Ministri teknik i Shëndetësisë, Arben Beqiri, mori sot vendim për pezullimin e dhënies së lejeve vjetore, nëpunësve të administratës në varësi të këtij institucioni, deri më 25 qershor 2015, si dhe pezullimin e lejeve të dhëna.
Vendimi i sotëm vjen pas atij të ministrit të Drejtësisë dhe të Financave, që urdhërojnë pezullimin e lejeve, me qëllim mospërfshirjen e administratës publike në fushatën zgjedhore.
Nga ana tjetër, vet kryeministri Rama por edhe drejtoresha e DAP-it, Albana Koçiu, kanë deklaruar se kjo masë është e vlefshme vetëm sa i takon orarit zyrtar të administratës dhe se pas këtij orari është e drejta e gjithsecilit të bëhet ose jo pjesë e aktiviteteve partiake.