Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar për zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, duke i cilësuar ato një model frymëzimi për demokracinë.
Në një postim në Facebook, Berisha përgëzoi qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen dhe administrimin e procesit zgjedhor, duke theksuar se rezultati tregoi një garë të drejtë dhe transparente.
Lëvizja Vetëvendosje doli fituese me 41% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 22,16% dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 17,60%.
Ai përmendi edhe rezultatet e partive të tjera, duke vlerësuar konkurrencën e ndershme mes tyre.
Berisha uroi qytetarët, liderët politikë dhe administratën zgjedhore për organizimin dinjitoz të procesit, si dhe përshëndeti fitoren e Vetëvendosjes.