Mesila Doda ka reaguar në lidhje me humbjen e saj në zgjedhjet parlamentare. Ajo kandidonte në qarkun e Tiranës, e dyta në listën e PDIU. Mesila Doda ka fajësuar partitë e mëdha, duke e quajtur abuzive formulën e përllogaritjes së deputetëve, e cila favorizon Partitë e mëdha.
Deklarata e Mesila Dodës:
“Partitë e mëdhaja kanë siguruar deputetë më shumë pak vota dhe kjo është për shkak të sistemi të monitoruar vetë që nuk është në të mirë të vendit. Shqipëria sot është në pragun e një lloj kontrolli absolut dhe te sistemi zgjedhor gjithashtu. Kush mbjell erën, korr stuhinë!
Presim një proces që duhet të mbarojë deri në fund. Sipas përllogarive jemi shumë afër mandatit në Tiranë. Nëse do kishim koalicione do kishte 10-12 deputetë. Kjo është një shkelje. Ja ku jemi dhe njëherë në dëshirat e më të mëdhenjve”, është shprehur Mesila.
Ajo është pyetur nga gazetarët në lidhje me aktivitetin e saj publik pas zgjedhjeve. Doda ka thënë: “Jeta është e gjatë dhe e bukur do keni mundësi të më shihni më vonë. E rëndësishme është që sistemi të shpëtohet pasi është lënë në buzë të greminës”.