Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Miratimi i projektligjit të amnistisë fiskale, sa do të tatohen të ardhurat e padeklaruara

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Miratimi i projektligjit të amnistisë fiskale, sa do të tatohen të ardhurat e padeklaruara

Projektligji i amnistisë fiskale dhe penale u miratua sot në mbledhjen e qeverisë, i cili do t’i dërgohet më pas për miratim Kuvendit. Burime nga qeveria konfirmojnë për Monitor miratimin e draftit me 21 nene që përcakton nisjen dhe mbylljen e procesit të amnistisë për 12 muaj.

Referuar projektligjit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, përfitues të amnistisë do të jenë bizneset dhe individët. Të ardhurat e padeklaruara do të legalizohen kundrejt një tatimi të posaçëm që nis nga 5% deri në 10%.

Zbatimi i amnistisë do të ketë në thelb të procesit deklarimin vullnetar përmes formularit, përfshirë edhe emigrantët. Pranë Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve do të ngrihet Njësia Speciale një strukturë specifike që do të kryejë verifikimet

Projektligji i amnistisë fiskale:

Tatimi i posaçëm

Sa i takon shkallëve të tatimit neni 12 parashikon se në rastet e deklarimit vullnetar të shumave në të holla dhe të depozitimit të tyre në llogaritë bankare, banka mban një tatim të posaçëm prej:

  1. a) 5 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit;
  2. b) 7 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e dytë nga hyrja në fuqi e ligjit;
  3. c) 10 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e tretë nga hyrja në fuqi e ligjit.

Në rastet e deklarimit vullnetar të pasurive të tjera të deklaruara vullnetarisht pranë njësisë special, tatimi i posaçëm paguhet si vijon:

  1. a) 5 për qind të vlerës së deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit;
  2. b) 7 për qind të vlerës së deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e dytë nga hyrja në fuqi e ligjit;
  3. c) 10 për qind të vlerës së deklaruar për deklarime dhe pagesa të kryera në katër muajt e tretë nga hyrja në fuqi e ligjit.

Bankat e nivelit të dytë apo institucionet financiare transferojnë të ardhurat nga pagesat e tatimit të posaçëm në kuadër të këtij ligji, në llogarinë e posaçme të thesarit të ministrisë përgjegjëse për financat.

Detyrimet tatimore të subjekteve përfitues, në lidhje me vlerën dhe llojin e pasurisë së deklaruar, konsiderohen të paguara rregullisht dhe autoritetet kompetente tatimore nuk mund të kërkojnë pagesën e detyrimeve të tjera shtesë ndaj atyre të paguara.

 

Deklarimi vullnetar dhe riatdhesimi i pasurive

Për të kaluar në fazën e tatimit të pasurisë individi apo subjekti duhet të kalojë së pari në procesin e deklarimit vullnetar. Sipas projektligjit janë tre nene specifike që përcaktojnë deklarimin vullnetar ku së pari deklarimin e shumave në të holla, së dyti deklarimi vullnetar i pasurive të tjera që bëhet pranë njësisë speciale së treti ri deklarimi i elementëve të veçantë të aktiveve, detyrimeve apo kapitaleve të veta të pasqyrave financiare të shoqërisë.

Një tjetër nen siç është ai 13 parashikon riatdhesimin e pasurive që do të thotë se shumat në të holla që ndodhen jashtë territorit shqiptar mund të riatdhesohen duke bërë pagesën e tatimit.

Një tjetër nen siç është ai 13 parashikon riatdhesimin e pasurive që do të thotë se shumat në të holla që ndodhen jashtë territorit shqiptar mund të riatdhesohen duke bërë pagesën e tatimit.

“Për riatdhesimin e pasurive sipas pikës 1, subjektet e këtij ligji personalisht apo nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, plotësojnë formularin për deklarimin vullnetar të pasurive sipas parashikimeve të nenit 8 të këtij ligji dhe e paraqisin këtë deklarim në autoritetet përgjegjëse doganore kufitare për kryerjen e procedurave doganore, sipas legjislacionit në fuqi. Rregullat dhe mënyra e riatdhesimit të pasurive përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.  Deklarimet dhe veprimet e kryera në kuadër të riatdhesimit të pasurive nga ana e subjekteve përfituese sipas këtij ligji, në lidhje me llojin dhe vlerën e pasurisë që deklarojnë vullnetarisht në formularin përkatës, nuk shërbejnë si indicie apo provë për ndjekjen apo procedimin penal dhe/ose administrativ të këtyre subjekteve” thuhet në draft.

Kush përjashtohet nga amnistia

Drafti parashikon një listë të gjatë të atyre që përjashtohen nga amnistia dhe që përfshijnë nga kabineti qeveritar aktual si dhe ata që kanë qenë në poste të rëndësishme në të kaluarën.

“Janë subjekte të përjashtuara nga zbatimi i këtij ligji:

  1. a) subjektet që kanë detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, në zbatim të ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, të ndryshuar, si dhe personat në përbërje të gjendjes familjare të tyre, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, si vijon: (a) Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit, Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministrat e zëvendësministrat; (b) gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Avokati i Popullit, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe inspektorët e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit; (c) zyrtarët e nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues, sipas legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil, me përjashtim të organeve të vetëqeverisjes vendore; (ç) prefektët, kryetarët e këshillave të qarqeve dhe kryetarët e bashkive;(d) drejtorët e drejtorive dhe komandantët e Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror; (dh) prokurorët, gjyqtarët, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror dhe drejtuesit e zyrave përmbarimore brenda juridiksionit të çdo rrethi gjyqësor të shkallës së parë; (e) drejtuesit e institucioneve të pavarura publike dhe anëtarët e enteve rregullatore; (ë) Drejtori dhe Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorët e drejtorive në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, drejtorët e drejtorive vendore të Policisë së Shtetit, drejtuesi dhe oficerët e policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, nëpunësit civilë gjyqësorë në gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe personeli administrativ i Prokurorisë së Posaçme; (f) Drejtori i Përgjithshëm, zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtorët e drejtorive në qendër dhe qarqe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave; (g) drejtuesit e të gjitha niveleve të strukturave të kthimit e kompensimit të pronave, të privatizimit dhe regjistrimit të pasurisë; (gj) zyrtarët, që zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi, Presidenti i Republikës, Kryeministri, ministrat ose personat e barazuar me ta; (h) Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zëvendësguvernatori dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të saj; (i) drejtuesit e institucioneve publike në varësi të institucioneve qendrore në nivel qarku; (j) administratorët e shoqërive anonime me pjesëmarrje të kapitalit shtetëror mbi 50 për qind dhe me më shumë se 50 punëtorë; (k) Anëtari i institucionit të rivlerësimit (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe komisionerët publikë), Sekretari i Përgjithshëm, këshilltarët ekonomikë dhe ligjorë, si dhe personat e lidhur me to sipas ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”.
  2. b) subjektet të cilët kanë qënë mbajtës të detyrave apo funksioneve sipas përcaktimit të pikës 1 të këtij neni, si dhe personat në përbërje të gjendjes familjare të tyre, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
  3. c) subjektet e ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë, të ndryshuar;

ç) subjektet sipas përcaktimit të nenit 16, të aktit normativ nr.1, datë 31.1.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, miratuar me ligjin nr.18/2020.

  1. d) personat e shpallur dhe personat, për të cilët ka filluar procedura e shpalljes, në zbatim të parashikimeve të ligjit nr. 157/2013, “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, të ndryshuar.”/Monitor
Tags: amnisti fiskalemiratimiprojektligjitatohente ardhurat

TË LIDHURA

Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik
Ekonomi

Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik

15:37 | 13/06/2025
Ilir Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri
Aktualitet

Ilir Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri

14:26 | 13/06/2025
Fermerët e Maliqit dalin në protestë, ankohen se nuk kanë ujë për të vaditur
Shqipëria

Fermerët e Maliqit dalin në protestë, ankohen se nuk kanë ujë për të vaditur

13:38 | 13/06/2025
Next Post
Merret vendimi/ Ja me sa vite burg dënohet Dritan Dajti

Merret vendimi/ Ja me sa vite burg dënohet Dritan Dajti

Ministri malazez rezulton pozitiv me koronavirus

Ministri malazez rezulton pozitiv me koronavirus

Sa para akordon qeveria për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara nga tërmeti

Sa para akordon qeveria për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara nga tërmeti

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

20:45 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik
Ekonomi

Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik

by mirseda
15:37 | 13/06/2025
0

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun pësoi përsëri rënie të premten dhe preku një minimum të...

Vuçiç: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

Vuçiç: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

14:53 | 13/06/2025
Dua Lipa flet për dëshirën për amësi: Do të doja shumë të kisha një fëmijë një ditë

Dua Lipa flet për dëshirën për amësi: Do të doja shumë të kisha një fëmijë një ditë

14:39 | 13/06/2025
Ilir Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri

Ilir Proda takim me përfaqësuesin e UNHCR në Shqipëri

14:26 | 13/06/2025
“GRATË NUK QAJNË MË” – Shakira triumfon në Miami: Fëmijët e mi janë arsyeja pse jam gjallë!

“GRATË NUK QAJNË MË” – Shakira triumfon në Miami: Fëmijët e mi janë arsyeja pse jam gjallë!

13:53 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com