Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Meta kundër paraburgimit: “Nëse Kryemadhi shkoi në SHBA, përse unë në burg?”

2 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Meta kundër paraburgimit: “Nëse Kryemadhi shkoi në SHBA, përse unë në burg?”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë publike parashtrimet e tij të mbrojtjes, në seancën e Gjykatës së Lartë, ku kërkonte lirinë.

Në një dalje për mediat nga selia e PL, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Tedi Blushi ka lexuar qëndrimet e zotit Meta, për të kundërshtuar konkluzionet e akuzës, SPAK të ngritura ndaj tij.

Gjatë konkluzioneve, të lexuara nga Blushi, Meta thekson se është e pakuptueshme, insistimi nga ana e SPAK për ta mbajtur atë në paraburgim, edhe pasi hetimet kanë nisur prej kohësh e janë shtyrë disa herë.

Deklarata e Tedi Blushit ( Parashtrimet e Metës)

1 – Në faqen 3
II.I pandehuri Ilir Metaj dhe personi nën hetim Monika Kryemadhi, kanë konsumuar veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve”, pasi nga analiza e fakteve dhe provave nga ………….., kanë vendosur kontakte me administratorin e tyre, personin nën hetim, Adrian Shatku.

I. META:Ky konkluzion i akuzës është shprehje e një vlerësimi jo vetëm joprofesional dhe të pambështetur në asnjë provë apo fakt të paktën për Z. Meta, por edhe tërësisht tendencioz edhe nga të gjitha parashtrimet e bëra nga prokurorët.
Nuk ka asnjë akt apo fakt, që të vërtetojë se Z. Metaka emëruar apo besuar Z. Adrian Shatku si administrator të tij.
Po kështu nuk ka asnjë akt apo fakt që Z. Meta të ketë qenë në dijeni se A. Shatku ishte administratori i ish-bashkëshortes së tij dhe se ndanin së bashku përfitime të paligjshme apo edhe të ligjshme.

2 – Faqja 3 paragrafi i fundit.
Si rezultat i kësaj veprimtarie dhe ushtrimit abuziv të pushtetit, palët kanë përfituar nga shtetasi A.SH dhe UNIFI, të ardhura të konsideruara, duke përfshirë përqindjen e fitimit si dhe pajisjen nga A. Shatku disa herë me karta krediti.

I.META:Ky konkluzion është tërësisht tendencioz pasi nuk ekziston asnjë provë apo indicie që Z. Metatë ketë qenë në dijeni të përfitimeve të paligjshme apo të ligjshme tëish-bashkëshortes nga A.Shatku.
Referenca për ndarjet e përqindjeve në celularin e Znj. Kryemadhi që pretendon SPAK-u, i takon Znj. Kryemadhi ta sqarojë.
Akoma më tendencioze është përpjekja e prokurorëve për të paraqitur Z. Meta si bashkëpërfitues apo në dijeni të kartave të paligjshme që pretendon akuza, të cilat edhe vetë sipas saj janë vetëm në emër të Monika Kryemadhit, e cila sipas SPAK, rezulton edhe përfituese e tyre.
Zoti Meta jo vetëm që s’ka qenë në dijeni të kësaj marrëdhënieje të paligjshme , por pasi ka mësuar se pas kontrollit në banesën e nënës së Znj. Kryemadhi, ekzistonte një kartë e tillë, por e papërdorur, sipas zonjës Kryemadhi, vendosi edhe divorcin ligjor me të duke e vlerësuar si shkelje të rëndë të besimit, të ligjit për një politikane me përvojë, por edhe në dëm të kauzave të tij politike.
Z. Meta vetëm në seancën e parë, pas arrestimit të tij, në Gjykatë u njoh me përdorimin e kësaj karte në San Marino nga akuza.
Ndërsa për dy kartat e tjera është njohur vetëm ditën e komunikimit të akuzës si i pandehur më 27 Maj.
Po kështu, organi i akuzës provon vetë se Monika Kryemadhi është e vetmja përdoruese e kësaj karte.

3 – Në faqen 5
I.Meta: Edhe njëherë theksojmë se përpjekjet e akuzës për të “provuar” nga gjetjet në celularin e Znj. Monika Kryemadhi se personat në hetim, Metaj-Kryemadhi, kanë përfituar % të fitimit nga kompania UNIFI Holding Inc, nga marrëveshja e interkoneksionit me Vodafone, janë sa të pabazuara aq edhe kontradiktore.

Akuza:“Ky fakt rezulton nga komunikimet që Monika ka me Shatkun ku i drejtohet me shprehjet “ne” “leja Dhorit dhe të miat”.
Është e qartë se nëse kjo bisedë është e vërtetë , ajo me “ne” nënkupton veten e saj me kushëririn e saj Adrian Shatku.
Ashtu sikurse pjesa e dytë, nëse është e vërtetë , “të miat” nënkupton interesat e saj dhe kjo nuk provon aspak as përfshirjen e Ilir Metës në këtë marrëdhënie përqindjesh të pretenduara dhe as pasjen prej tij dijeni të një marrëdhënie të tillë (si edhe në rastin e kartave).

4- Në faqen 5.
Akuza: “ Adrian Shatku është personi i besuar i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit dhe sipas deklarimit të Fatime Kryemadhit, edhe kushëriri i largët i tyre”

I.META: Edhe ky konkluzion është tendencioz, pasi nga i gjithë hetimi rezulton se Adrian Shatku është person i afërt me Monika Kryemadhin si dibranë dhe Ema Shatkun (Çokun), shoqe e afërt e Monikës.
Për këto arsye ai ka qenë një person i njohur dhe i respektuar nga Ilir Meta, por asnjëherë as i besuari i tij dhe as në dijeni të ndonjë aktiviteti të paligjshëm apo të dyshimtë të tij.

5 – Faqe 5

META: Për të paraqitur këtë lidhje midis Ilir Metës dhe Adrian Shatkut shumë“të fortë”, akuza pasqyron episodin sipas komunikimeve elektronike se (sipas faqes 71 të komunikimit të akuzës si i pandehur):
“Në datën 5 shtator 2014, Monika e informon Adrianin se Iliri do të shkojë në Marok në datat 30-31 Tetor 2014 dhe i thotë se “potë duash për të vajtur dhe nëse të duhet ndonjë takim me ndonjë ministër – më tha Iliri”. Adriani i përgjigjet se ai do të shkojë dhe se “…takimin me PM do ta bëj unë….takojmë edhe ministrat e energjisë dhe telekomunikacionit”

Meta: Ky episod tregon jo vetëm se Monika informon Adrianin për lëvizjet e Kryetarit të Kuvendit, por edhe se Adriani ishte shumë i fuqishëm në Marok sa merrte përsipër të rregullonte takimin me PM (Kryeministër) dhe ministra të tjerë.
Atëherë përse i duhej ndihma e Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë në Marok, Adrianit, kur ishte kaq i lidhur me Kryeministrin e Marokut?
Siç dihet vizita ka qenë shtetërore dhe e bërë me të gjitha rregullat protokollare.
Përfshirja e episodeve të tilla kërkon në mënyrë të sforcuar të krijojë një lidhje të dyshimtë midis Ilir Metës dhe Adrian Shatkut e cila nuk ekziston në asnjë rrethanë.

6-Meta: Prokurorët në mënyrë absurde, përdorin një deklarim të shtetasit Eriol Braimllari, i cili është kushëri i Endrit Braimllarit, të dy të përfshirë në çështjen e lobimeve për të rrëzuar pretendimin sipas SPAK-ut, të të pandehurit Ilir Metaj se ai nuk ka asnjë lidhje me Adrian Shatkun.

Meta: Në përgjigje të pyetjeve të bëra më parë nga akuza, unë i kam bërë të qarta rrethanat e njohjes me Adrian Shatkun, ndaj kjo lojë fjalësh e prokurorëve është pa kuptim.
Nëse unë nuk kam pasur asnjë lidhje të dyshimtë, të paligjshme, ky nuk është faji im, por merita e sjelljeve të mia përherë të përgjegjshme, të ligjshme dhe të moralshme.
Po kështu, shtetasin Eriol Braimllari mund ta pyesni nëse është takuar të paktën njëherë apo të paktën 100 herë me shtetasin Adrian Shatku në Tiranë apo edhe në Uashington edhe pa Kryetarin e Parlamentit. Për këtë mund t’ju ndihmojë edhe sistemi TIMS.

7-Meta: Lidhur me diferencat që i rezultojnë organit të akuzës për lobimet e LSI në SHBA, theksojmë se çdo veprim nga ana e Z. Meta dhe Kryesisë së LSI, deri në Prill 2017 kur Z. Meta u zëvendësua nga Z. Petrit Vasili si Kryetar i LSI, ka qenë në respekt të plotë të ligjeve shqiptare dhe amerikane.
Çdo marrëveshje miratohej në Kryesi dhe një titullar caktohej për të firmosur dhe ndjekur zbatimin e saj sipas klauzolave të rëna dakord me kompanitë përkatëse.
Z. Meta kurrë as nuk ka autorizuar e as nuk ka patur dijeni se një person apo kompani në Shqipëri apo SHBA ka bërë pagesa të padeklaruara, paratë e paligjshme për interes të LSI.
Po kështu, Z. Meta është i habitur se si kompani amerikane mund të pranojnë pagesa të tilla në shkelje të ligjeve amerikane dhe jemi të interesuar të dimë nëse dikush prej tyre po hetohet nga SHBA për këtë shkelje të ligjeve amerikane.
Po kështu, Z. Meta ju ka informuar dhe provuar, si në rastin e “McKeon Group”, për të cilën u bë një pagesë e ligjshme dhe e deklaruar prej 15 mijë $, se si ndërmjetësi, avokati greko-amerikanFidetzis, kishte rregjistruar një marrëveshje në FARA në emër të LSI pa qenë i autorizuar nga LSI dhe kjo u denoncua nga vetë Z. Meta te Presidenti i “McKeon Group” dhe nga ky u njoftua FARA.
Lidhur me pretendimin e akuzës për marrëdhëniet e mia të ngushta me Znj. Ema Çoku (Shatku), kemi të bëjmë me një spekulim të qëllimshëm pasi ato kanë qenë mardhënie thjesht kortezie dhe aspak të afërta, për më tepër që ajo personalisht nuk ka qenë pjesë e strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë (LSI), por kishte lidhje shoqërore dhe familjare me Znj. Kryemadhi.

Ndërsa lidhur me ndikimet e tjera të Ilir Metës në episode që rezultojnë, sipas SPAK-ut, nga komunikimet telefonike të Znj. Monika Kryemadhi apo personave të tjerë, ato janë imagjinare, spekulative dhe të pavërteta.
Po kështu, vlerësojmë se SPAK-u vazhdon ndaj Z.Meta standardin e hetimit në të njëjtin nivel si në standardin e arrestimit (rrëmbimit) të tij jashtë çdo objektiviteti dhe në cenim të rëndë të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

E vlerësojmë lejen që SPAK i ka dhënë Znj. Monika Kryemadhi në Janar të këtij viti për të vizituar SHBA ku ndodhet edhe Z. Adrian Shatku edhe përfaqësues të kompanive të lobimit të përfshira në këtë proces, por nuk arrijmë të kuptojmë insistimin për të mbajtur në paraburgim Z. Meta edhe pasi hetimet kanë nisur prej kohësh e janë shtyrë disa herë.

Prandaj urojmë që Gjykata ta vendosë këtë proces hetimi në shinat e shtetit të së drejtës për më tepër që Z. Meta është President i forcës së dytë opozitare në vend dhe nuk ka asnjë rrezik largimi, pasi ai është prej 6 vitesh në hetim dhe ditën e arrestimit (rrëmbimit) vinte nga Kosova.

TË LIDHURA

Eksperti Softa: Zjarret përsëriten çdo vit, duhen më shumë masa – 325 mln euro dëme këtë verë
Aktualitet

Eksperti Softa: Zjarret përsëriten çdo vit, duhen më shumë masa – 325 mln euro dëme këtë verë

21:25 | 19/08/2025
Zjarri në Lapardha, angazhohen dy helikopterë të Forcave të Armatosura
Aktualitet

Zjarri në Lapardha, angazhohen dy helikopterë të Forcave të Armatosura

19:57 | 19/08/2025
Aksident te ura e Institutit, makina përplas një të moshuar
Aktualitet

Aksident te ura e Institutit, makina përplas një të moshuar

19:24 | 19/08/2025
Next Post
Loredana i përgjigjet Dalinës pas përmendjes në emision: Deri dje bënit artikuj me emrin tim…

Loredana i përgjigjet Dalinës pas përmendjes në emision: Deri dje bënit artikuj me emrin tim…

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, zjarrfikësit në vendngjarje

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, zjarrfikësit në vendngjarje

Makina përplaset me automjetet e parkuar pranë një këndi lojërash

Makina përplaset me automjetet e parkuar pranë një këndi lojërash

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcat policore në tubime paqësore
Bota

OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcat policore në tubime paqësore

by mirseda
22:03 | 19/08/2025
0

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se...

“Ka shpresë, por mbetet shumë punë për Ukrainën”, thotë Papa Leo XIV: Flas me disa liderë të përfshirë në bisedimet e fundit

“Ka shpresë, por mbetet shumë punë për Ukrainën”, thotë Papa Leo XIV: Flas me disa liderë të përfshirë në bisedimet e fundit

21:53 | 19/08/2025
Eksperti Softa: Zjarret përsëriten çdo vit, duhen më shumë masa – 325 mln euro dëme këtë verë

Eksperti Softa: Zjarret përsëriten çdo vit, duhen më shumë masa – 325 mln euro dëme këtë verë

21:25 | 19/08/2025
Izraeli: Për planin e armëpushimit në Gaza të pranuar nga Hamasi, përgjigje deri të premten

Izraeli: Për planin e armëpushimit në Gaza të pranuar nga Hamasi, përgjigje deri të premten

20:58 | 19/08/2025
Avokatët: Gjykata Kushtetuese është e qartë në vendimin për themelimin e Kuvendit të Kosovës, një kandidat për kryetar

Avokatët: Gjykata Kushtetuese është e qartë në vendimin për themelimin e Kuvendit të Kosovës, një kandidat për kryetar

20:26 | 19/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com