Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ministri Karakaçi inspekton punimet për ujësjellësin e Elbasanit

2 javë ago
in Aktualitet, Kryesore

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektoi këtë të hënë punimet në ujësjellësin e qytetit të Elbasanit, një investim i financuar nga Banka Gjermane KfW me vlerë rreth 13 milionë euro.

Projekti ka mundësuar përmirësimin e ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm në qytet, duke siguruar aktualisht furnizim 24 orë për rreth 60% të popullsisë së Elbasanit. Investimi përfshin rehabilitimin e dy depove ekzistuese me kapacitet 2000 m³ secila, si dhe ndërtimin e një depoje të re me të njëjtin kapacitet, e ndarë në dy seksione. Këto ndërhyrje kanë rritur si cilësinë, ashtu edhe sasinë e ujit të pijshëm, si dhe kanë ulur humbjet në rrjet.

“Pas këtij investimi, përgatitemi për fazën e radhës që synon mbulimin 100% të qytetit me furnizim 24 orë ujë”, tha Karakaçi, duke theksuar se do të vijojnë investimet edhe në stacionet e pompimit për rritjen e eficiensës energjetike.

Ai shtoi se reforma në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve dhe bashkimi i shoqërive ka sjellë përmirësim të ndjeshëm të performancës financiare të ndërmarrjes në Elbasan, duke arritur nivele arkëtimi 105%, përfshirë edhe detyrimet e prapambetura. Aktualisht ujësjellësi i Elbasanit mbulon 100% të kostove të energjisë elektrike.

Projekti përfshin gjithashtu automatizimin e sistemit të furnizimit me ujë dhe monitorimin në distancë përmes një sistemi SCADA, duke mundësuar kontroll më të mirë të depove dhe rrjetit, si dhe rritje të cilësisë së shërbimit për qytetarët.

Ministri theksoi edhe se investime të tjera në sektorin e ujësjellësit të Elbasanit do të vijojnë edhe në buxhetin e vitit 2026, me fokus të veçantë në rritjen e eficensës energjetike dhe përmirësimin e mëtejshëm të shërbimit.

TË LIDHURA

Aktualitet

Mbahet një minutë heshtje në protestë në nderim të policit të vrarë në Maliq

20:02 | 04/06/2026
Aktualitet

Pedagogia nga Suedia i bashkohet protestës për Zvërnecin: Koha për bashkim kombëtar

19:16 | 04/06/2026
Kryesore

Rama nga Porto Montenegro për protestat: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

19:04 | 04/06/2026
Next Post

Studentët nisin protestën për gjuhën shqipe në RMV, bashkohen edhe të rinjtë nga Kosova

Shkëputet suvatimi nga fasada e pallatit në Durrës, materialet bien në rrugë dhe dëmtojnë automjetin

BE paralajmëron takim Kosovë-Serbi: Palët të shmangin kushtet për dialogun







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Mbahet një minutë heshtje në protestë në nderim të policit të vrarë në Maliq

by mirseda
20:02 | 04/06/2026
0

Aktivisti Gent Progni ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Maliq, ku...

Zhupa-Ballës për protestat në Zvërnec: Po fabrikoni skenarë me autobusë nga Greqia

19:44 | 04/06/2026

Koçiu: Investimi në Zvërnec, mundësi për vende pune dhe zhvillim ekonomik

19:18 | 04/06/2026

Pedagogia nga Suedia i bashkohet protestës për Zvërnecin: Koha për bashkim kombëtar

19:16 | 04/06/2026

Korreshi ironizon problemet në shëndetësi: Më thanë se isha me leuçemi!

19:15 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com