Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Mesazhi prekës i mbesës për gjyshen: Dua të shikoj të fortë, mos e lë veten pas dore (video)

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Mesazhi prekës i mbesës për gjyshen: Dua të shikoj të fortë, mos e lë veten pas dore (video)

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare” në Tv Klan ishte e pranishme Rediola, e cila ka thirrur gjyshen e saj që e ka rritur dhe edukuar që në moshën 5 –vjeçare, pasi prindërit nuk kishin mundësi ekonomike ta mbanin.

Nëse dikur nuk i kuptonte sakrificat e saj, sot Rediola është e ndërgjegjshme që nënë Hurmaja ka nevojë për vëmendje të veçantë.

 

Rediola: Kam jetuar 8 vite me gjyshërit, deri në vitin 2007. Kur kam jetuar tek gjyshërit kam studjuar në shkollën e muzikës  “Jakov Xoxa”, Fier. Gjyshi ishte roje shkolle dhe ishte ai që e merrte dhe e çonte në shkollë, ndërsa gjyshja kujdesej për mua. Ka qenë si periudhë revolte, rebelimi se përsë unë jetoja aty, ndërkohë që të gjitha shoqet e mija jetonin me prindërit. Mendoja se prindërit më kishin braktisur aty dhe unë ndihesha keq, edhe pse jetoja shumë mirë. Nëna përpiqeshe shumë që të jetoja mirë.  Dilja me atë shumë shpesh, ajo më shoqëronte kudo. Por vazhdoja të mos isha mirënjohëse.

Kështu ka vazhduar deri në klasën e shtatë kur nëna më tha që do ikte në Tiranë të jetonte me dajën. Unë u ktheva në shpi, e mora me dëshirë shumë të madhe, por kur shkova pata një zhgënjim. Në të vërtetë u përballa me një jetë tjetër. Pushime nuk bëja, nuk dilja aq shumë. Thashë, paska qenë shumë mirë të jetoje me nënën. Përveç këtyre që janë dëshira fëminore, ishte shumë e vështirë të rikrijoja marrëdhënien me prindërit, pasi unë takohesha një herë në javë. Për nja 2-3 vite kam pasur një periudhë dëshpërimi për kthimin në shpi nga ajo që prisja në të vërtetë.

Në vitin 2008 nëna u diagnostikua me kancer në mitër. Unë kam qenë në klasën e 7-8 dhe në atë periudhë nuk e kam përjetuar shumë, pasi nëna jetonte në Tiranë, unë jetoja në Fier. Ajo bëri një kimioterapi shumë të fortë, i ranë flokët. Por përtej këtyre, ajo i jepte forcë vetes dhe ja doli. Pas 10 vitesh ju rikthye një sëmundje e ngjashme me të parën. Këtë verë ajo u diagnostikua me kancer në gji.

Ndryshe nga sëmundja e parë unë këtë herë kam qenë më afër nënës. E kam shoqëruar gjatë gjithë kësaj periudhe. Unë i kam qëndruar shumë afër. Pas operacionit nëna nis kimioterapinë e dytë. Ajo është shumë e dëshpëruar, e rraskapitur, pasi i duhet çdo tre javë të bëjë kimioterapi, shoh dhe një mosdëshirë për të mos e marrë veten.

Gazetarja e “Ka një mesazh për ty”, shkoi në shtëpinë e zonjës Hurma dhe i tha se në telefonin e saj ka ardhur një mesazh, ku e fton që të jetë e pranishme në studio.

E pyetur nga Arditi se kush mund ta ketë thirrur zonjën Hurma në program, ajo tha se mund të jetë mbesa e saj, dhe në fakt kishte të drejtë, pasi ishte Rediola ajo që kishte një mesazh për gjyshen.

Rediola: Unë doja që të të falenderoja për të gjithë sakrificën, kujdesin, jo vetëm kur më ke rritur, por edhe më pas kur isha me prindërit. Ti më merrje në verë për pushime. Ky kujdes ka vazhduar edhe sot kur unë vi tek shtëpia, edhe sot që unë vi tek shtëpia, je ti që ma bën kafen dhe jo unë ty. Unë të falenderoj shumë dhe pres të bësh akoma. Dua të shikoj atë nëna Hurmanë e mëparshme, të dalësh, të bësh byrek, të bësh udhëtime dhe të mos e lesh veten pas dore për shkak të sëmundjes.

Pas mesazhit të Rediolës dhe nënë Hurmja kishte një dëshirë për mbesën e saj.

Hurmaja: Këtë e kam pasur pikë të dobët, ka qenë fëmija i parë i vajzës dhe dashuria ka qenë më e madhe për këtë vajzë, e kam mbajtur, e kam rritur. Unë kërkoj që ajo të vazhdojë këtë rrugë që ka nisur dhe i them që të gjejë shokun e jetës, ja kërkoj unë si gjyshe. Sa të jem unë mirë ta shoh me dikë./tvklan.al

 

 

TË LIDHURA

Ky semafor në Shkozët po bllokon gjithë trafikun drejt Jugut, ndërsa qeveria tregohet e paaftë t’i japë zgjidhje
Aktualitet

Ky semafor në Shkozët po bllokon gjithë trafikun drejt Jugut, ndërsa qeveria tregohet e paaftë t’i japë zgjidhje

11:32 | 16/08/2025
Konflikti në Korçë, 28-vjeçari u godit me thikë nga 41-vjeçari.
Aktualitet

Konflikti në Korçë, 28-vjeçari u godit me thikë nga 41-vjeçari.

09:39 | 16/08/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Rindërtojmë falas shtëpitë, rifinancim për bagëtitë e humbura
Aktualitet

Dëmet nga zjarret, Rama: Rindërtojmë falas shtëpitë, rifinancim për bagëtitë e humbura

20:29 | 15/08/2025
Next Post
Lista e plotë me kriminelët më të rrezikshëm në Lezhë, mes tyre një femër

Lista e plotë me kriminelët më të rrezikshëm në Lezhë, mes tyre një femër

Shpallet kampion bote në WBO, boksieri shqiptar shpërthen në lot (Video)

Shpallet kampion bote në WBO, boksieri shqiptar shpërthen në lot (Video)

Formacionet/Fati në duart e tij, Argjentina i përshtatet Messit

Braktisi kombëtaren pas ‘Rusi 2018’, Messi merr vendimin për të ardhmen

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

15:20 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Ky semafor në Shkozët po bllokon gjithë trafikun drejt Jugut, ndërsa qeveria tregohet e paaftë t’i japë zgjidhje
Aktualitet

Ky semafor në Shkozët po bllokon gjithë trafikun drejt Jugut, ndërsa qeveria tregohet e paaftë t’i japë zgjidhje

by mirseda
11:32 | 16/08/2025
0

Një semafor i vetëm, në aksin që lidh Plepat me Urën e Dajlanit, është kthyer në makthin...

Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

11:26 | 16/08/2025
A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

11:13 | 16/08/2025
Nga persona non grata në mysafir VIP: Kthimi i madh i Putinit në skenën botërore

Nga persona non grata në mysafir VIP: Kthimi i madh i Putinit në skenën botërore

10:38 | 16/08/2025
Pas Samitit në Alaska, Air Force One kthen Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pas Samitit në Alaska, Air Force One kthen Trump në Shtëpinë e Bardhë

10:00 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com