Ministrja teknike e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina, ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga puna të Drejtores së Teknologjisë, Informacionit dhe komunikimit Ornela Koleka në Ministrinë e Arsimit.
Koleka akuzohet se ka kryer shkeljeve të njëpasnjëshme në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe detyrave të caktuara nëpërmjet urdhrave të Ministrit të Arsimit dhe Sportit.
NJOFTIMI I MAS
Në zbatim të detyrime që rrjedhin nga Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga puna të znj. Ornela Koleka me detyrë Drejtor i Teknologjisë, Informacionit dhe komunikimit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Ky pezullim është bërë për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ana e znj. Koleka në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe detyrave të caktuara nëpërmjet urdhrave të Ministrit të Arsimit dhe Sportit si dhe për garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e sistemeve të sigurisë dhe bazës së të dhënave të institucionit.