Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ministria e Brendshme hedh poshtë akuzat: Policia nuk ka lidhje me politikën

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ministria e Brendshme hedh poshtë akuzat: Policia nuk ka lidhje me politikën

Ministria e Brendshme, referuar rastit të Xhisielës, nënvizon se nuk ka patur asnjë favorizim të askujt, pavarësisht emrit apo mbiemrit që mban. Po kështu, theksi vihet edhe tek Policia e Shtetit, ku sipas ministrisë, nuk është ndjerë e intimiduar nga asnjë palë, dhe veprimet e saj kanë qenë korrekte dhe profesionale.

Duke iu referuar akuzave ndaj policisë, Ministria e Brendshme sqaron se të gjitha tentativat për përdorimin politikisht të Policisë së Shtetit, kanë si qëllim shfokusimin nga orientimi strategjik dhe operacional, ndaj grupeve dhe interesave kriminale.

“Ministria e Brendshme, përtej çdo reagimi emocional apo te motivuar politikisht, ripërsërit edhe njëherë qëndrimin e palëkundur institucional, duke rikonfirmuar korrektesën e veprimeve të kryera nga Policia e Shtetit, për rastin e Xhisiela Malokut. Gjykojmë të arsyeshme dhe nuk do të rreshtim së përsërituri se nuk ka patur asnjë favorizim të askujt, pavarësisht emrit apo mbiemrit që mban.

Ky është momenti të ritheksojmë se kallëzimi dhe ndjekja penale e të kallëzuarve, nuk u mbyllën nga policia edhe pse denoncuesja insistoi të tërhiqte padinë. Brenda 24 orëve pati reagim ndëshkues, duke pezulluar dhe proceduar penalisht në Prokurori punonjësin e policisë, i cili nuk veproi konform ligjit dhe detyrës. E ritheksojmë se Policia e Shtetit nuk është ndjerë e intimiduar nga asnjë palë, dhe nga askush dhe veprimet e saj kanë qenë korrekte dhe profesionale. Ky është standardi, me të cilin Policia e Shtetit punon prej vitesh.

Pavarësisht politizimit të skajshëm të këtij rasti, për të cilin ndjejmë keqardhje të thellë, dua të konfirmoj se Policia e Shtetit trajton duke iu referuar të dhënave të vitit të fundit 4500 raste të dhunës në familje, dhe dhunës me bazë gjinore.

Për ne lufta kundër dhunës në familje, dhe lufta kunder dhunes me baze ligjore, nuk eshte çeshtje e dites por pune e perditshme ndaj te ciles punojme me devotshmeri perdite. Policia është dera e parë ku qytetarët drejtohen për ndihmë, denoncimet janë rritur nga viti në vit, jo sepse dhuna është shtuar, por sepse qytetarët kanë më shumë besim tek policia.

Tentativat për përdorimin politikisht të Policisë së Shtetit, kanë si qëllim shfokusimin nga orientimi strategjik dhe operacional ndaj grupeve dhe interesave kriminale. Institucionet nuk bazohen në shpërthim emocionale, por në dispozita ligjore dhe standarde. Sigurojmë edhe njëherë qytetarët se Policia është dhe do të mbetet aty, do te jete e qytetarëve dhe në shërbim të tyre, në zbatim të ligjit”, përfundon reagimi për mediat.

Tags: ministria brendshmepolicia

TË LIDHURA

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme/ Rrëzohet ura e Glinës, bllokohen 5 fshatra në Gjirokastër
Aktualitet

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme/ Rrëzohet ura e Glinës, bllokohen 5 fshatra në Gjirokastër

12:01 | 21/11/2025
Vdekja e bashkëshortes së futbollistit Alban Hoxha, 1 vit burg reanimatores, 6 muaj kirurgut Rexhepi
Aktualitet

Vdekja e bashkëshortes së futbollistit Alban Hoxha, 1 vit burg reanimatores, 6 muaj kirurgut Rexhepi

11:44 | 21/11/2025
Vlorë/ Shiste lëndë narkotike, policia arreston 21-vjeçarin në flagrancë
Aktualitet

Vlorë/ Shiste lëndë narkotike, policia arreston 21-vjeçarin në flagrancë

11:42 | 21/11/2025
Next Post
Njihuni me dy shkencëtarët e çmimit Nobel për Mjekësi

Njihuni me dy shkencëtarët e çmimit Nobel për Mjekësi

Vitet ikin, klasi mbetet. Van Persie shënon eurogol me goditje dënimi (Video)

Vitet ikin, klasi mbetet. Van Persie shënon eurogol me goditje dënimi (Video)

Njihuni me zhvillimet kryesore të ditës, përmes edicionit informativ (Video)

Njihuni me zhvillimet kryesore të ditës, përmes edicionit informativ (Video)







JU REKOMANDOJMË

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme/ Rrëzohet ura e Glinës, bllokohen 5 fshatra në Gjirokastër
Aktualitet

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme/ Rrëzohet ura e Glinës, bllokohen 5 fshatra në Gjirokastër

by mirseda
12:01 | 21/11/2025
0

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në bashkinë Dropull, ku ura e...

Vdekja e bashkëshortes së futbollistit Alban Hoxha, 1 vit burg reanimatores, 6 muaj kirurgut Rexhepi

Vdekja e bashkëshortes së futbollistit Alban Hoxha, 1 vit burg reanimatores, 6 muaj kirurgut Rexhepi

11:44 | 21/11/2025
Vlorë/ Shiste lëndë narkotike, policia arreston 21-vjeçarin në flagrancë

Vlorë/ Shiste lëndë narkotike, policia arreston 21-vjeçarin në flagrancë

11:42 | 21/11/2025
Debat i ashpër në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Teliti kërkon transparencë mbi drejtimin e bashkisë

Debat i ashpër në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Teliti kërkon transparencë mbi drejtimin e bashkisë

11:37 | 21/11/2025
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e përjetshëm për 2 autorët e ngjarjes së Lushnjës

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e përjetshëm për 2 autorët e ngjarjes së Lushnjës

11:22 | 21/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com