Një aksident me pasojë tre të plagosur ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Burimet nga policia bëjnë me dije paraprakisht se një mjet tip ‘Mercedes-Benz’ ka dalë nga rruga në urën e Viroit, duke plagosur tre personat që udhëtonin në të.
Të plagosurit janë transportuar në spital, për marrjen e ndihmës mjekësore.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet, për zbardhjen e aksidentit.