Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Meta përcillet me ‘dajak’ nga Struga, qytetarët e bëjnë për ujë të ftohtë

7 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Meta përcillet me ‘dajak’ nga Struga, qytetarët e bëjnë për ujë të ftohtë

Presidenti  Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Strugë, ku u prit në mënyrë të ngrohtë e vëllazërore nga Kryetari i Komunës së Strugës,  Ramiz Merko, këshilltarët e komunës, përfaqësues të bashkësive fetare, përfaqësues të forcave të ndryshme politike dhe qindra banorë të qytetit.

Gjatë takimit të përzemërt që pati në ambientet e Komunës së Strugës, Presidenti Meta bashkëbisedoi me Kryetarin e Komunës dhe këshilltarët rreth rolit të shqiptarëve në Maqedoni, por edhe për momentin e rëndësishëm që po kalojnë të dyja vendet në aspektin e integrimit evropian, perspektivën e shkëlqyer të Strugës, për të qenë një qendër rajonale e zhvilluar turistike, kulturore dhe ekonomike, etj.   “Struga është një qytet jashtëzakonisht i veçantë për të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Është një nga qytetet tona më të bukura. Është e gjitha një trevë me tradita të jashtëzakonshme patriotike me një rol të fortë në historinë e mbarë kombit, me figura të shquara për pavarësinë e Shqipërisë dhe në vazhdimësi. Vijmë në një moment të mirë, Shqipëria dhe Maqedonia sapo kanë marrë një rekomandim pozitiv nga KE për çeljen e negociatave dhe duhet të forcojmë të gjitha përpjekjet në javët që vijnë për të marrë dhe një vendim pozitiv nga këshilli i vendeve anëtare dhe në qershor”, – tha Presidenti i Republikës, duke u ndalur edhe zhvillimet në Maqedoni dhe pozitat e shqiptarëve.

“Besojmë që në Maqedoni është bërë një progres i rëndësishëm sidomos gjatë viti të fundit dhe këtë besoj e tregon edhe pozita e shqiptarëve. Për herë të parë kemi një kryetar të parlamentit që është zgjedhur nga forcat politike shqiptare. Po kështu kemi një vendosmëri të një shumice për të filluar sa më shpejt zbatimin e ligjit për gjuhën, që do t’i japë një zgjidhje të munguar deri tani, e që nuk është një privilegj që i bëhet popullit shqiptar, por një detyrim, është një domosdoshmëri.

Përveç të tjerash, besoj që edhe zgjedhja e emrit është më pranë se asnjëherë tjetër me Greqinë, gjë që do të ndihmojë Maqedoninë të ketë një frymëmarrje tjetër në të gjitha proceset, jo vetëm të anëtarësimit në NATO, të çeljes së negociatave me BE-në, por edhe një zhvillimi më të qëndrueshëm ekonomik. Ky është një interes i madh edhe i Shqipërisë, sepse Maqedonia është një vend fqinj, por jo vetëm kaq. Edhe për arsye se shqiptarët këtu janë një faktor i rëndësishëm dhe fatmirësisht një faktor pozitiv për stabilitet, për integrimin evropian për anëtarësim në NATO dhe unë besoj që edhe në nivel vendor është shumë e rëndësishme të rrisim rolin e komunave në këto shkëmbime”, – theksoi Presidenti Meta.

Pas këtij takimi, Presidenti i Republikës zhvilloi edhe një vizitë të shkurtër në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, ku studiojnë dhe punojnë të rinj nga rajoni dhe nga Shqipëria.

Por intelektualët shqiptarë  në Strugë dhe të tjerë kanë kritikuar presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, i cili përmes një postimi dje pas qëndrimit në Strugë shkroi në gjuhën serbo – maqedonase “Kako Struga nema druga” (përkthim: Si Struga nuk ka tjetër).

“Heren e tjeter kur ishe ne Strugen e bukur ike mjaft i merzitur dhe kerkuat qe te lirohet nga paraburgimi bashkeveprimtari juaj Temelko se gjeja eshte i semur.Temelko Ilir Meta duhet te denohet edhe ne Shqiperi per faktin se nje kryebashkiak nga shqiperia manipulon zgjedhjet ne shtet tjeter sidomos per te na mbivotuar ne Shqipetaret. Struganeve zoterot folu shqip se vet struga eshte autoktone shqiptare”, shkruan Vezir Pollozhani.Ndërsa Shpëtim Pollozhani reagoi duke thënë “Ne e kemi nje shprehje shqipe-autoktone, çdo rruge te çon ne Strugë”.

Gjithashtu edhe Mamut Skenderi u shpreh se: “ Shum e vertet shpetim por ket nuk e kuptojin lideret tan ato i kryejn punet pa kushte.Berisha njohu Maqedonin para 20 viteve pa zgjedhjen e ceshtjes Shqiptare Ilir Meta thot ta shtim Maqedonin ne Nato pa zgjedhjen e ceshtjes Shqiptare.Shqiptaret jasht truallit ame shqiperi po shiten si plack tregu per interesat e tyre personale dhe per nostalgjin qe kan per bashkim vllazrimin me boshtin pansllavist te nji internacionalizmi proletar te PPSH ose Titizmit Yugosllav,cka po ndodh me lideret tan kur gjuha shqipe asht autoktone dhe asht ghih hynore kto thon kako Struga nema druga perse nuk e thoni ne gjuhen e memes gjuhen e Naimit Cajupit si kjo strug nuk ka tjeter struge .Shqiptaret si duket edhe ket shekull do te ngelin te roberuar me kto lider te cilet e kan harruar edhe gjihen e vet te nenes por flasin me gjuhen e boshtit pansllavist qe bejn cmos me na shuajt si komb dhe nuk njohin dy gjuhsin dhe na barazojin me Romet Turqit pakic kombtare kur defakto ato jan pakic kombtare se ska gjuh Maqedonase po ka gjuh Bullgare dhe gjuh shqipe gjuha Maqedonase nuk ka kjo gjuh e ka vleften sa me kaluar uren e Vardarit”.

Nga ana tjetër edhe Adem Nika ka reagur duke u shprehur se:  A spate fjale shqipe z Mete a?! Ne ty dy anet flitet shqip dhe kane fjale shqipe boll qe pershkruajne kete qe thua ti ! Kjo i bjen qe ju si kryetar ua pranoni te drejten maqedoneve ardhacak mbi ate vend mbi ate pjese te kombit! Pak me i kujdeseshem duhesh te jesh z Meta se je president i Shqiperise.

Por, ndërkohë edhe Skënder Karaçica i ka dy fjalë për Meten:  Zotni President i Shqipërisë,Ilir Meta,lutemi që të flisni shqip!Për njoftimin tuaj ,,gjuha maqedone,,(sic!) u formua me nja tri katër fjalë nga e folmja e Velesit pas Luftës së Dytë Botërore dhe nuk ka ,,gjuhë maqedone,,!Gjuha shqipe(ende)nuk është bërë ,,zyrtare,,dhe kyretari i komunës së Strugës,Ramiz Merko nuk i prishet hiq fare qejfi që të flasë në ,,gjuhën maqesone,,(sic!)…,,Kako Struga,nema druga,,(sic!).Flisni shqip se Gjuha Shqipe është një nga gjuhët më të vjetra në Evropë!Protestë nga Amerika!

Nuk kanë munguar edhe komente të tjera me përmbajtje të ndryshme në adresë të presidentit Meta. TIRANA TODAY

Tags: ‘dajak’bëjnëftohtëMetapërcilletqytetaretStruga

TË LIDHURA

Mbyllja e autostradës Vorë–Durrës shkakton trafik dhe radhë kilometrike në Tiranë–Elbasan
Aktualitet

Mbyllja e autostradës Vorë–Durrës shkakton trafik dhe radhë kilometrike në Tiranë–Elbasan

19:40 | 13/10/2025
SPAK dërgon për gjykim 11 persona për kontrabandë nafte në Durrës, mes tyre edhe një polic
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 11 persona për kontrabandë nafte në Durrës, mes tyre edhe një polic

17:08 | 13/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’
Aktualitet

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Next Post
Ushtrimi i lehtë që ju ndihmon të reduktoni dhimbjen e shpinës

Ushtrimi i lehtë që ju ndihmon të reduktoni dhimbjen e shpinës

Video/Sali Berisha loton live në emision: Largimi im është pa kthim

Video/Sali Berisha loton live në emision: Largimi im është pa kthim

Video/Kuksiani ngriti në këmbë demokratët: Do çohemi sërish në protestë

Video/Kuksiani ngriti në këmbë demokratët: Do çohemi sërish në protestë







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së
Politikë

Të premten protestë gjithëkombëtare/ Rama ndan postimin: Njëzëri drejtësi për çlirimtarët e UÇK-së

by mirseda
20:39 | 13/10/2025
0

Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje LIRIA KA EMËR Nga...

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Jordanisë në “Air Albania”

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Jordanisë në “Air Albania”

20:38 | 13/10/2025
Marrëveshja e paqes, Izraeli: Afër 2 mijë palestinezë janë liruar nga burgjet tona

Marrëveshja e paqes, Izraeli: Afër 2 mijë palestinezë janë liruar nga burgjet tona

19:44 | 13/10/2025
Mbyllja e autostradës Vorë–Durrës shkakton trafik dhe radhë kilometrike në Tiranë–Elbasan

Mbyllja e autostradës Vorë–Durrës shkakton trafik dhe radhë kilometrike në Tiranë–Elbasan

19:40 | 13/10/2025
Prokurorët polakë akuza ndaj dy shtetasve rusë, Polonia “epiqendër” spiunazhi nga Rusia

Prokurorët polakë akuza ndaj dy shtetasve rusë, Polonia “epiqendër” spiunazhi nga Rusia

19:21 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com