Ministri i Turizmit, Blendi Klosi shprehet se zona e jugut po projektohet të kthehet në një zonë elitare.
I ftuar në emisionin “Arena”, Klosi tha mes të tjerash se edhe lejet për të ndërtuar hotele dhe strukturat akomoduese do të jenë të gjitha të standardeve 4 dhe 5 yje.
“Ne e kemi të nevojshme që Shqipëria të marri energji dhe besoj se ja kemi dalë të ruajmë që në zonat turistike të mos lejohen ndërtime masive dhe hotele të stërmëdha që sjellin masë dhe jo elitë.
Sidomos zona e jugut edhe në strategjinë tonë të zhvillimit të turizmit është projektuar e gjitha si zonë elitare ku edhe lejet për të ndërtuar hotele dhe strukturat akomoduese do të jenë të gjitha të standardeve 4 dhe 5 yje, sidomos 5 yje për ta afruar zonën elitare. Zona e rërës do kërkojë të ketë masë dhe do ketë hotele masive. Sot problemi është destinacioni kryesore sepse ka hapësira për të pritur shumë turistë sepse ajo që do të ndodhë është kjo hotelomania që shumë biznese po kërkojnë të bëjnë vila dhe hotele dhe ky besoj ky është hapi i 2-të, për të shkuar te hapi i 3-të, turizmi elitar”, deklaroi Klosi.