Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Mjalti shqiptar i maresë, “Magjistari i Shëndetit të Mirë”

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Mjalti shqiptar i maresë, “Magjistari i Shëndetit të Mirë”

Mjalti i Maresë është konsideruar prej shekujsh si Magjistari i Shëndetit të Mirë. Ky lloj mjalti është unik dhe gjendet me shumë vështirësi në të gjithë botën. Ky mjaltë me veti të veçanta mjekësore vjen nga vetëm katër vende të botës siç janë; jugu i Portugalisë, Sardenja, Shqipëria dhe Greqia. Shija e tij është një përzierje e pazakontë e të hidhurës dhe të ëmblës, të cilën e zbulon lugë pas luge. Ky tipar e bën këtë mjaltë jo të përshtatshëm për të gjithë.

Ata që e preferojnë mjaltin e maresë mund të konsiderohen si tipa të shijeve të veçanta, sepse shija i përngjan karamelit të hidhur. Në Shqipëri, përgatitja e këtij mjalti është traditë shumëvjeçare e Përmetit dhe e zonës përqark, por jo ekskluzivitet i tij.

Mareja rritet në shumë zona të vendit, kryesisht në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut. Mareja është një pemë mesdhetare që çel fruta dhe lule të vogla. Frutat ngjajnë me luleshtrydhet. Mjalti i maresë mund të dallohet lehtësisht nga produktet e tjera së pari nga shija e hidhur dhe ngjyra bezhë, shkruan AgroWeb.

Ky mjalt prodhohet kryesisht nga mesi i Tetorit deri në mes të Nëntorit. Pasi bletët prodhojnë këtë mjaltë, ai mblidhet nga hojet dhe vendoset nëpër kavanozë për një ruajtje afatgjatë. Mjalti i maresë është prodhuar prej brezash të tërë në Shqipëri dhe është i famshëm për vlerat kuruese dhe ushqyese.

Zona e Përmetit është një ndër të paktat në Shqipëri dhe Evropë ku mareja rritet e patrazuar nëpër pyje e lëndina, dhe kjo është arsyeja përse kjo zonë siguron prodhimtari të lartë të këtij mjalti. Por për fat të keq, migrimi urban i ditëve të sotme ka pakësuar ndjeshëm numrin e bletarëve të angazhuar në këtë aktivitet të rëndësishëm. Mjalti i maresë prodhohet edhe në zonat e ndërmjetme mes fshatrave të Carvovës dhe Pagrit në jug të Shqipërisë. Atë mund ta gjeni në shitje në sasi të vogla, duke qenë se shumica e prodhojnë për përdorim shtëpiak. Vlerat mjekësore dhe antioksidantët Mjalti i Maresë vlerësohet për përfitimet mjekësore që ofron.

Ai është mjaft i pasur me antioksidantë dhe shija është e mrekullueshme për njerëzit që kanë guxim. Çuditërisht ky mjaltë është i hidhur dhe i ëmbël, një përzierje që sfidon qiellzën por pasuron shijet dhe shëndetin. Aroma e mjaltit është e thellë dhe intense. Por si çdo gjë e mirë, edhe ky mjaltë kërkon kohë për t’u shijuar dhe vlerësuar.

Ai është si një dhuratë e mbështjellë me disa shtresa që kërkon kohë, mund dhe dëshirë për t’u zbuluar. Mjalti i Maresë përmban acid homogentistik, një acid i fuqishëm fenolik. Antioksidantët dhe substancat anti-bakteriale të këtij mjalti e bëjnë atë të jashtëzakonshëm dhe më të fuqishmin kundër baktereve në botë. Ai është më i pasur me antioksidantë se çdo mjaltë tjetër. Ky mjaltë nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe përdoret edhe nga pacientët që vuajnë nga diabeti. Ai lavdërohet gjithashtu edhe për shëndetin e mushkërive.

Tags: magjistarimaresëMirë"MjaltiShëndetitshqiptar

TË LIDHURA

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit
Bota

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

11:22 | 10/02/2026
“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube
Kuriozitete

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:46 | 10/02/2026
Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën
Aktualitet

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën

14:53 | 05/02/2026
Next Post
Dëshmia rrëqethëse e nënës që u dhunua për 9 vite, ja tmerri që përjetoi

Dëshmia rrëqethëse e nënës që u dhunua për 9 vite, ja tmerri që përjetoi

Pallati i Kensingtonit në pritje të fëmijës së tretë, çfarë do ndodhë nëse është djalë

Pallati i Kensingtonit në pritje të fëmijës së tretë, çfarë do ndodhë nëse është djalë

Shtypi i ditës, 5 shtator 2017

Shtypi i ditës, 5 shtator 2017







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

SKANDAL! Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”, puthi në buzë një konkurrente
Showbizz

SKANDAL! Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”, puthi në buzë një konkurrente

by mirseda
16:59 | 10/02/2026
0

Një ngjarje e pazakontë ka sjellë largimin e Laert Vasilit nga formati “Për’puthen”, ku ai ishte pjesë...

Para protestës, Berisha mbërrin në selinë e PD, pritet nga simpatizantët

Para protestës, Berisha mbërrin në selinë e PD, pritet nga simpatizantët

16:56 | 10/02/2026
Samiti i NATO-s në Bruksel: Në fokus mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina

Samiti i NATO-s në Bruksel: Në fokus mbrojtja, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina

16:48 | 10/02/2026
GJKKO dënon dy krerë të trafikut të drogës drejt Zvicrës

GJKKO dënon dy krerë të trafikut të drogës drejt Zvicrës

16:31 | 10/02/2026
Alarm për e-Albania: rrezik për biznesin dhe të dhënat

Alarm për e-Albania: rrezik për biznesin dhe të dhënat

16:18 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com