Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Meta: S’bëhem pishman për vendimin ndaj Janullatos, në vitin 2000 ndryshova mendim

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Meta: S’bëhem pishman për vendimin ndaj Janullatos, në vitin 2000 ndryshova mendim

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha sonte se është plotësisht i bindur se ka marrë një vendim të drejtë duke i dhënë shtetësinë Anastas Janullatos. Në një intervistë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Meta deklaroi se Janullatos i plotëson të gjitha kriteret. Meta shprehu konsideratat më të larta kur tha se Janullatos ringriti nga hiri Kishën Autoqefale të Shqipërisë duke e bërë atë sot në një nga kishat më të nderuara në botë.

“Kam qenë shumë i bindur dhe sot jam shumë i bindur, në të shkuarën do të jem edhe më i bindur. Sepse mua me vjen keq, pasi ne ende vazhdojmë të politizojmë çështjen e besimit. Jam shumë i bindur për drejtësinë e vendimit për Janullatosin sepse jo vetëm Fortlumturia e Tij i plotëson të gjitha kriteret por sepse ai ringriti nga hiri Kishën Autoqefale të Shqipërisë duke e bërë atë sot në një nga kishat më të nderuara në botë”. Kështu është shprehur Presidenti i Republikës Ilir Meta sonte në emisionin” deklaroi Meta.

Ai tha se vendimi për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Anastas Janullatos ishte një detyrim së pari ndaj besimtarëve ortodoksë shqiptarë:

“Ka qenë jo vetëm një detyrim ndaj të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë por ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e shumë personaliteteve të shquara të vendit tonë, doktorë, rektorë, ish-dekanë, emra nga më të shquarit të mjekësisë, të shkencës. Por për popullin grek Janullatos nuk është thjesht një klerik i lartë por një idhull i adhuruar për shkak të personalitetit të tij të jashtëzakonshëm, si mendimtar në fushën e besimit dhe të teologjisë, si idealist dhe humanist dhe personalitet me reputacion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar”, theksoi Meta.

Ai solli një ilustrim të këtyre deklaratave. “Edhe Mikis Teodorakis, kompozitori i madh grek që po bën 100 vjeç, në letrën publikë drejtuar Janullatosit i shkruante ‘Anastasi i zemrave tona’”, tha Presidenti i vendit.

Meta ka rrëfyer edhe diçka të pathënë ndoshta më parë në lidhje me qëndrimin e tij ndaj Janullatosit dhe ndryshimin e mendimit ndaj tij në vitin 2000 në Boston.

“Edhe unë deri në vitin 2000 kam pasur paragjykimet e mia për Janullatosin, por gjatë vizitës në Boston tek Kisha ortodokse shqiptare, ku takova At Artur Liolin, pata një bisedë vetëm për vetëm me të vetëm për çështjen e Janullatosit.

Ai më dha një ide shumë të mirë: ‘Mos e gjykoni nga kombësia, por shikojeni si një personalitet të besimit’. Disa vite më vonë, publikisht At Artur Liolin do të deklaronte se edhe Imzot Noli, po të ishte gjallë do ta priste dhe do ta respektonte Fortlumturinë e Tij”, tha Meta.

Ai tha më tej se ata që ende paragjykojnë Janullatosin i kujtojnë gjyshen dhe djalin e tij 6 vjeç.

“Kur isha i vogël gjyshja ime në fshat, kur bënim zhurmë na trembte duke na thënë: ‘Erdhi greku, erdhi greku!’, sepse në ato zona historikisht kishte pasur luftëra me grekët, ashtu si në Kolonjë, Korçë apo Panarit. Ndërsa më kujtohet kur para dhjetë vitesh, duke parë një film në Explorer për komunizmin, u bëra kurioz të pyesja djalin i cili ishte vetëm 6 vjeç dhe po luante me lodra se ç’mendim kishte ai për komunizmin. Ai pa u menduar fare mu përgjigj, ‘komunizmi varte priftërinjtë o ba’, dhe vazhdoi lojën. Këto fjalë të tij më kanë mbetur në mendje se çfarë kishte kuptuar ai nga komunizmi”, tha Meta

Tags: ‘pishman’janullatosmendimMetandajndryshovaS'bëhemVendiminvitin

TË LIDHURA

Protesta e PD, mbi 1000 qytetarë nisen nga Shkodra
Aktualitet

Protesta e PD, mbi 1000 qytetarë nisen nga Shkodra

16:33 | 17/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur
Aktualitet

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026
Takim me administratorët, Hajdari: Fokus te shërbimet dhe emergjencat në Tiranë
Aktualitet

Takim me administratorët, Hajdari: Fokus te shërbimet dhe emergjencat në Tiranë

16:05 | 17/04/2026
Next Post
“Kultivimi i kanabisit”/Rama: S’kemi fshehur asgjë, opozita flet gjëra që dihen

“Kultivimi i kanabisit”/Rama: S’kemi fshehur asgjë, opozita flet gjëra që dihen

Shkodran Mustafi shënon gol mjaft të bukur për Arsenalin (Video)

Shkodran Mustafi shënon gol mjaft të bukur për Arsenalin (Video)

Janullatos falënderon Metën për shtetësinë shqiptare, ja krahasimi që bën

Meta i shmanget pyetjeve "me spec" për Janullatos







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Protesta e PD, mbi 1000 qytetarë nisen nga Shkodra
Aktualitet

Protesta e PD, mbi 1000 qytetarë nisen nga Shkodra

by mirseda
16:33 | 17/04/2026
0

Rreth 1200 mbështetës të opozitës janë nisur në mënyrë të organizuar nga Shkodra, për të marrë pjesë...

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026
Takim me administratorët, Hajdari: Fokus te shërbimet dhe emergjencat në Tiranë

Takim me administratorët, Hajdari: Fokus te shërbimet dhe emergjencat në Tiranë

16:05 | 17/04/2026
Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

15:11 | 17/04/2026
GJKKO gjobit Bardh Spahinë, nuk zbatoi vendimin e gjykatës për kthimin në detyrë të ish drejtorit

GJKKO gjobit Bardh Spahinë, nuk zbatoi vendimin e gjykatës për kthimin në detyrë të ish drejtorit

15:07 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com