Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Mjeku kuron, natyra shëron

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Mjeku kuron, natyra shëron

Nga: Shefqet Deliallisi

Ndodh shpesh që organizmi ynë të shërohet nga sëmundje pa ndonjë shpjegim të qartë mjekësor, madje edhe nga sëmundje të rënda.

Mjekësia moderne është shfaqur jo më parë se 200 vjet, ndërsa qenia njerëzore ka arritur të mbijetojë mijëra e mijëra vjet…

LIBRAT E VJETËR…

Në bibliotekë kam disa libra mjekësorë të fillimshekullit të kaluar, trashëguar nga babai im mjek. Traktate mjekësore, monografi… Mes tyre një Farmakope, libër ku përshkruhen qindra “mjekime” për sëmundje të ndryshme. Formula të çuditshme. Përbërës bimorë* që farmacistit i duhej t’i kthente në pluhur, peshonte, treste në alkool, para se t’ia jepte të sëmurit. Gjykuar në dijet e sotme, këto “mjekime” të çuditshme kanë qenë thjeshtë placebo. Përfitimi i vetëm prej tyre: një përmirësim nga ideja se je duke marrë një ilaç të dobishëm.

Në atë kohë, të vetmet ilaçe që jepnin siguri për efektin e tyre ishin vaksina për linë, kinina për malarien, opiumi apo morfina për të qetësuar dhimbjet. Kaq.

Duke shfletuar librat e vjetër, një mjek shkruan në ditarin e tij:

“Në vizitë më erdhi një pacient. Urinonte gjak. Pasi e ekzaminova atë dhe urinën e tij, s’munda të përcaktoj diagnozën. Për të fituar kohë, për të menduar, për të lexuar rreth kësaj gjendje, i dhashë një mjekim me hekur që përdoret për trajtimin e anemisë, ndonëse anemi s’kishte. Ditë më pas pacienti u kthye të më falënderonte, ‘mjekimi’ kish qenë i përsosur.

Gjaku ishte zhdukur nga urina. Sipas të gjitha gjasave, pa kuptuar kishte nxjerrë një gur të heshtur nga veshka. Isha i bindur që mjekimi që i dhashë s’kishte asnjë lidhje me shërimin. Gjithsesi, reputacioni im ishte rritur”… Shumica e mjekëve e kuptonin që s’ishte mjekimi apo ndonjë ‘eliksir’ që shëronte, megjithatë ata vazhdonin të përshkruanin receta.

* (Jo rastësisht në gjuhën shqipe fjala barna është sinonim i fjalës ilaç).

“ILAÇI DOKTOR”

Një shekull më parë, mjeku ishte shumë i ditur, me lidhje njerëzore të forta me pacientin, pranë shtratit të tij, ndonëse pak mund të bënte me mjetet e mundësitë e kohës. Roli këshillues dhe ngushëllues i tij, me efektin psikologjik, përbënte atë që quhet “ilaçi doktor” që në shumë raste ishte (dhe është) efikas…

Në ditët e sotme, mjeku bën shumë më tepër, ka pafund mjete në dispozicion, barna, teknologji të sofistikuara, por lidhja njerëzore me pacientin është gjithnjë e më e ftohtë…

Nëse krahasojmë mjekësinë dje me atë sot, dallimi është ndërmjet një profesioni dhe një biznesi, ndërmjet një profesioni që u rrit dhe zhvillua i mbështetur në traditën humane dhe atij që u rrit dhe po rritet, në kushte e një kompleksi medikoindustrial që udhëhiqet nga fitimi…

PAK HISTORI

Aftësia vetëshëruese e organizmit është vënë në dukje që nga koha e Hipokratit. Një nga parimet e mjekësisë së tij është fuqia shëruese e natyrës (organizmit). Çfarë mjeku mund të bëjë sipas kësaj teorie është vetëm lehtësimi i prirjes natyrore të organizmit për vetëshërim.

Ky parim u zhvillua më tej nga fiziologu i famshëm francez, Claude Bernard (1813-1878), me teorinë e “Mjedisit të brendshëm”, sipas së cilës lëngjet e organizmit ushqejnë dhe mbajnë në gjendje ekuilibri qelizat e organizmit duke i siguruar në mënyrë të pavarur kushte për jetë të mirë.

Më tej shkoi mjeku amerikan Ëalter Cannon me librin “Urtësia e organizmit” (1930) me hemostazën, përsosmërinë e paarritshme të organizmit për të ruajtur parametra jetësorë të qëndrueshëm të temperaturës, ujit, kripës, sheqerit, proteinave, yndyrave, oksigjenit në gjak, e shumë të tjera. Hemostaza është ekskluzivitet i organizmit.

NJË ANALOGJI…

Valter D. Longo, biogerontolog në Universitetin e Kalifornisë në librin e tij “Dieta e jetëgjatësisë”, (2018) shkruan: “Është e pamundur të përmirësosh një simfoni të Moxartit, duke shtuar në orkestër numrin e violonçelave. Duhet të jesh më i zoti se Moxarti për ta bërë këtë. Organizmi ynë është po aq virtuoz në funksionin e tij, sa Mozarti në muzikë. Të detyrosh forcërisht organizmin për shëndet duke i dhënë nga jashtë disa vitamina, suplemente apo nëpërmjet kufizimeve drastike në ushqim apo sforcimeve fizike është e pamundur.

Ideja që ne kemi kontroll të vetëdijshëm afatgjatë mbi organizmin, është vetëm një iluzion.

DY THËNIE PA KOMENT!

Michel de Montaigne, (1533-1592) një nga filozofët më të shquar të Rilindjes Franceze: “Mjekët nuk janë as më të shëndetshëm, dhe as nuk jetojnë më gjatë se pacientët e tyre”!

Barbara Ehrenreich, në librin “Shkaqe Natyrore” (2018) shkruan: “Shumë nga avokatët më të shquar të stilit të shëndetshëm të jetesës, shpesh janë larguar nga jeta më shpejt se të tjerët, pikërisht prej sëmundjeve që stili i tyre i jetës duhej t’i parandalonte. Lucille Roberts, pronare e zinxhirit të qendrave “non-smoking fitness”, vdiq nga kanceri i mushkërive… Jerome Rodale, krijuesi i revistës “Parandalimi”, i përkushtuari ndaj ushqimit organik, pësoi një atak të rëndë në zemër… Madje, edhe dieta vegjetariane e të famshmit Steve Jobs nuk e shpëtoi miliarderin nga kanceri i pankreasit.

DUKE E MBYLLUR…

Ajo që ne dimë për organizmin tonë është shumë më pak nga ajo që mendojmë që dimë. Shumë nga sfidat me të cilat ne përballemi sot: ndryshimet klimatike, shkatërrimi i mjedisit, pandemia e fundit, qëndrimi ndaj sëmundjes, vdekjes, kanë rrënjë të përbashkët: iluzionin që ne kemi kontroll të plotë mbi natyrën kur në të vërtetë jemi vetëm pjesë e saj.

Ndërsa jemi përqendruar në prodhimin e kujdesit shëndetësor, ajo për çfarë kemi nevojë është shëndeti. Kujdesi shëndetësor është vetëm një mjet për të arritur këtë qëllim. Lidhja ndërmjet shëndetit dhe kujdesit mjekësor s’është aq direkte sa besohet. Kujdesi mjekësor ndikon në një numër të kufizuar sëmundjesh.

Jetojmë një sistem shëndetësor të shtrenjtë, që u shërben dhe shumë qëllimeve të tjera veç shëndetit. Mjekësia moderne është bërë një kulturë tepër industrializuar. Ka medikalizuar jetën, duke dëmtuar aftësinë e organizmit për vetëshërim.

Thënia “Mjeku kuron, natyra shëron” na vjen nga thellësia e shekujve. Është vetë Nëna Natyrë që ka rregulluar, vazhdon dhe do vazhdojë të rregulloje vazhdimësinë e jetës.

Tags: mjekesia modernemjekuShefqet Deliallisi

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Alibeaj mbledh grupin parlamentar në selinë blu, ja formula si do zgjidhet Presidenti

"Jemi gati të mblidhemi, nëse ndryshojnë mendje", Alibeaj: Opozita s’duhet të bojkotojë procesin

Ish-CEO i Assu 2000 i burgosur për p*rdhunimin e një të miture

Ish-CEO i Assu 2000 i burgosur për p*rdhunimin e një të miture

Suedia e Finlanda mundohen të bindin Turqinë, rreth anëtarësimit të tyre në NATO

Suedia e Finlanda mundohen të bindin Turqinë, rreth anëtarësimit të tyre në NATO







JU REKOMANDOJMË

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët
Showbizz

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

by mirseda
00:52 | 19/04/2026
0

Surpriza e radhës në finale ishte për Rogertin. Finalisti pa në ekranin e madh klipin përmbledhës të...

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Surprizë emocionuese për Mateon, finalisti takohet me babanë e tij në studio: Dasmën e madhe ….

Surprizë emocionuese për Mateon, finalisti takohet me babanë e tij në studio: Dasmën e madhe ….

22:54 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com