Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Mjaft me parashikimet negative. Perëndimi ende nuk është i humbur”

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Mjaft me parashikimet negative. Perëndimi ende nuk është i humbur”

Po të reformohet, rendi perëndimor do të ketë sërish të ardhme kundër populistëve dhe nacionalistëve. Udhërrëfyese duhet të jetë ideja e një “Liberalizmi solid”, mendon Thomas Kleine-Brockhoff. Po t’i besosh korit polifon të alarmuesve, atëherë Amerika është e humbur, Perëndimi duke marrë fund dhe rendi liberal ndërkombëtar në grahmat e fundit.

Me rizgjedhjen e Donald Trump-it, hovi triumfues i populistëve do të jetë i pandalshëm. Ndërsa rendi liberal mezi mbahet, po vjen një epokë e neo-nacionalizmit, me Kinën dhe Rusinë si fuqi udhëheqëse revizioniste. Kështu thonë fatalistët. Gjithsesi e vërtetë është, se demokracitë liberale janë në krizë të thellë. Por t’i quash të mbaruara – e me to edhe idetë liberale të Rilindjes evropiane – do të ishte një gabim fenomenal.

Ne e dimë se: populistët janë në gjendje të ankohen, por jo të qeverisin. Nacionalizmi etnik, shiko shekullin e 20-të, është sëmundje dhe jo eliksir shërues. Donald Trump do të dështojë ndoshta te kutitë e votimit, por në fund të fundit politika e tij do të dështojë te realiteti – dhe më shpejt nga sa mendohet edhe politika e pasuesve të tij evropianë. Edhe që shtetet perëndimore do të duhet të ekzistojnë nën zgjedhën e superfuqive revizioniste, nuk është e thënë. Në luftën e ftohtë ata kanë mësuar mjaft mirë të jetojnë me konkurrencën e sistemeve.

Autokritika si tipar thelbësor i politikës demokratike

Në fakt demokracitë perëndimore janë shumë më rezistente dhe të adaptueshme se sa mendojnë fatalistët. Në trashëgiminë e iluminizmit bën pjesë autokritika si tipar thelbësor i politikës demokratike. Këtë tipar nuk e ka asnjë formë tjetër qeverisjeje. Prandaj demokracia liberale është në gjendje të njohë gabimet dhe t’i korrigjojë ato, pa e mohuar apo shkatërruar veten.

Por që projekti i një rendi liberal ndërkombëtar të ketë të ardhme, shtetet perëndimore duhet të largohen nga një rrugë e gabuar: nga ideja shumë e sigurt se e gjithë bota do ta pranojë rendin perëndimor. Që nga viti i revolucionit të 1989 ka qenë i përhapur besimi se me fundin e luftës së ftohtë kishte filluar epoka e artë e demokracisë. Mantra ishte: Tregtia sjell transformime, pas hapjes vjen liria. Europa Lindore dhe Rusia, Kina dhe Lindja e Mesme do të ishin stacionet në marshimin triumfues të modelit tonë shoqëror. Kështu u krijua një shtrirje e tepruar liberale. Meqenëse e gjithë politika ishte drejtuar te një synim i përbashkët, te paqja demokratike nën proteksionin amerikan, tashmë dukej gati e panevojshme që të përdoreshin vullneti dhe mjetet për arritjen e këtij qëllimi.

Përveç terroristëve nuk kishte më armiq, vetëm partnerë, që ishin në rrugën për t’u bërë miq. Në këtë botë mund të toleroheshin madje shkelësit e rregullave dhe përfituesit midis shteteve, për shembull në sistemin e tregtisë botërore. Atyre u duhej vetëm një çikë më shumë kohë, për t’u bërë “si ne”. Sepse rrjedha e historisë njihte vetëm një qëllim, dhe disa rrugë të tërthorta dhe degëzime nuk do të ndryshonin asgjë. Që të tjerët të ndiqnin qëllimet e tyre dhe bënin vetëm sikur ishin partnerë dhe miq – kjo nuk ndodhte në botën e vetëkënaqur dhe të sigurt në fitore të determinizmit demokratik.

Para rrënojave të pritjeve tona

30 vjet më vonë “ne qëndrojmë para rrënojave të pritjeve tona”, siç shprehet historiani nga Mainzi Andreas Rödder. Po tani? Së pari është e rëndësishme të merret seriozisht kritika e populistëve për sistemin. Votuesit e tyre nuk janë vetëm të braktisur e me frikë për të ardhmen.

Me të vërtetë nacionalistët e rinj kanë ndihmuar për të zbuluar ndonjë keqkuptim e ndonjë vetëmashtrim. Së paku ata shprehin dyshime të kuptueshme, për mënyrën se si interpretohen liria, lëvizja e lirë dhe tregtia e lirë në bashkëpunimin ndërkombëtar. Që ta pranosh këtë, nuk do të thotë në asnjë mënyrë të miratosh edhe qëndrimin e tyre atdheu-im-i-pari. Dhe nuk do të thotë aspak të pëlqesh recetat politike të populistëve.

Kush dëshiron të ulë ethet nacionaliste, duhet të ndërmarrë urgjentisht korrigjime për të rinovuar projektin liberal. Këtu bota ka nevojë për Perëndimin, dhe për një Perëndim të rinovuar.

Liberalizmi solid ka një koncept të ri për Perëndimin

Rinovimi duhet të ketë në bazë idenë e një liberalizmi solid. Kjo nënkupton një interpretim bashkëkohor të liberalizmit demokratik; besnik ndaj parimeve dhe rregullave, modest dhe i vetëdijshëm për kufijtë e tij, në të njëjtën kohë i gatshëm për t’u mbrojtur. Liberalizmi solid është një ideim i ri i Perëndimit, që i jep fund shtrirjes së ekzagjeruar, por që ruan, përfaqëson dhe e mbron edhe më me vendosmëri thelbin e idesë.

Kryesorja është, të mbrohen me vendosmëri parimet liberale, veçanërisht të drejtat e njeriut, por njëkohësisht të distancohemi nga liberalizmi ofensiv i llojit “Prit-se tani erdha unë”, i cili (në variantin e tij të majtë) bashkon vazhdimisht në nivel global fusha të reja të politikës, ose (në variantin e tij të djathtë) do që të përhapë në botë të mirën e supozuar, në rast nevoje edhe me ndihmën e bajonetave.

Jo rendja pas së mirës ultimative

Liberalizmi i fortë solid nuk dëshiron të rendë pas një të mire ultimative, një summum bonum. Ai është më tepër i moderuar dhe skeptik. Ai mjaftohet që të pengojë një summum malum, një të keqe ultimative, si krimin njerëzor të genocidit. Kështu mund të arrihet që të mos tradhtohen vlerat liberale e megjithatë të bashkëjetohet në paqe edhe me regjimet jo miqësore, madje të rrezikshme në një botë pa hegjemoni liberale (amerikane). Në këtë mënyrë ruhet rendi liberal ndërkombëtar, e megjithatë ai pranon realitetin politik me sisteme rendesh konkurruese.

Kjo nuk është pak në një kohë të rikthimit të autoritares. Ajo kërkon që t’i respektosh me të vërtetë dhe të zbatosh rregullat e tua, kur ato preken. Kërkon që të kundërshtosh ata, që duan t’u imponohen vendeve perëndimore me mënyra autoritare. Bota e lirë do të duhet të vishet me një lloj tolerance mbrojtëse. Liberalizmi, që krijohet në këtë mënyrë është i kujdesshëm dhe defensiv, jo ofensiv, që prezantohet me shembullin e vet, jo misionues. Ky qëndrim i rezervuar, në besnikëri ndaj vlerave, është në përshtatje me kohën. Një liberalizëm i tillë solid mund të na çojë në një rend të rinovuar liberal. /DW

* Thomas Kleine-Brockhoff është Zëvendëspresident i German Marshall Funds of the U.S. Më parë ai ka drejtuar shtabin e planifikimit dhe të fjalimeve të presidentit gjerman Joachim Gauck. Të hënën me 23.9. u botua libri i tij “Bota ka nevojë për Perëndimin – Fillim i ri për një rend liberal”, në të cilin bazohet ky tekst.

Tags: humburnegativeparashikimeperendim

TË LIDHURA

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

23:42 | 17/05/2025
Zotohet Donald Trump: Nëse nuk arrihet marrëveshja për paqen, SHBA do sanksionojë Rusinë
Bota

Zotohet Donald Trump: Nëse nuk arrihet marrëveshja për paqen, SHBA do sanksionojë Rusinë

21:20 | 17/05/2025
Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV/ Delegacion i lartë shqiptar në Vatikan, mes tyre edhe Presidenti Begaj
Bota

Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV/ Delegacion i lartë shqiptar në Vatikan, mes tyre edhe Presidenti Begaj

16:46 | 17/05/2025
Next Post
Dy kandidatura plotësojnë kriteret për anëtarë të KLP

Dy kandidatura plotësojnë kriteret për anëtarë të KLP

Aksioni i opozitës/ Basha takime të njëpasnjëshme në selinë blu, çfarë pritet të diskutohet

Basha: Shtimi i kushteve, dëshmi për hapat mbrapa që Shqipëria ka shënuar nga qershori 2018

Shkup, akuza ndaj një gazetari për nxjerrje të sekreteve zyrtare

Shkup, akuza ndaj një gazetari për nxjerrje të sekreteve zyrtare

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

by mirseda
23:42 | 17/05/2025
0

Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të...

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

22:57 | 17/05/2025
Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

22:45 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

22:40 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com