Khabib Nurmagomedov pasi mposhti Conor McGregor në kafazin e UFC-së mori vëmendjen e të gjitha mediave botërore. Ai ishte i pamposhtur në sportin që praktikon dhe mbante shiritin kampion bote, por jeta e tij private nuk ishte bërë asnjëherë publike.
Ai u martua në vitin 2013, por deri më sot askush nuk e di se si duket gruaja e tij. Por tashmë janë bërë publike disa foto të çiftit në fjalë nga dita e martesës së djaloshit nga Dagestani.
Pa dyshim që ishte një martesë shumë e lumtur, por gruan e tij nuk e ka parë askush pasi është e mbuluar. Gruaja e rusit që i përket fesë islame dhe në dasmë u mbulua me një vello të trashë pasi që feja e kërkon një gjë të tillë.
Ajo mbetet mister i vërtetë për të gjithë botën. Gjithashtu, mister është fakti nëse ka fëmijë pasi që jetën private ai e ruan në maksimum.