Debati për arrestim apo vetëdorëzimin e Klement Balilit është kthyer tashmë në kryfjalë të ditës, jo vetëm nga klasa politike, por edhe më gjerë. Qytetarët janë ata të cilët nuk kanë nguruar të japin vlerësimet e tyre, e ndërsa forcat politike ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët referuar këtij rasti.
Përmes një postimi në Twitter, Rama bënte me dije se kapja e Balilit nuk ishte gjë tjetër, veçse sukses i një ndër operacioneve më të sofistikuara policore që ka vazhduar për muaj të tërë, dhe se vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij.
Teksa kishte postuar videon ku mbante fjalën Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, qytetarët kanë shpërthyer me një mori komentesh. Një nga komentuesit i shkruan se Klement Balilin nuk e kapi policia, por u vetëdorëzua. Por Rama nuk ia ka lënë mangët, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë.