Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Mes mbrojtjes së detyrueshme të kujtesës dhe nevojës për liderë të pakapur

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Mes mbrojtjes së detyrueshme të kujtesës dhe nevojës për liderë të pakapur

Nga Skënder Minxhozi

Hapja e hetimit penal ndaj presidentit kosovar Hashim Thaçi ka zgjuar, siç pritej, reagime politike dhe emocionale në të gjitha anët e botës ku flitet shqip. Me të drejtë kjo aferë juridike e fundit ndaj një zyrtari të lartë të Kosovës, shihet si një shkelje e syrit e rradhës që i bëhet asaj pale që në vitin 1999 etiketohej si e keqja e Evropës.

Me të drejtë gjithashtu, ky hetim ndaj Thaçit shihet si një tendencë ‘a posteriori’, për të bërë një balancë të keqe dhe hileqare mes serbëve e shqiptarëve, në lidhje me një epokë kur ishte fare e qartë se cili qe vrasësi dhe cili qe viktima.

Perëndimi vijon të përtypë kompleksin e vjetër që ka krijuar tek shumë kancelari, fakti që dikur Klintonit dhe Blerit ju është dashur të hedhin bomba mbi Beograd. Në 20 vitet që pasuan, u profilua e qartë se perëndimorët nxituan të kërkojnë një ndjesë të heshtur ndaj serbëve, e cila është shfaqur në shumë forma.

Mes tyre, sindroma e shtëpisë verdhë të Dik Martit, thënë ndryshe e fajësimit të palës kosovare për krime lufte, është ndër më flagrantet dhe më të shëmtuarat. Shpikja e klinikave të transplanteve të organeve nëpër malet e shkreta të Matit ka qenë dhe mbetet apogjeja e kompleksimit të Perëndimit nga ajo çka bëri me duart e tij në vitin 1999, por edhe në trysninë e përhershme ruso-serbe për të pasur “më shumë balancë kriminelësh” në lidhje me atë luftë. Qëllimi i qartë: Serbia nuk ka qenë aq e keqe sa dukej, shqiptarët nuk kanë qenë aq viktima sa dukeshin! Një makijazh historik i ulët në kohë paqeje!

Vdekja e Sllobodan Millosheviçit në Hagë dhe dërgimi atje më pas i shumë prej kasapëve serbë të kohës së shpërbërjes së Jugosllavisë, ka zgjuar me kalimin e kohës nevojën e brendshme tek vendet e Perëndimit, për një lloj “ekuilibri qelish”, mes shqiptarësh e serbësh.

Hashim Thaçi ka rënë, pas Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt, në kurthin e kësaj taktike shpërndarjeje të fajit, e cila në kohë negociatash mes Serbisë e Kosovës, bëhet në mënyrë të kuptueshme, edhe më e fortë e konkrete.

Presidenti i Kosovës e ka ndjerë me kohë këtë risk pas shpinës.

Vullneti i tij për të ndërmarrë në mënyrë të ethshme një rol protagonisti në marrëveshjen mes palën serbe, duke u kacafytur me ekzekutivin e parlamentin kosovar në lidhje me rolin drejtues në proces, ishte veç të tjerash edhe pasqyra e nevojës së Hashim Thaçit për të siguruar imunitet afatgjatë për të ardhmen e tij politike e personale. Kush të guxonte të hetonte firmatarin e paqes së madhe me Serbinë?!

Por ja që jo gjithmonë ata që bëjnë luftën, bëjnë edhe paqen. Ka vlejtur dikur ky parim për figura si Arafati apo të tjerë në pjesë të ndryshme të botës, por në Evropë është e vështirë t’i jetosh në paqe të dyja gjendjet. Lidershipi politik në këtë kontinent është rregullisht i goditur nga rreziqet e hetimeve, akuzave dhe selektimit të ashpër në bazë të standarteve ligjore e politike strikte. Dhe problemi i Thaçit është se do ta ketë të vështirë të shpjegohet në këtë terren të paqëndrueshëm, ku ndërthuren rigoroziteti shpesh i verbër i drejtësisë evropiane, me lojrat e pista diplomatike të nënujshme, që nisin në Moskë, Beograd, kalojnë nëpër Berlin, Paris e Londër, e përfundojnë në Uashington.

Marrëveshja Serbi-Kosovë tregoi edhe një herë se pala kosovare ka nevojë urgjente për një lidership të pakapur nga litarët e kalbur të së shkuarës. Sepse edhe sikur presidenti i Kosovës të marrë, siç ka gjasa, pafajësinë ndaj akuzave që i bëhen sot, ai mbetet i paragjykuar në planin ndërkombëtar përballë një pale që nuk pushon se punuari, publikisht dhe pas perdeve, kundër tij dhe kryesisht të shkuarës së tij.

Kosovës i duhet një imazh solid e bashkuar në tryezën me Vuçiçin, për të marrë maksimumin nga marrëveshja finale me Beogradin.

Lojrat me shkëmbime territoresh e skema të tjera, u pa se nuk japin imunitet të pakufizuar personal, ndërkohë që liderët kryesore të vendit nevojitet t’i kenë duart e lira dhe vështrimin të kthjellët, kur të flasin me serbët.

Akuzat ndaj Thaçit i kanë krijuar një problem personal jo të vogël atij vetë, por i kanë lënë në derë Kosovës një patate të nxehtë edhe më të rrezikshme, sesa halli i presidentit me Specialen. Të negociosh në kushte të tilla, do të thotë të hedhësh potencialisht hapa të kushtëzuara rrezikshëm nga rrethanat e disa orëve, por që pasojat do t’i kenë më pas me shekuj…

Tags: reagime politikeskender MinxhoziThaci

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Makina përfshihet nga flakët në tunelin Tiranë-Elbasan

Makina përfshihet nga flakët në tunelin Tiranë-Elbasan

Dalin shifrat marramendëse! Ja sa para mund të humbasin këngëtarët shqiptarë si pasojë e pandemisë

Dalin shifrat marramendëse! Ja sa para mund të humbasin këngëtarët shqiptarë si pasojë e pandemisë

“Më vjen që të ulërij nga dhimbja”, Shpëtim Idrizi i bën një thirrje Ramës

“Më vjen që të ulërij nga dhimbja”, Shpëtim Idrizi i bën një thirrje Ramës







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Shkodër: Makina u qëllua pranë Koplikut; drejtuesi i plagosur u largua
Aktualitet

Shkodër: Makina u qëllua pranë Koplikut; drejtuesi i plagosur u largua

by mirseda
21:41 | 15/11/2025
0

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit. Sipas informacionit në terren, mësohet se...

Moti i keq përfshin Xhenovan, ende asnjë gjurmë për tre të rinjtë e zhdukur

Moti i keq përfshin Xhenovan, ende asnjë gjurmë për tre të rinjtë e zhdukur

20:40 | 15/11/2025
OKB voton të hënën Rezolutën që mbështet planin e Trumpit për armëpushimin në Gaza

OKB voton të hënën Rezolutën që mbështet planin e Trumpit për armëpushimin në Gaza

20:36 | 15/11/2025
Yjet e Hollivudit priten nga Papa Leo XIV në Vatikan

Yjet e Hollivudit priten nga Papa Leo XIV në Vatikan

20:15 | 15/11/2025
Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi

Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi

19:54 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com