Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Mes dashurisë dhe letrave, Helena tregon “huqet” e Kadaresë

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Mes dashurisë dhe letrave, Helena tregon “huqet” e Kadaresë

Bashkëshortja e Ismail Kadaresë, Helena, është rikthyer dje në Tiranë, ndërsa nuk rresht së foluri për Ismailin, letërsinë dhe vargjet dhe shkrimet që ai bën. Ajo ka treguar në lidhje me momentet e jetës së saj në Paris, për familjen, krijimtarinë dhe momentet e kaluara në krah të Kadaresë.

Ajo është shprehur se i mungon Tiranë, rrugicat e saj dhe miqtë që rrallë i takon, por nga ana tjetër nuk i ndahet shpirti nga Parisi. Zonja Kadare shprehet se nuk është bezdisur asnjëherë nga vargjet e Ismailit, por përkundrazi në mesin e atyre vargjeve ajo shef përtej të zakonshmes.

Helena Kadare ka ardhur dje, në Tiranë në një rrëfim ndryshe, për letërsinë e familjen, për përkthimin e jetën mes Parisit e Tiranës. Si çdoherë, bisedat e saj nuk mundën të lënë jashtë vëmendjes as Ismail Kadarenë, për të cilin tha se nuk është penduar që i është kushtuar, sepse letërsinë e tij e adhuronte.
TAKIMI
Ka qenë një takim i realizuar nga “Hemingway Tirana” në kuadër të ditëve letrare. Aida Baro, në kuadër të maratonës për librin kishte ftuar Helena Kadarenë e Ylljet Aliçkën, por e pranishme ishte edhe Diana Çuli. Si grua, si shkrimtare dhe si njeri, edhe pse pak e tërhequr nga jeta publike, Helena Kadare ka ditur të jetë një grua e mençur dhe e jashtëzakonshme që lë skenën për të shoqin dhe shpesh zgjedh të jetë përkrah tij. Biseda mbase e shtyrë dhe nga zakoni i të shkruarit pranë një gote nisi me një pyetje për pijen e preferuar.

Helena Kadare nuk është pijedashëse e madhe, por tha se ndonjëherë i pëlqen “dolçino”, një pije që ia sjell një mik nga Italia. Mandej sa i takon marrëdhënies me Parisin e Tiranën, kujtoi një rrëfim të një miku në Paris. “Ai vinte nga jugu i Francës dhe e adhuronte për 15 vjet Parisin. Një ditë më tha, më zuri mërzia me të. Unë nuk e besoja në fillim se mund të më vinte mërzia me Parisin. Por tani, them se ka ardhur ky moment. Ndihem shumë mirë këtu. Do doja që jeta ime të përfundonte këtu, jo atje. Jo se më është mërzitur, por ndihem këtu më mirë”. Në këtë rrëfim, ajo gjeti mbështetjen e Ylljet Aliçkës. Edhe ai pohoi se, pas magjisë së viteve të para në Paris tashmë preferon të jetojë këtu.

Helena Kadare, pa harruar magjinë e sharmin parisien, e duke pasur parasysh se atje çdo gjë është më mirë u shpreh se ka nevojë për Tiranën, dhe jo vetëm për qytetin, por edhe për miqtë. “Është një shprehje që, “Zër miq të rinj, por mos harro të vjetrit”. Unë mendoj se të vjetrit janë diamante. Kemi pasur një mik, Gim Myftiun. Na jepte libra fshehurazi. Vinte rrinte te ne. Edhe ai si Ismali, kishte frikë. Por, Ismaili gjithë temat që ka shkruar ia tregonte Gimit. Na zinte mëngjesi duke biseduar e më pas niseshim për më punë. Vinte për çdo natë. Një miqësi të tillë nuk e përfytyron në Paris. Mbase ka, por nuk e ndjej. Stili i jetës qe anormal këtu. Në Francë më dukej se më kuptonin në fillim, pastaj nga pyetjet që bënin kuptoja që nuk kishin marrë vesh asgjë. Askush se kuptonte anormalen tonë. Ndaj Kadare, thotë s’kam qenë disident, kam bërë letërsi normale në një vend anormal”.

TË SHKRUARIT
A qe e lumtur që shkroi? Helena Kadare u shpreh se sa janë ndjerë të lumtur që kanë bërë punën që donin. “Për shoferët, Ismaili thotë se, sa punë të mërzitshme kanë. Sidomos ata të metrove. Ndërsa unë e doja punën që bëja. ‘Kohë e pamjaftueshme’, më shkoi 15 vjet për ta shkruar”, – tha ajo. E pyetur nga Aida Baro, Helena pohoi se rritja e fëmijëve i ka marrë kohë. “Sigurisht, nëse do kisha qenë burrë do kisha shkruar më shumë patjetër. Por, puna e Kadaresë vlente më shumë. E adhuroja atë që bënte. Nuk e ekzagjeroj dhe nuk kam qenë e detyruar. Por, kuptova që vlente letërsia e tij. Imja do ishte letërsi mesatare, ndonjëherë pak më e mirë se mesatarja. Ismaili s’ka bërë punë tjetër, veç letërsisë. Unë zgjohesha në 2 të natës, kur lindi vajza për të zënë radhën për qumështin, por nuk dua të kujtoj këtë, sepse ia ka vlejtur e gjitha”. E pyetur nëse do donte të kishte jetuar me dikë tjetër më mirë që ta kishte krah, Helena u mendua një hop. “S’e kam menduar.-shkruan Gazeta Shqiptare.

Kryesorja është ta adhurosh atë me të cilin je dhe unë e kam bërë”. E pyetur për kureshtjen tha se është promotor. “Dua të di gjithçka. Nëse nuk e ke kureshtjen është si vdekje. Nëse s’ke më aftësinë për t’u habitur ke humbur. Habia tregon se diçka më shumë kërkon nga jeta”. Aliçka kujtoi bisedat me Aznavour që thoshte se kureshtja të mban gjallë. Sa i takon fëmijërisë si dhe asaj se çfarë e shtyu te letërsia Helena Kadare kujtoi se ka një korrespondencë mbi leximet me një shoqe. “Babai dhe drejtori i shkollës sime në Elbasan ishin kuriozë. Im atë më mbante në kontroll për letra dashurie. Lexoja “Kontin e Monte Kristos”, e jo vetëm, lexoja ato që përkthente Vedat Kokona, një burrë i pashëm. Jetonim me këto ëndrra, sepse vetëm librat ishin atëherë”, – tha ajo.

Helena Kadare zbuloi se nuk ka qenë njeri konfliktesh. “Ka qenë një jetë e realizuar, por nuk ka qenë e thjeshtë. Mbase kjo ka qenë sharmi i jetës. Si është ajo shprehja, kur desha të kuptoja si ishte jeta, e kuptova se kishte kaluar shumë”.
Sa i takon përkthimeve Helena Kadare vërejti se ka përkthyer ata burra që ka dashur t’i lexojë e ka ëndërruar t’i takojë. Më pas e pyetur për librin “Tri gratë” e Jasushi Inoes, Helena Kadare u përgjigj përmes Henri Marsh dhe librit të tij “Mos bëj dëm”. Ai shkruan: “Në zemrën e çdo kirurgu ka një varrezë të vogël. Sa më shumë punoja, aq më shumë besoja se ka shumë rol fati. Ai ka thënë se e kish zili nënën që besonte”.

Më vonë, e pyetur për njeriun, Helena Kadare kujtoi diçka nga periudha e shkollës: “Kur kemi qenë në shkollë mësonim nga teoria marksiste se individi s’ka vlerë. Por, unë mendoj ndryshe. Një njeri, një individ bën hatanë, si Hitleri a diktatori ynë”. Sa i takon letërsisë sot, Helena Kadare vlerësoi ambicien e të rinjve, por tha se njerëzit paguajnë shumë për të botuar. “I thashë një mikut tim që donte t’i botonte një libër djalit 20 vjeç, se është si ta martosh para kohe. Nuk duhet mësuar t’i ketë gati. Duhet të provojë ndjesinë e aprovimit të botuesit. Tha se prindërit nuk duhet ta shtyjnë fëmijën, as ta detyrojnë”.
Helena mohoi të jetë feministe. Tha se e bukura është te të parit e gjërave në një drejtim dhe zbuloi se e bën me dashuri përzgjedhjen e personazheve femra, por jo për të mundur burrat. 

Tags: dashurihelenahuqetkadareletrat

TË LIDHURA

Janar-qershor, 80 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës
Kultura

Janar-qershor, 80 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

08:18 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin
Analizë

Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin

09:00 | 27/06/2025
Next Post
Deputetët që punësuan miqtë e tyre në polici

Deputetët që punësuan miqtë e tyre në polici

Itali/I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet shqiptari (emri)

Itali/I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet shqiptari (emri)

Ju ngadalësohet iPhone/Mos blini një të ri, ndërroni vetëm baterinë

Ju ngadalësohet iPhone/Mos blini një të ri, ndërroni vetëm baterinë

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com