Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Meta ndihmoi Gruevskin? Rama hesht sepse presidenti e ka në dorë”

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Meta ndihmoi Gruevskin? Rama hesht sepse presidenti e ka në dorë”

Nëse presidenti Meta ka ndihmuar mikun e tij Gruevski që të arratiset, atëherë duhet të japë dorëheqjen. Kështu shkruan avokati Spartak Ngjela, i cili hedh dyshimet se Meta ka ndihmuar Gruevskin që të kalojë nga Shqipëria në Hungari.

Këtë informacion, shkruan avokati e ka FBI, por edhe policia shqiptare e për rrjedhojë edhe Rama. Ky i fundit ka në dorë presidentin nëse vërtet Meta ka ndihmuar Gruevskin dhe nga ana tjetër presidenti ka në dorë dekretimin e Lleshajt si ministër.

“E shihni se sa qesharak bëhet korrupsioni shtetëror kur kapet nga ligji? Gjithsesi, fati i të korruptuarit Gruevski, prite të jetë edhe fati i korrupsionit të larë shtetëror shqiptar”, shkruan ndër të tjera Ngjela në një postim në Facebook.

Reagimi i plotë:

Gruevski i arratisur, me arratinë e tij, e vërtetoi që është vjedhës.

Por, që u arratis nëpërmjet Shqipërisë për në Hungari, mendohet se është ndihmuar nga korrupsioni i lartë shqiptar.

Në Tiranë ka rënë zia. Miku i madh i Gruevskit, Meta, ndihet në hall se Gruevski u vërtetua nga policia shqiptare që ka dalë nga Shqipëria për të shkuar në Hungari.

Po Meta ka gisht?

Këtë e di FBI. Nëse FBI ia ka vërtetuar, Meta duhet të japë dorëheqjen. Është një veprim tejet ordiner për një President.

Miqësia e Metës me Gruevskin në thelb është tërbim antishqiptar. Ishte Meta ai i cili i kërkoi Ali Ahmetit që ky të bashkohej me Gruevskin për t’i dhënë pushtetin këtij të fundit dhe jo Zaevit. Domethënë i kërkoi liderit shqiptar të Maqedonisë të ishte kundër shqiptarëve. Kurse Ali Ahmeti nuk e dëgjoi.

Po policia shqiptare, a mund ta provojë që Meta ka gisht ndihmues në arratinë e Gruevskit nëpërmjet territorit shqiptar?

Nëse Meta ka pasur gisht, këtë tani e di edhe policia shqiptare. Atëherë këtë e di edhe kryeministri Rama. Po Rama do ta denoncojë? Nëse e ka vërtetuar policia shqiptare nuk ka se çfarë të bëjë, sepse, pas këtij fakti, mosdenoncimi është me shumë pasoja negative për një kryeministër. Por gjithsesi, komedia qëndron se, po të jetë kapur Meta nga policia shqiptare në

çështjen Gruevski, tani Meta është në mëshirën e zëvëndës ministrit të Brendshëm Lleshaj, të cilit i refuzoi emërimin si ministër .

E shihni se sa qesharak bëhet korrupsioni shtetëror kur kapet nga ligji?

Gjithsesi, fati i të korruptuarit Gruevski, prite të jetë edhe fati i korrupsionit të larë shtetëror shqiptar. Është e njëjta histori, dhe është po e njëjta psikikë kriminale që ka drejtuar si Shqipërinë, ashtu edhe Maqedoninë, në këta njëzet vjetët e fundit.

TË LIDHURA

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Aktualitet

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

21:32 | 15/07/2025
Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit
Aktualitet

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

21:28 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme
Aktualitet

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Next Post
Stilistët thonë fjalën e fundit. Palltot e gjata, tendenca e këtij dimri (foto)

Stilistët thonë fjalën e fundit. Palltot e gjata, tendenca e këtij dimri (foto)

Vizatimet e refugjatëve zbulojnë traumat e të shkuarës dhe shpresat e të ardhmes

Vizatimet e refugjatëve zbulojnë traumat e të shkuarës dhe shpresat e të ardhmes

Ylli argjentinas: Me Ronaldon në ekip Juventusi fiton Champions Leaguen

Ylli argjentinas: Me Ronaldon në ekip Juventusi fiton Champions Leaguen

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!
Aktualitet

Babai akuzohet se abuzoi me të bijën 12-vjeçare, komshinjtë sulmojnë gruan dhe 6 fëmijët e tjerë: Dilni nga shtëpia!

by mirseda
21:32 | 15/07/2025
0

Një ngjarje e rëndë u raportua disa ditë më parë në Sheqishtë të Fierit ku Zamir Meta...

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Dhunoi bashkëshorten, policia arreston 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

21:28 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

15:58 | 15/07/2025
Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

15:27 | 15/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com