Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Mesazhi që Vladimir Putin dërgon nëpërmjet helmit

7 vjet ago
in Të Gjitha
Mesazhi që Vladimir Putin dërgon nëpërmjet helmit

Nga Christian Caryl, “The Washington Post”/Sërish, një kundërshtar i Presidentit rus Vladimir Putin, është viktimë e një sulmi misterioz.

Sergei Skripal, një ish-oficer i inteligjencës ruse që jeton në Britani që nga viti 2010, humbi vetëdijen të dielën, pasi u ekspozua ndaj një substance të panjohur.

(Vajza e tij Julia Skripal, e cila ndodhej me të, është në gjendje kritike për jetën). Të mërkurën, policia britanike bëri publike një përfundim befasues të analizave: agjent nervor.

Dhe të enjten, autoritetet zbuluan se edhe 21 persona të tjerë ishin ekspozuar ndaj asaj substance. Sigurisht, do të jetë e vështirë të vërtetohet përfundimisht se Kremlini fshihet pas kësaj ngjarje.

Megjithatë, është e vështirë të imagjinohet një skenar tjetër. Agjentët nervorë – më shpesh të përdorura në armët kimike – nuk janë në dispozicion të individëve privatë, dhe qeveritë kanë prirjen t’i ruajnë ato me kujdes.

Sulmi mbi Skripal, i përshtatet me kujdes një modeli më të gjerë. Që kur Putini erdhi në pushtet, shumë nga armiqtë e tij kanë vdekur në rrethana të dyshimta, dhe shpesh nga helme të llojeve të ndryshme.

Viktima më e njohur ishte Aleksandër Litvinenko, një ish-spiun rus i cili vdiq në Britani në vitin 2006, pasi u helmua me polonium, një substancë tejet radioaktive.

(Skripal ka punuar si agjent i dyfishtë për britanikët, ka kryer 10 vjet burg në Rusi, përpara se të vinte në Britani si pjesë e një shkëmbimi spiunësh).

Gazetarja Ana Politkovskaja u sëmur në vitin 2004, pasi piu një filxhan çaj në një avion qeveritar (ajo arriti të mbijetojë, vetëm për t’u qëlluar për vdekje 2 vjet më vonë).

Udhëheqësi pro-perëndimor i opozitës ukrainase (dhe më vonë president) Viktor Jushçenko, i mbijetoi një sulmi me dioksinë në vitin 2004, megjithëse mbeti ishte tmerrësisht i shpërfytyruar.

Një numër i madh vdekjesh të dyshimta kanë ndodhur në Britani, shtëpia e preferuar e të mërguarve rusë.

Gazetarët e “BuzzFeed”, botuan kohët e fundit një raport të thelluar mbi 14 raste në të cilat kundërshtarët e Kremlinit, kanë vdekur nën rrethana misterioze në Britani.

Ndoshta më e çuditshme ishte ajo e Aleksandër Perepiliçni, një ish-bankier që ekspozoi një skemë të madhe korrupsioni brenda rrethit njerëzve të Putinit. Policia që ekzaminoi kufomën e tij, gjeti gjurmë të një helmi në barkun e tij.

Vlen të përmendet se detajet shpesh mbeten të errëta. Mund të jetë e vështirë të identifikohen pozitivisht substancat e përfshira. Autorët thuajse nuk kapen kurrë, dhe motivet janë ndonjëherë të paqarta. (Për shembull, pse vrasësit e Skripal presin 8 vjet para se të përpiqen t’i marrin jetën?)

Megjithatë, duhet të kemi parasysh thelbin: Pse rusë të njohur, vazhdojnë të vdesin nga helmimi? Regjimet e tjera, nuk duket se e përdorin shumë shpesh këtë metodë.

(Një përjashtim i dukshëm:Koreja e Veriut, për të vrarë gjysmë-vëllanë e Kim Jong-Un, në një aeroport malajzian vitin e kaluar). Iranianët preferojnë të përdorin armët.

Pra, pse rusët preferojnë të përdorin substanca helmuese vdekjeprurëse? Një përgjigje ka të bëjë me taktikat.

Helmet me veprim të ngadaltë, u mundësojnë vrasësve të arratisen para se viktima të ketë ndërruar jetë. 

Zakonisht, gjendet arma nga ka dalë plumbi, dhe shpesh kapet edhe vrasësi. Gjurmimi i një toksine për të shkuar tek vrasës i caktuar, është shpesh shumë më i vështirë.

Më e rëndësishmja, toksinat janë armë të terrorit. Shpërbërja e tyre, i bën ato të përsosura për mbjelljen e frikës dhe pasigurisë në mesin e njerëzve të thjeshtë.

Dhe kini parasysh faktin që Kremlini ka përdorur kaq shpesh substanca të tilla – të tilla si poloniumi apo agjentët nervorë – çka do të ishte pothuajse e pamundur të shtihen në dorë nga aktorët jo shtetërorë.

Mesazhi duket se është qartë:po, ne jemi autorët. Na bini në qafë, dhe ne do t’iu qepemi nga pas – edhe nëse ndodheni në një vend të huaj. Dhe ne nuk do t’iu heqim qafe me një plumb pas koke; por do të sigurohemi që të vdisni në një agoni të ngadaltë.

Sërish, është e rëndësishme të theksohet, se taktika nuk kufizohet vetëm tek ish spiunët. Raportet e vdekjeve misterioze, janë bërë gati rutinë këto ditë në Rusi.

Ne nuk do ta dimë kurrë se sa prej tyre përfshijnë vërtetë Kremlinin – por pikërisht ky është thelbi.

Çdo herë që një figurë e rëndësishme dezerton, rusët – dhe sidomos oligarkëve të fuqishëm që varen nga favori i sunduesit – u rikujtohen se Putinit nuk mund t’ia hedhësh lehtë.

Ju do të mendonit se ai s’ka nevojë të shqetësohet. Tek e fundit, ekspertët na sigurojnë vazhdimisht se presidenti rus është jashtëzakonisht popullor.

Nëse po, pse do të ndihej i detyruar të frikësonte qytetarët e tij me mjete të tilla banditekse? Ndoshta Putini është më pak i sigurt për pozitën e tij, se sa duket nga jashtë.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: dërgonhelmitmesazhinëpërmjetvladimir putin

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
WhatsApp ju jep mbi 68 minuta kohë për të fshirë mesazhet

WhatsApp ju jep mbi 68 minuta kohë për të fshirë mesazhet

Vogëlushja u martua me përdhunuesin, sot është dita më e lumtur e saj

Vogëlushja u martua me përdhunuesin, sot është dita më e lumtur e saj

PD: Rama t’u tregojë shqiptarëve pse takoi Saimir Tahirin dhe ç’bisedoi

PD: Rama t’u tregojë shqiptarëve pse takoi Saimir Tahirin dhe ç’bisedoi

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Këngëtari i njohur Kelly po përballet me një paralizë faciale që i ka prekur gjysmën e fytyrës dhe qafën
Showbizz

Këngëtari i njohur Kelly po përballet me një paralizë faciale që i ka prekur gjysmën e fytyrës dhe qafën

by mirseda
13:39 | 28/08/2025
0

Këngëtari i njohur Kelly po përballet me një paralizë faciale që i ka prekur gjysmën e fytyrës...

Miratohet projektvendimi! Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

Miratohet projektvendimi! Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

13:34 | 28/08/2025
Gusht i zi për Gramshin, Njësia Administrative Skënderbegas në emergjencë nga pasojat e zjarreve

Gusht i zi për Gramshin, Njësia Administrative Skënderbegas në emergjencë nga pasojat e zjarreve

13:30 | 28/08/2025
Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori i njohur Naun Shundi

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare aktori i njohur Naun Shundi

13:05 | 28/08/2025
Starmer dhe Macron ‘Putin po vret fëmijë dhe civilë’

Starmer dhe Macron ‘Putin po vret fëmijë dhe civilë’

12:32 | 28/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com