Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Ministria e Financave publikon kriteret e financimit të projekteve me fondet publike

9 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Ministria e Financave publikon kriteret e financimit të projekteve me fondet publike

Ministria e Financave ka lëshuar një udhëzim ku shpjegohet mënyra sesi do të propozohen dhe klasifikohen projektet e investimeve publike. Kjo mënyrë është në përshtatje me ligjin e ri organik të buxhetit i cili hyri në fuqi vitin e kaluar.

Për tu financuar nga fondet publike secili projekt duhet të kalojë 6 etapa:

  1. Identifikimi i projektit përmes proçesit të shqyrtimit të ideve për projekte investimi;
  2. Vlerësimi dhe përgatitja e projektit përmes proçesit të analizës dhe vlerësimit të efektivitetit ekonomik dhe financiar, si dhe mundësisë së realizimit të projektit;
  3. Aprovimi dhe financimi i projektit gjatë fazës në të cilën projekti shqyrtohet/aprovohet për financim nëpërmjet proçesit të përgatitjes të kërkesave buxhetore të “Programit Buxhetor Afatmesëm” të njësisë së qeverisjes së përgjithshme përkatëse;
  4. Zbatimi i projektit në fazën ku projekti vihet në jetë dhe realizohen outputet e tij;
  5. Monitorimi i zbatimit të projektit ku ndiqet ecuria e zbatimit fizik të investimit dhe informacioni i dërgohet Thesarit për zbatimin financiar të projektit (kontabilizimi i shpenzimeve);
  6. Raportimi i projekteve, Vlerësimi dhe Auditimi ku raportohet për zbatimin fizik dhe financiar të projektit. Ky informacion i dërguar testohet kundrejt rregullave financiare dhe realizimit të treguesve të perfomancës së projektit.

Ministria e Financave thotë se, propozimet për investim duhet të marrin në shqyrtim sa më shumë mënyra alternative për zgjidhjen e problemit dhe realizimin e objektivave.

Për shembull, për te zgjidhur rritjen e kërkesës për energji elektrike të një vendi, ekziston një zgjedhje midis ndërtimit të një hidrocentrali apo një termocentrali. Brenda tyre ka gjithashtu disa alternativa, si p.sh. në rastin e hidrocentralit mund te zgjedhim midis digave apo gjeneratorëve të përmasave të ndryshme, të kombinuar në mënyra të ndryshme, shkruan Monitor.

Ndërsa në rastin e termocentraleve mund të zgjedhim lëndën djegëse, fuqinë, vendndodhjen, etj. Ne një tjetër shembull, i cili lidhet me mbipopullimin e klasave në shkollat fillore të qyteteve, mund të merren në shqyrtim alternativa e ndërtimit të një shkolle të re, ndërtimit të anekseve të një shkollë ekzistuese, marrjes me qira, organizimin e mësimit në turne të ndryshme, transportimin e nxënësve në shkolla të tjera, etj.

Analiza e alternativave është një pjese shume e rëndësishme e analizës se investimit. Qëllimi i zhvillimit te opsioneve alternative është qe te ndihmoj ne gjetjen e nje zgjidhjeje efektive dhe ekonomike te përdorimit te fondeve, qe përmbush rezultatet e dëshiruara dhe objektivat e ndërhyrjes me investimin.

Tags: fondet publikekritereMinistria e Financaveprojekte

TË LIDHURA

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%
Aktualitet

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

22:30 | 25/02/2026
Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Aktualitet

Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

21:56 | 25/02/2026
Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

21:29 | 25/02/2026
Next Post
Shqiptari shmang rojet e sigurisë, arratiset nga burgu i Greqisë

Shqiptari shmang rojet e sigurisë, arratiset nga burgu i Greqisë

Beteja e mandatit të Idrizit, PS sfidon PDIU: Të rinumërohen votat

Beteja e mandatit të Idrizit, PS sfidon PDIU: Të rinumërohen votat

VIDEO/ Vazhdon rreziku nga temperaturat ekstreme në vend, 12 vatra zjarri në 24 orë

VIDEO/ Vazhdon rreziku nga temperaturat ekstreme në vend, 12 vatra zjarri në 24 orë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë
Bota

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë

by mirseda
22:46 | 25/02/2026
0

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, deklaroi sot se më shumë se 1,780 qytetarë afrikanë po...

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

22:30 | 25/02/2026
Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

22:17 | 25/02/2026
Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

21:56 | 25/02/2026
Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

21:29 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com