Kisha “Burimi Jetëdhënës” apo e njohur ndryshe si Katedralja e Korçës, një prej ndërtesave më të vjetra në këtij qyteti, pritet që së shpejti të rikthehet në identitet.
Kjo ndërtesë, e cila prej shekujsh ka qenë simboli i besimit ortodoks jo vetëm për qytetin e Korçës, por për komunitetin e krishterë, ishte kthyer në muzeun e artit mesjetar në kohën e diktaturës.
Me fondet e siguruara nga Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, si dhe nga ndihmat e besimtarëve, ka nisur rikthimi në identitet i kësaj godine. Së shpejti pritet që të përfundojnë punimet duke i rikthyer jo vetëm Korçës, por edhe vendit, një nga tempujt më të rëndësishme të besimit fetar.
Kjo kishë e ndërtuar më 1720, përfshinte një asamble godinash që administroheshin nga Kisha si shkolla, kolegje apo dhe institucione bamirësie.
Në vitin 1924, Kisha ‘Burimi Jetëdhënës’ iu nënshtrua një rikonstruksioni të plotë, por në kohën e diktaturës kjo godinë shërbeu si muze për shumë dekada.
Kjo katedrale, një objekt kulti madhështor i ndërtuar në fillim të shekullit të XVIII, ishte një nga kishat më të rëndësishme të vendit por edhe më gjerë.
Edhe pse ndërtimi i kësaj kishe kërkon fonde të mëdha, investimet po sigurohen nga vetë Mitropolia e Korçës dhe donacionet e besimtarëve.