Një shqiptar i burgosur në Greqi, ka arritur të arratiset duke u larguar me këmbë, pasi shmangu rojet e sigurisë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Burgun Bujqësor Tirintha, në rajonin e Argolis.
Mësohet se shqiptari është rreth 35 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur.
Pasi ka shmangur rojet e sigurisë, i dënuari është larguar në këmbë në drejtim të paditur.
Sipas medieve greke, shqiptari është biond rreth 1.75 cm i gjatë dhe kishte veshur pantallona blu dhe një bluzë të zezë. Të burgosurit në Burgun Bujqësor Tirintha u jepet mundësia të punojnë si bujq në fermat e burgut për të ulur dënimin e tyre.