Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Mesazhet e plota mes studentes dhe Ramës/Kryeministri: Mua më merr të keqen

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Mesazhet e plota mes studentes dhe Ramës/Kryeministri: Mua më merr të keqen

Takimi i mbajtur me studentët, ka qenë deri diku frytdhënës për Ramën, e aspak për studentët. Këta të fundit nuk i ndahen tetë kërkesave, e ndërsa kanë vendosur bashkërisht për t’iu rikthyer protestave në janar të vitit të ardhshëm.

Gjatë takimit me studentë të Arkitekturës, Rama u përball me akuza të forta nga ta. Njëra prej studenteve që ishte në sallë, tregoi se ajo kishte shkëmbyer disa mesazhe me Ramën, ndërsa shkaktoi duartrokitje në sallë, pasi ia preu shkurt kryeministrit.

Mbrëmjen e djeshme ajo ishte e ftuar në emisionin “Opinion”, të gazetarit Blendi Fevziu, ku dhe lexoi bisedat e plota me Ramën, të cilat vijojnë si më poshtë:

“Kaq e vështirë është për ju që të zyrtarizoni ato 8 pika, me numër VKM, ashtu si plot të tjera që janë bërë në fushatën tuaj elektorale? Kaq shumë doni të ulni popullin poshtë, sa të thoni se veç me dialog zgjidhen gjërat? Dialogun me ju e kemi dëgjuar shumë herë… me falni, monologun”, ishte ky mesazhi i vajzës e cila u përball edhe dje me Ramën, gjatë takimit që pati me studentët.

“E para prezantohuni se kush jeni, pastaj mbase vazhdojmë bisedën për çfarë keni parë, apo i keni mbushur mendjen vetes se keni parë. Ah, edhe diçka. Popullin mos e ngatërroni fare në këtë mes, se ju, kushdoqofshi, as jeni populli, dhe as nuk flisni dot në emër të tij, që të jemi të qartë”, është mesazhi me të cilin kryeministri i është përgjigjur studentes.

“Jam studente në fakultetin e Arkitekturës. Nuk besoj se është nevoja të nxjerr edhe pemën time familjare. Nuk  përfaqësoj askënd, por veten time si studente e revoltuar që në gjithë këto vite, vetëm keni ditur të na zhvasni me vetëdije. Fjala më e saktë do ishte studentët dhe jo populli”, ishte ky mesazhi i studentes.

“Ti, dhe kushdo që mendon si ti, mua më merr të keqen për zhvatjen me vetëdije, dhe paturpësia në lëshimin e këtij lloji të neveritshëm fjalësh, jo vetëm nuk është argument, por flet sa njëmijë fjalë për nivelin e dembelizmit mendor, që në mënyrë kaq spektakolare është shfaqur gjatë gjithë këtyre ditëve”, ishte mesazhi i radhës i Ramës.

“ Domethënë ne jemi dembelë në të menduar? Për ju ne jemi veç disa marioneta që luhemi nga ata që janë mbi ne. Për ju ne jemi ngelësa, mund të më thoni përse? Jemi ngelësa sepse nuk kemi kushtet më minimale si studentë të arkitekturës, dhe detyrohemi të punojmë në ambiente alternative?  Për këtë?”, i përgjigjet studentja.

“Jo, nuk mund të them asgjë, nëse nuk tërheq atë togfjalësh të neveritshëm që the më lartë, dhe mos i fol vetës në shumës, sepse është një tjetër shfaqje e dembelizmit mendor”, i është përgjigjur Rama-studentes.

 

 

TË LIDHURA

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime
Politikë

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

19:23 | 25/10/2025
Next Post
Mos na bëj politikë me pronat tona, mos na çaj tra*in/Qytetari ia bën “tetë me dy” deputetit demokrat (video)

Mos na bëj politikë me pronat tona, mos na çaj tra*in/Qytetari ia bën "tetë me dy" deputetit demokrat (video)

Mustafa Nano: Studentët po më zhgënjejnë, s’më kanë impresionuar (video)

Mustafa Nano: Studentët po më zhgënjejnë, s’më kanë impresionuar (video)

Kosovë-Serbi/ Meta pro kompromisit

Kosovë-Serbi/ Meta pro kompromisit







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com