Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Meta dhe deti në tepsinë e Ramës

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Nga Andi Bushati/Sado mendim negativ të mund të kesh për karrierën politike të Ilir Metës, nuk mund të mos i japësh të drejtë presidentit aktual për qëndrimin që po mban për marrëveshjen me Greqinë.

Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp duke dhe ka bërë thirrje për “transparencë të plotë”.

Më parë, ai ka botuar në media edhe një letër ku ka kërkuar më shumë informacion për njerëzit që do të negociojnë, për metodën që do të ndjekin dhe për objektin që do të marrin në shqyrtim.

Pra, me qëndrimin e tij publik, presidenti ka marrë anë në një debat që po zhvillohet prej ditësh. Nga njëri krah është pala e qeverisë që ka hedhur në treg disa argumente.

Sipas tyre, presidenti nuk duhet të japë plotfuqishmëri, por vetëm autorizimin për të.

Sipas tyre, presidenti ka më vonë edhe mundësi të tjera për ta kontrolluar procesin. Sipas tyre, Ilir Meta, si një kafshë e vërtetë politike, po kërkon më shumë protagonizëm personal në këtë çështje të rëndësishme.

Prandaj pretendojnë ata, Meta, duhet të firmosë mbi një letër të bardhë dhe të mos e prishë festën e pajtimit për të cilën kanë rënë dakord që më parë Rama dhe Tsipras.

Në krahun tjetër, Ilir Meta mbështetet tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, e cila i jep një rol kryesor Presidentit të Republikës gjatë negociatave ndërkombëtare.

Pra, pavarësisht vjegëzave ligjore apo kushtetuese ku kapen, pavarësisht se mbështeten në vendime gjykate apo në ligje të votuara gjatë pushtetit të socialistëve, palët ndahen në dy koncepte më të mëdha.

Krahu i qeverisë thotë na jepni lejen ne një grushti të mbyllur dhe okult njerëzish, të pa njohur për publikun, të vendosim si do të ndajmë kufirin e 3 milion shqiptarëve.

Krahu i presidencës kërkon kontroll, besueshmëri dhe transparencë dhe integritet të njerëzve që do të negociojnë.

Në planin historik Ilir Meta ka të drejtë. Po t’i kthehemi së shkuarës së afërt, marrëveshjes Berisha – Karamanlis për detin, nga ajo kemi nxjerrë një konkluzion të madh. Në negociatat që zhvillohen pa kontroll dhe në fshehtësi, mund të gabohet.

Tashmë dëshmitë janë të qarta. Kabllogramet e ambasadës Amerikane dërguar Uashingtonit na e kanë dëshmuar se ato u zhvilluan nën presionin e Athinës për të penguar integrimin e Shqipërisë.

Vetë negociatorët kanë denoncuar (shiko Wikileaks poshte) para diplomatëve perëndimorë se ata ishin të dënuar t’i kryenin bisedimet në fshehtësi nga fuqitë e mëdha.

Po ata, kanë dëshmuar se pala shqiptare zbatonte e bindur ato që kërkonte Athina.

Pra, do të mjaftonte kjo eksperiencë për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës dhe për të mos e lënë këtë proces si monopol të një grushti të ngushtë njerëzish.

Le të jemi të qartë, as Sali Berisha nuk është ai tradhtari që vizatojnë disa, dhe që kishte si qëllim t’i shiste ujërat tona Greqisë. Natyrisht as për Edi Ramën nuk mund të mendohet e njëjta gjë.

Por, në fund të fundit, ata janë politikanë, që mendojnë sipas interesave afatshkurtra dhe manovrave që u japin efekte të menjëhershme, prandaj ligji dhe kushtetuta ka parashikuar që ata të jenë të kontrollueshëm, kur nënshkruajnë marrëveshje ndërkombëtare me efekte dhjetëra apo më shumë vjeçare.

Pikërisht në këtë kontrollueshmëri dhe transparencë dhe po këmbëngul Ilir Meta përballë logjikës së Edi Ramës që po përsërit refrenin e zgjedhjeve: “E dua tepsinë të tërën dhe i vetëm.

Dhe këtu Meta ka të drejtë, sepse as deti dhe as kufijtë nuk janë si koncesionet, kullat apo inceneratorët që mund të lihen në mëshirën e tepsisë të një grykësi të pangopur. (Lapsi.al)

Tags: DetiMetaRamëstepsia

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Kryemadhi uron Vitin e Ri me këtë foto familjare

Rrëzimi i bustit të Enverit, Kryemadhi ‘vajton’ të tashmen

Video/“Bisha” që përdor Elseid Hysaj jashtë fushe

Video/“Bisha” që përdor Elseid Hysaj jashtë fushe

Bushati i përgjigjet Metës: Procesi me Greqinë kërkon qetësi, jo anormalitet

Bushati i përgjigjet Metës: Procesi me Greqinë kërkon qetësi, jo anormalitet







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com