Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ministria e Brendshme përjashton Komitetin e Helsinkit nga Komisioni i Azilit

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ministria e Brendshme përjashton Komitetin e Helsinkit nga Komisioni i Azilit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit njoftoi opinionin publik të mërkurën se Ministria e Brendshme ka vendosur përjashtimin e këtij grupi nga anëtarësia në Komisionin Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, institucionin që vendos se cili nga refugjatët e huaj që kanë bërë kërkesë për mbrojtje në Shqipëri meriton apo jo t’i jepet azil.

Vendimi për përjashtimin vjen në një kohë kur Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit po përballen me akuza në rritje për dhunim të të drejtave të njeriut. Vetë komisioni i azilit është institucioni i akuzuar se lejoi ekstradimin e paligjshëm të shtetasit turk Harun Çelik në janar të vitit 2020 ndërsa Policia e Shtetit u kritikua në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut se ka mbajtur njerëz të ndaluar pas protestave të dhjetorit të kaluar përtej afateve ligjore të përcaktuara.

Ministria e Brendshme nuk iu përgjigj kërkesës për koment të dërguar nga BIRN deri në kohën e publikimit të këtij lajmi. Policia e Shtetit nuk iu përgjigj kërkesës për koment dërguar veçmas në lidhje me kritikat e raportit të Departamentit të Shtetit.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit bëri të ditur në letrën e vet se heqja e përfaqësimit të saj në komision duket se është bërë gjashtë muaj më parë, por se Ministria e Brendshme nuk ka njoftuar për ndryshimin.

“Me shqetësim, referuar pikës 2 të këtij vendimi, vërejmë se KShH nuk është më anëtar i Komisionit, i cili tashmë përbëhet vetëm nga përfaqësues të katër Ministrive si pjesë e Këshillit të Ministrave, dhe një përfaqësues nga Shërbimi Informativ i Shtetit”, thuhet në letrën publike të KShH-së.

“…shprehim me anë të kësaj letre të hapur, keqardhjen tonë lidhur me këtë ndryshim, i cili përbën një regres në drejtim të standarteve të mëparshme të transparencës, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies, për përfaqësimin e sektorit të shoqërisë civile në përbërjen e këtij Komisioni,” shkruhet më tej në letër.

Komisioni i azilit në Ministrinë e Brendshme shqyrton rastet e shtetasve të huaj, të cilët kërkojnë mbrojtje në Shqipëri për shkak se mund të jenë viktima të persekutimit në vendin e tyre për arsye të bindjeve politike, besimit fetar, përkatësisë etnike e të tjera. Nuk ka shumë njerëz të kësaj natyre që kërkojnë mbrojtje në Shqipëri por dy raste të shqyrtuara me bujë gjatë viteve të fundit kanë të bëjnë që të dyja me shtetas turk të cilët kërkojnë mbrojtje nga qeveria e Erdogan, nën frikën se do të persekutohen politikisht, të dyshuar për lidhje me grupin Gulenist.

Komiteti i Helsinkit ishte përcaktuar si përfaqësues i shoqërisë civile në këtë komision, i cili përbëhet nga përfaqësues të ministrive, të cilët, sugjerohet se duhet të jenë nëpunës të administratës publike civile dhe jo përfaqësues politikë, por që në fakt nuk janë të tillë.

Komiteti i Helsinkit në letrën e saj u ankua veçanërisht “për sjelljen e papërshtatshme nga pikëpamja etike dhe procedurale,” të Plarent Ndrecës, në atë kohë sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, i cili ka qenë kryetar i komisionit të azilit dhe personi përgjegjës në rastin e kërkesës për azil të shtetasit Selami Simsek, një turk tjetër i dyshuar si gulenist. Në mars të këtij viti, Gjykata Administrative deklaroi se Komisioni i Azilit “ka shkelur ligjin” në rastin e Simsek duke i refuzuar atij azilin. /reporter.al

Tags: Komiteti Shqiptar i Helsinkitministria e brendshme

TË LIDHURA

LAJMI I FUNDIT/ Lirohet nga burgu Lefter Koka
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Lirohet nga burgu Lefter Koka

11:37 | 11/12/2025
Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”
Aktualitet

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”

11:19 | 11/12/2025
Balla i prerë me opozitën: Sot votojmë Avokatin me kandidaturat që keni sjellë ju!
Politikë

Balla i prerë me opozitën: Sot votojmë Avokatin me kandidaturat që keni sjellë ju!

11:13 | 11/12/2025
Next Post
Çuçi: Mbi 80% e shërbimeve të Gjendjes Civile do të jenë online

Çuçi: Mbi 80% e shërbimeve të Gjendjes Civile do të jenë online

Aksion i madh në Lezhë, goditet grupi kriminal

Krimi, “të fortët” dhe policia…

“Sulmoi selinë e PD për t’i dorëzuar partinë Metës”, Berisha ia kthen Bashës

Basha thirrje SPAK që ta hetonte, Berisha: Ka procese me FBI e drejtësinë belge







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

LAJMI I FUNDIT/ Lirohet nga burgu Lefter Koka
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Lirohet nga burgu Lefter Koka

by mirseda
11:37 | 11/12/2025
0

GJKKO ka liruar nga qelia ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Lajmi në përditësim…

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”

Drejtori i Milanit, dekorohet nga Presidenti i Republikës…në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderebut”

11:19 | 11/12/2025
Balla i prerë me opozitën: Sot votojmë Avokatin me kandidaturat që keni sjellë ju!

Balla i prerë me opozitën: Sot votojmë Avokatin me kandidaturat që keni sjellë ju!

11:13 | 11/12/2025
35-vjetori i themelimit/ Selia blu ndryshon pamje, përgatitet për festë

35-vjetori i themelimit/ Selia blu ndryshon pamje, përgatitet për festë

11:09 | 11/12/2025
Pas Xholit, para anëtarëve të KLP  del kandidatja tjetër për drejtimin e SPAK, Dolereza Musabelli

Pas Xholit, para anëtarëve të KLP del kandidatja tjetër për drejtimin e SPAK, Dolereza Musabelli

11:04 | 11/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com