Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Meta nuk dekreton shkarkimin e Bushatit, si ta lexojmë?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha, TT, W-Instant
Meta nuk dekreton shkarkimin e Bushatit, si ta lexojmë?

Nga Ferdinand Dervishi/Pas telenovelës me dekretimin e ministrit të Brendshëm Lleshaj, në horizont duket se do të nisin xhirimet për një tjetër film.

Presidenti Meta, pasi ka firmosur shkarkimet e ministrave të larguar nga Rama, ka ngurruar për një emër: ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Po si ta lexojmë këtë lëvizje të fundit të Presidentit?

A ka lidhje ky qëndrim me çështje parimore që krijojnë mosbindjen e presidentit për të dekretuar ministrin e ri të Jashtëm, Gent Cakaj? Me dyshimet se ai nuk plotëson kushtet, nuk ka staturën, formimin, eksperiencën e të tjera për të qenë ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, siç po flitet nga disa politikanë e përflitet edhe në disa media?

A ka lidhje ky hezitim me faktin se një personazh i tillë mund të hapë probleme për shkak të detyrës, mund të shkaktojë skandale diplomatike ndërkombëtare, mund të paraqesë papjekuri ridikuluese, apo më keq akoma mund të shkaktojë incidente që mund të rrezikojnë marrëdhënie historike mes Shqipërisë e shteteve të ndryshme etj?

Të paktën në sipërfaqe kjo është duke u parë apo lexuar.

Por ka edhe një tjetër shpjegim. Nuk është aspak çudi që Meta, edhe në këtë rast, më shumë se me Gent Cakajn, ta ketë problemin me kryeministrin Rama.

Janë probleme që kohët e fundit po shtohen dita-ditës. Probleme që kanë nisur qysh pas largimit të LSI nga tepsia e pushtetit, që pas shënjestrimit për korrupsion nga prokuroria apo edhe policia të drejtorëve apo zyrtarëve të ndryshëm të emëruar nga LSI,- kjo pas një fushate baltosjeje, qysh pas zvogëlimit të anëtarësisë së LSI për shkak të përthithjes nga PS, qysh pas përfoljes edhe për arrestime apo linçime të nivelit më të lartë – sidomos pas valëvitjes kërcënuese të reformës në drejtësi.

Pra përballë kësaj situate, nuk është aspak çudi që Meta të bëjë sa ka në fuqitë e tij kundër kryeministrit. Aktualisht Meta, si President i Shqipërisë, ka në duar të dekretojë, të zvarrisë apo të mos dekretojë fare vendime të Kryeministrit Rama. Dhe këtë ai është duke e bërë sa herë që i jepet, jo vetëm rasti, por edhe një pjesë e tij.

Kështu ai nuk dekretoi për gati një vit kreun e shërbimit sekret, bëri shumë rezistencë dhe mori shumë energji e vëmendje për ministrin e Brendshëm Lleshaj dhe duket këtë kërkon të bëjë edhe aktualisht me emërimet e reja të ministrave nga Rama. Madje këtë radhë në fushë ka më shumë mundësi për të nxjerrë kleçka, pasi bëhet fjalë për 9 shkarkime dhe po aq emërime.

Pra më shumë se i lidhur me çështje parimore, vendimi i fundit i Metes për t’u menduar për dekretimin e shkarkimit të Bushatit apo për të reflektuar për dekretimin e ministrit të ri Caka, ka lidhje me çështje më tokësore apo më banale. TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari
Aktualitet

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

12:32 | 21/04/2026
Kastrati Group modernizon aeroportin e Tiranës/ Gazetari i njohur britanik në CNN: Kalova për 5 sek
Aktualitet

Kastrati Group modernizon aeroportin e Tiranës/ Gazetari i njohur britanik në CNN: Kalova për 5 sek

11:23 | 21/04/2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit
Aktualitet

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Next Post
Krimi në Ballsh/ Detajet shokuese, si u masakruan me thikë dy motrat Çaushaj

Krimi në Ballsh/ Detajet shokuese, si u masakruan me thikë dy motrat Çaushaj

Pesë surpriza të mëdha e presin Evropën në vitin 2019

Pesë surpriza të mëdha e presin Evropën në vitin 2019

Messi çfarë? Rashica shënon eurogolin e parë për 2019-ën (Video)

Messi çfarë? Rashica shënon eurogolin e parë për 2019-ën (Video)







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Rrezik nga ushqimi HiPP për bebe/ Autoritetet: Kujdes për simptomat, paraqituni në spital
Bota

Rrezik nga ushqimi HiPP për bebe/ Autoritetet: Kujdes për simptomat, paraqituni në spital

by mirseda
12:36 | 21/04/2026
0

Autoritetet në Austri kanë ngritur alarmin pasi disa kavanoza me ushqim për foshnje janë tërhequr nga raftet...

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

12:32 | 21/04/2026
BE: Mungesë e mundshme e karburantit për avionë, duhet të jemi gati për çdo skenar

BE: Mungesë e mundshme e karburantit për avionë, duhet të jemi gati për çdo skenar

11:37 | 21/04/2026
E pazakontë/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë në Lushnje, hajdutët hapen tunel

E pazakontë/ Vidhen eshtrat e gruas që ndërroi jetë 17 vite më parë në Lushnje, hajdutët hapen tunel

11:26 | 21/04/2026
Kastrati Group modernizon aeroportin e Tiranës/ Gazetari i njohur britanik në CNN: Kalova për 5 sek

Kastrati Group modernizon aeroportin e Tiranës/ Gazetari i njohur britanik në CNN: Kalova për 5 sek

11:23 | 21/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com