Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ministrja Manastirliu si Beqaj: Do japim me koncesion një rrjet të gjerë laboratorësh

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Ministrja Manastirliu si Beqaj: Do japim me koncesion një rrjet të gjerë laboratorësh

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu po ndjek të njëjtën linjë me paraardhësin e saj, Ilir Beqaj, në lidhje me koncesionet laboratorike. Ajo ka deklaruar se “do japin me koncesion një rrjet të gjerë laboratorësh”.

 “Përmes partneritetit publik privat, nga viti i ardhshëm do të fillojë ngritja e një rrjeti laboratorësh me aparatura të teknologjisë së fundit, i cili do të mundësojë ofrimin e një game të gjerë të analizave laboratorike, 100 për qind të sigurta dhe të certifikuara ndërkombëtarisht”, tha Manastirliu në Kongresin e tretë Multidisiplinor Mjekësor, të zhvilluar në Spitalin Amerikan.

Një gjë të tillë e ka kërkuar më parë edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ku sipas tij, dhënia me koncesion të shërbimit laboratorik do të sillte një përmirësim të ndjeshëm në spitale.

Në atë kohë, Beqaj hodhi kategorikisht edhe akuzat për cenimin e sigurisë së analizave që do të bëhen, duke theksuar se laboratorët e rinj janë ato që japin më shumë siguri se aktualët. “Certifikimi i laboratorëve është kusht parësor nga ana e kompanisë që do të lidhë kontratë me ne. Në radhë të parë do të kemi cilësi më të lartë, standard më të lartë, vijueshmëri në funksionim dhe furnizim. Administrimi i laboratorit nuk ka të bëjë me pacientin, shërbimi nuk do të ndryshojë”, nënvizoi Beqaj.

Related image

Por kjo nismë e Ministrisë së Shëndetësisë për të dhënë me koncesion shërbimin mjekësor laboratorik, nuk u prit aspak mirë nga Spitali Universitar dhe Spitalet Publike Rajonale në të gjithë vendin.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj: Do të ketë të tjera koncesione në Shëndetësi (deklaratë e bërë në dhjetor të 2016-s)

Pas deklaratës të Beqajt, mjekë dhe laborantë zhvilluan protesta në QSUT. Gjithashtu reagoi edhe Shoqata e Teknikëve të Mjekësisë Laboratorike Shqiptare (SHTMLSH), ku nëpërmjet një letre publike, ngrinte shqetësimin e mospërfshirjes në vendimmarrje.

Laborantët në protestë: Analizat me koncesion, në rrezik siguria (protestë e zhvilluar më 7 dhjetor 2016)

Sipas tyre, në konsultime janë thirrur ekspertë privatë dhe nuk është bërë transparenca. Në atë kohë, ata i drejtuan ministrit Beqaj disa pyetje, për të ardhmen e sistemit laboratorik dhe rrezikun që vjen nga krijimi i monopolit të koncesionit e për rrjedhojë rrezikohet puna e njerëzve të punësuar aty.

Image result for protesta e mjekeve per koncesionet

Gjithashtu në strategjinë e shëndetësisë 2017-2020 thuhej se përveç implementimit të shërbimit Check-up për popullatën e grupmoshës 40 – 65 vjeç, Partneriteti Publik Privat do të shtrihej drejt programeve dhe shërbimeve madhore shëndetësore, si instrumenteve kirurgjikalë; dializa; paketa e trajtimit të SJT; shërbimeve laboratorike; mbetjeve spitalore, monitorimit online të barnave dhe të dhënave shëndetësore.

Koncesioni i Parë: Për koncesionin e laboratorëve, i paralajmëruar prej vitit 2016 dhe i shoqëruar me protesta të bluzave të bardha, nga arka e shtetit do të paguhen 13 miliardë lekë apo afro 100 milionë dollarë.

Koncesioni i dytë: Koncesioni për monitorimin online të lëvizjeve të barnave në depot e kontraktuara ka për qëllim realizimin e regjistrimit online të aktivitetit të distributorëve farmaceutikë. Autoriteti kontraktor do të jetë Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Koncesioni i tretë:  Është regjistri Elektronik i Rekordeve Shëndetësore (Electronic Health Record (EHR) që do të funksionojë nga ky vit e në vazhdim.  Ky regjistër do të jetë një portal mbi historikun e pacientit nga informacioni i sistemeve që Fondi disponon. Do të krijohet një databazë shëndetësore për çdo pacient.

Koncesioni i katërt: “Receta Elektronike” (e-Prescription) që ka në themel përshkrimin on line të barnave të rimbursuara. Autoriteti kontraktor është Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ky projekt me partneritet publik-privat ka nisur të aplikohet që në disa qytete pilot dhe më pas do të shpërndahet në të gjithë Shqipërinë.

Ndërkohë në vitin 2015, Ministria e Shëndetësisë i dha një koncesion 10-vjeçar shumë-milionësh një kompanie pak të njohur dhe pa eksperiencë, pronarja e së cilës kishte lidhje farefisnore me drejtuesin e Spitalit Amerikan por jeton me të ardhura e një bar kafeje në Berat.

Bëhet fjalë për “Evita shpk”, e cila është një kompani produktesh farmaceutike me qendër në Tiranë, e themeluar më 14 maj 2013 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve, QKR, me pronare të vetme Majlinda Fetiun dhe administratore Elona Saraçin.

Dy vite më pas, në prill të 2017-s, Ministria e Shëndetësisë shpalli fitues të koncesionit të shërbimit laboratorik konsorcumin mes një kompanie shqiptare me 100 mijë lekë kapital-Labopharma, kompanisë franceze Exalab dhe një kompanie të panjohur holandeze.

Ministria e Shëndetësisë shpalli bashkimin e kompanive Labopharma sh.p.k, Exalab France dhe AB Laboratory Solutions B.V me seli në Holandë fitues të koncesionit të shërbimit laboratorik, vlera e së cilit parashikohet t’i kushtojë rreth 100 milionë dollarë buxhetit të shtetit për 10 vitet e ardhshme.

Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania kryesore fituese “Labopharma sh.p.k” është  themeluar në vitin 2007 me aktivitet në import-eksportin e produkteve farmaceutike dhe zotërohet në 100 për qind të aksioneve nga Janis Karathano.

Ashtu si edhe në katër vitet e para të qeverisjes Rama, edhe për vitin 2019 priten koncesione të një rrjeti të gjerë laboratorësh, përmes partneritetit publik-privat. (TIRANA TODAY)

Tags: Beqajkoncesion laboratorikMinistrja Manastirliu

TË LIDHURA

Dëshmi kyçe më 12 qershor/ Rexhepi dhe Majnishta thirren nga Apeli për çështjen Jan Prenga
Aktualitet

Dëshmi kyçe më 12 qershor/ Rexhepi dhe Majnishta thirren nga Apeli për çështjen Jan Prenga

18:22 | 28/05/2025
Aksident i rëndë në Durrës, kamioni përplas motomjetin, përfundon në spital 48-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Durrës, kamioni përplas motomjetin, përfundon në spital 48-vjeçari

18:03 | 28/05/2025
PD vazhdon betejën ligjore/ Ankimim për Fierin, pas 5 qarqeve të tjera
Aktualitet

PD vazhdon betejën ligjore/ Ankimim për Fierin, pas 5 qarqeve të tjera

17:42 | 28/05/2025
Next Post
Konfirmon Mou: Pogba dhe Ibrahimovic janë gati

Konfirmon Mou: Pogba dhe Ibrahimovic janë gati

Asfiksimi i nxënësve/ Nikolla replikon ashpër me Bashën, i kujton Gërdecin

Asfiksimi i nxënësve/ Nikolla replikon ashpër me Bashën, i kujton Gërdecin

Ngjyrat e vjeshtës në kryeqytetin turk (FOTO)

Ngjyrat e vjeshtës në kryeqytetin turk (FOTO)

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Dëshmi kyçe më 12 qershor/ Rexhepi dhe Majnishta thirren nga Apeli për çështjen Jan Prenga
Aktualitet

Dëshmi kyçe më 12 qershor/ Rexhepi dhe Majnishta thirren nga Apeli për çështjen Jan Prenga

by mirseda
18:22 | 28/05/2025
0

Dritan Rexhepi dhe Aldo Majnishta, do të paraqiten më 12 qershor në gjykatën e Apelit të Posacëm...

Aksident i rëndë në Durrës, kamioni përplas motomjetin, përfundon në spital 48-vjeçari

Aksident i rëndë në Durrës, kamioni përplas motomjetin, përfundon në spital 48-vjeçari

18:03 | 28/05/2025
Nga Italia: Zhegrova drejt kalimit te Napoli?

Nga Italia: Zhegrova drejt kalimit te Napoli?

17:44 | 28/05/2025
PD vazhdon betejën ligjore/ Ankimim për Fierin, pas 5 qarqeve të tjera

PD vazhdon betejën ligjore/ Ankimim për Fierin, pas 5 qarqeve të tjera

17:42 | 28/05/2025
Seanca e nesërme në Kuvend – Bardhi u dërgon mesazh deputetëve: Do të zbulojmë farsën e 11 majit

Seanca e nesërme në Kuvend – Bardhi u dërgon mesazh deputetëve: Do të zbulojmë farsën e 11 majit

17:41 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com