Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ministri i Brendshëm tejkalon kompetencat, ndërhyn në aksionin e Prokurorisë

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ministri i Brendshëm tejkalon kompetencat, ndërhyn në aksionin e Prokurorisë

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj është filmuar teksa ndërhyn në një operacion të prokurorisë për të sekuestruar disa prozhektorë, që dyshohet se kanë shkaktuar helmimin e dhjetëra personave në mitingun hapës të Partisë Demokratike, të shtunën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndryshe sa përcaktojnë kompetencat e tij si funksionar i dikasterit të Ministrisë së Brendshme, ministri teknik Demiraj ndërhyn në hetimet e prokurorisë dhe nuk lejon oficerët e Policisë Gjyqësore që të marrin prozhektorët, si provë për hetimin.

Argumenti që ai jep është se prozhektorët i duhen kompanisë për aktivitetin e një subjekti politik.

Ministri Demiraj: Janë për fushatë nesër.

Oficeri: Po dakord që janë për fushatë, por.

Ministri Demiraj: Ktheji të gjitha mbrapa. Merrni vetëm 1 dhe vazhdo procedurën konform ligjit. Dakord? Jo të 12-ta.

Oficeri: 11 kam unë këtu, aq sa kanë qenë në miting.

Ministri Demiraj: Po pra, por s’mund t’i marrësh të 11-ta se nesër ka miting subjekti politik. Ne nuk jemi këtu për të penguar subjektet politike.

Oficeri: Jo mo shef, se as e vë në diskutim fare unë këtë…

Ministri Demiraj: Të marrësh vetëm 1. Të tjerat… merre, 1 dhe bëje hetimin.

Kush i ka ngarkuar ata? Ktheji mbrapsht! Ku është ai i zoti i kësaj? Ke nesër aktivitet politik?

Përfaqësuesi i kompanisë: Po

Ministri Demiraj: Ku e ke?

Përfaqësuesi i kompanisë: Po s’e di, se na u ndërpre e gjithë procedura nga kjo punë. 

Ministri Demiraj: Kjo s’ka sens mo… O çuna, kjo s’ka sens. Si merren 12 drita të objektit, të firmës që ka aktivitetin për subjektin politik. Me ç’a do e bëjë aktivitetin nesër ky.

Sipas Ministrit, Prokurorisë nuk i duhet të hetojë mbi të 12 prozhentorët, por i mjafton vetëm një.

Ministri Demiraj: Atë nuk është se… duhen të 12 –ta për të bërë hetim. Hetimi bëhet mbi 1 dhe dilet në konkluzion. Ajo nuk është armë që ka qëlluar dhe duhen 12 armë.

Oficeri i policisë gjyqësore tenton t’i shpjegojë se kështu ka vendosur prokurori që kryeson hetimet. Por Demiraj i kërkon të mos e zbatojë vendimin e prokurorit dhe e urdhëron t’i kthejë prozhektorët e sekuestruar.

Oficeri: O shef, ne kështu na kanë thënë…

Ministri Demiraj: Kthejini shpejt, shpejt. Urgjent! Kthejini mbrapa, vetëm 1 do merrni.

Sipas Prokurorisë, helmimi mund të jetë shkaktuar nga dritat e prozhektorëve. Por nuk dihet se nga cili prej tyre, pasi vetëm një pjesë e pjesëmarrësve u infektuan. Për të zbuluar se cili nga prozhektorët mund ta ketë shkaktuar ketë efekt dhe nëse kanë qenë prozhektorët shkaktarë, prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e tyre si provë për ekzaminim.

Por ndërhyrja e Ministrit, jo vetëm e pengon hetimin, por kompromenton edhe provat hetimore, duke i lënë ato të pambikëqyrura, ndryshe nga sa ka urdhëruar prokurori, i cili është autoriteti i vetëm që vendos mbi hetimin. /Tv Klan/

Tags: kompetencaMinistri i Brendshëmprokuroritejkalon

TË LIDHURA

Durrës/ 91-vjeçari godet me sende të forta dhëndrin e moshuar, përfundojnë të dy në spital
Aktualitet

Durrës/ 91-vjeçari godet me sende të forta dhëndrin e moshuar, përfundojnë të dy në spital

20:12 | 13/03/2026
Lezhë: Qytetarët ndezin qirinj për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj
Aktualitet

Lezhë: Qytetarët ndezin qirinj për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

20:05 | 13/03/2026
Lapaj: Policia politike e Ramës më përndjek, në 13 vite s’çuan asnjë ministër në Prokurori
Politikë

Lapaj: Policia politike e Ramës më përndjek, në 13 vite s’çuan asnjë ministër në Prokurori

19:31 | 13/03/2026
Next Post
Përçahet grupi kundër Bashës, Bregu: Na duhet fitorja e PD-së, jo shkarkimi i kryetarit

Përçahet grupi kundër Bashës, Bregu: Na duhet fitorja e PD-së, jo shkarkimi i kryetarit

Palma, këngëtarja më e re në tregun muzikor

Palma, këngëtarja më e re në tregun muzikor

Sony dhe Mercedes-Benz prodhojnë laptop-in unikal

Sony dhe Mercedes-Benz prodhojnë laptop-in unikal







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Zyrtari iranian përgjigjet Hegseth: “Janë fshehur si minjtë, udhëheqësit në ishullin e Epsteinit”
Bota

Zyrtari iranian përgjigjet Hegseth: “Janë fshehur si minjtë, udhëheqësit në ishullin e Epsteinit”

by mirseda
20:15 | 13/03/2026
0

Kreu i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, i është përgjigjur ashpër Sekretarit amerikan...

Durrës/ 91-vjeçari godet me sende të forta dhëndrin e moshuar, përfundojnë të dy në spital

Durrës/ 91-vjeçari godet me sende të forta dhëndrin e moshuar, përfundojnë të dy në spital

20:12 | 13/03/2026
Poloni–Shqipëri: Hapet shorti për biletat e tifozëve shqiptarë

Poloni–Shqipëri: Hapet shorti për biletat e tifozëve shqiptarë

20:07 | 13/03/2026
Lezhë: Qytetarët ndezin qirinj për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

Lezhë: Qytetarët ndezin qirinj për 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj

20:05 | 13/03/2026
Izraeli: 7 mijë sulme kundër Iranit, 1 mijë në Liban që nga nisja e luftës

Izraeli: 7 mijë sulme kundër Iranit, 1 mijë në Liban që nga nisja e luftës

20:02 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com