47 | 16/12/2025
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com