Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Metamorfozat e Hyzmeqarit!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ahmet Zogu dhe heronjtë që vetëkrenohen

Nga: Agron Gjekmarkaj

Të shërbesh është një gjë e fisme dhe sidomos ndaj njerëzve në nevojë ku e ku më teper! Çdo lloj pune është një farë shërbimi i cili paguhet dhe kjo është në natyrën e gjërave dhe kjo vlen për Presidentin e Republikës dhe per një kamerier në skajin më të epërm të Republikës. “Hyzmeqari” është një fjalë turke dhe shfaq një semantike tjetër e cila më shumë sesa profesion është gjëndje karakteriale.

Hyzmeqari ka vetëm një referencë ndaj së cilës nuk ndryshon kurrë është dhe ajo është shefi ose shefja ! Nuk ka rëndësi rangu i shefit, qehaja, bej, Kryeministër, Kryetar partie, apo përgjegjës lavazhi apo menaxhere marketingu.

Hyzmeqari ka vetëm një gjendje shpirtërore atë të shefit a shefes, ka vetem një hall atë të atij e asaj dhe ka vetëm një menyrë per të zgjidhur të vetat e realizuar ambicjet duke shfaqur besnikëri pa kushte, admirim pa kufij. Kësisoj hyzmeqari ngjit shkallët. Gjatë rrugës teksa ai bën hyzmet, merr fyerje dhe komplimete, ndaj të parave ul kokën dhe ikën pak i skuqur, ndaj të dytave gëzohet me tepri dhe shpërthen në falenderime dhe mirënjohje për të cilën fjalët nuk mjaftojnë! Ndonjëherë i përplaset dera në fytyrë e herë tjeter i ofrohet një kafe, dhe ai vazhdon, bën hyzmet duke prituar ditën e tij !

Një ditë e ka dhe gjarpri nën gurë thotë Martin Camaj në një poezi. Në një stinë ndërron shef duke lënë pas atë të dikurshmin të cilin fillon e trajton si vartës. Kënaqësitë e para i trokasin. Kujtesa e thërret në kauzë, ajo i rreshton frustimet e shpeshta, ndoj fyerje shkallëve, ndoj shkelm në të prapme, mbase një sharje të shpejtë dhe ai teksa rrit hyzmetin ndaj shefit të ri, ul respektin e shërbestarinë ndaj të vjetrit, shton ftohtësinë dhe distancën. Dikur sufllaqet i hante në të rradhë tani ja sjellin në zyrë. Në politikë ky tip ndeshet dendur! Ai del nga qilarët e askundit tek realizon metamorfozën e vet si personazh kafkian.

Atij emrin ja jep hua formacioni politik dhe ja merr koha. Krenarinë që se ka patur ja ngjit posti. Ai shtyn me brryla për të kaluar hallkat dhe buzëqeshjen e përunjur të fiksojë në foto. Me atë foto në dorë a tv u imponohet vartësve të rinj si shenjë pushteti. Ai është burrë. Ajo është grua. Nuk ka moshë dhe gjini. Madje ngjan edhe me ëngjejt nuk ka seks është vetëm një.

Përgjaket ferrave për të dalë nga anonimiteti ku të vetmen fuqi magnetike ka vëmendjen e shefit. Cirku është sporti i tij i përditshëm për të rrokur shikimin e atij mësipër kurdo e kudo që ai i hedh sytë. Ecën Hyzmeqari dhe merr poste dhe si grami me vreshtin zë hapësiren dhe kohën e shefit duke i krijuar atij iluzionin se është gjithçka për të, sy vesh e gojë. I shtyn të tjerët më shumë. Fati i cakton vartës, ata i trajton si dikur atë shefi i parë me arrogancë, distancë dhe ftohtësi. Sillet si udhëheqës i uruari, flet me “ne” ,” ne vendosëm”, ”ne e dimë mirë”, “ne e njohim”, “ne i dhamë çfarë desh” , ” ne e duam atë” ! Nuk e njeh respektin e quan të parëndesishëm se nuk e ka takuar kurrë.

Intelektuali e bezdis, nuk i njeh statusin, nuk e thërret shef ndaj ai e urren atë dhe ndërton fabula për ta poshtëruar dhe larguar.

Jeta e ka vën qyqar hyzmeqarin mes dy zgjidhjesh bindjes së verber dhe arrogancës së fsheur, shpejtësisë për të zbatuar urdherin dhe zjarrmisë për të dhënë urdher. Hyzmeqari tund e shkund vetem një kartë atë të devocionit pa kushte ndërsa fantazia i harbohet si udhëtim në ferr. Ai kërkon ku janë e ku nuk janë “armiqtë” e shefit. Ai ka nevojë për ta dhe të shfaqet si kamxhiku i tyre. I krijon kur nuk ekzistojnë, i zmadhon kur janë të vegjël, i dëbon kur janë të rrezikshëm dhe menjeherë krijon të rinj.

Syri vigjilent i kap ata në ag të dites dhe muzg të nates. Ai peson transformim të madh nga ecja në këmbe e biçiklete, tek makina me shofer e badigard, nga qilari te zyra me sekretar apo sekretare. Ai fillon të ndertojë rrjet. Ndjen një nevojë për vartës. Hyzmeqarët e tij kërkon. Mendoni sa e peshtirë bëhet politika jo pak herë në këtë rrjetë merimange mes hyzmeqaresh që nderrojnë rrolet. Suksesi personal varet nga cilësia, shpejtësia dhe dendësia e Hyzmetit.

Tags: Agron GjekmarkajHyzmeqari

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Vijojnë të thyejnë rregullat e BB VIP, mbërrin një tjetër zarf i zi

Vijojnë të thyejnë rregullat e BB VIP, mbërrin një tjetër zarf i zi

Talebanët urdhërojnë pronarët e dyqaneve t’u presin kokën manekinëve

Talebanët urdhërojnë pronarët e dyqaneve t'u presin kokën manekinëve

Shoqata e Infermierëve: Të përlyerit në korrupsion duhet të bëhen shembuj

Pandemia/ Gjatë dhjetorit më pak raste dhe viktima në Shqipëri

JU REKOMANDOJMË

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?
Showbizz

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

by mirseda
22:57 | 26/07/2025
0

Një trend i ri në TikTok po sfidon gravitetin: përdoruesit qëndrojnë mbi pirgje sendesh të çuditshme, nga...

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

21:38 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com