Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Merkel dhe Macron unifikojnë qëndrimet, pikat e mosmarrëveshjes dhe kompromiset

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Merkel dhe Macron unifikojnë qëndrimet, pikat e mosmarrëveshjes dhe kompromiset

Presidenti francez Emmanuel Macron do të vizitojë Berlinin. Me Angela Merkelin ai kërkon unifikimin e qendrimeve në politikën evropiane. Por pozicionet janë larg njëra-tjetrës.

Para së gjithash në politikën ekonomike dhe financiare evropiane vazhdojnë t’i kërkojnë Macroni dhe Merkeli kompromiset:

Reforma e Eurozonës 

Macroni dëshiron ta bëjë më rezistente ndaj krizave Eurozonën dhe prandaj kërkon “një plan kohor” për të avancuar “me hapa”. Gjermania është treguar në parim e gatshme që të paguajë kontribute më të larta për buxhetin e BE. Por skepticizmi tek disa përfaqësues të qeverisë është i madh.

Argumenti i kundërshtarëve: planet e Macronit nuk janë në interesin e Gjermanisë, sepse ato i detyrojnë taksapaguesit gjermanë që të paguajnë faturat e shteteve të tjera. Një “union transfertash fiskale” si ky nuk është në përputhje me kushtetutën e Gjermanisë, kundërshton vullnetin e qytetarëve edhe vullnetin e shumë shteteve nordike.

Dy pika, të cilat kanë rëndësi veçanërisht të madhe për Macronin ndeshin në rezistencë në Gjermani:

Buxhet i përbashkët për Eurozonën

Macroni thotë se me një buxhet të përbashkët shtetet e Eurozonës mund të ndërmarrin kundërmasa në rast krizash ekonomike dhe të financojnë investimet e së ardhmes. Se nga do të vijnë saktësisht paratë, kjo është ende e paqartë. Macroni ka folur shumë herë edhe për emërimin e një ministri financash për Eurozonën.

“Ne e kundërshtojmë një ministër të tillë financash të BE”, tha të martën Alexander Dobrindt, kryetar i grupit parlamentar të CSU-së në Bundestag. Dhe përpara se të flitet për një buxhet për Eurozonën, në takimin e nivelit të lartë të BE në qershor duhet rënë më parë dakord për buxhetin për të gjithë BE. Pas largimit të britanikëve gjërat do të shtrenjtohen për anëtarët.

Përgjegjësi e përbashkët për depozitat e kursimeve

Si reagim ndaj krizës financiare të vitit 2014 u vendos më 2014 Bashkimi Bankar. Ai do të kishte tri shtylla, por deri tani ka vetëm dy: një kontroll bankar evropian dhe një mekanizëm për likuidimin e një banke. Macroni ngul këmbë për sigurimin e depozitave, gjë që ende mungon, për të mbrojtur paratë e kursimtarëve evropianë. Edhe këtu ngurrojnë gjermanët. Në mars ministri i ri i Financave të Gjermanisë, Olaf Scholz (SPD) i lëvdoi planet e Macronit. Por që në prill ai dha sinjale se garantimi i depozitave nuk do të vijë kaq shpejt. Më parë, bankat evropiane duhet të reduktojnë rreziqet e tyre dhe të ndahen nga kreditë e pambuluara. Këtë qëndrim e pati mbrojtur edhe paraardhësi në post, Wolfgang Schäuble (CDU).

A janë të mundura kompromiset?

Në një kohë kur Macroni ka një pozicion të fortë në shtet dhe si të thuash mund të qeverisë “pa pengesa”, Merkeli duhet t’i mbajë gjithmonë parasysh pozicionet në koalicionin e saj qeveritar. Rezistencë ka para së gjithash në partinë e saj, CDU dhe në partinë simotër bavareze, CSU. Veç të tjerash ato kanë frikë se mund të forcojnë opozitën, sepse tek parti si AfD dhe FDP rezistenca kundër një unioni transfertash fiskale është edhe më e madhe. Veç kësaj shtetet nordike si Holanda ose Finlanda e kundërshtojnë një bashkim edhe më të ngushtë monetar dhe refuzojnë që të marrin edhe më shumë përgjegjësi për shtetet jugore të BE, zëdhënëse e të cilave konsiderohet Spanja.

Merkeli theksoi se reforma e BE përmban shumë më tepër se reforma e Eurozonës. “Deri në qershor do të kemi gjetur zgjidhje të përbashkëta me Francën”, flet ajo me optimizëm dhe flet për një “paketë të fortë”, të cilën do ta miratojnë të dyja shtetet së bashku./dw/

 

 

 

Tags: kompromisetMacronMerkelmosmarrëveshjespikatqendrimetunifikojnë

TË LIDHURA

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja
Bota

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025
Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

21:29 | 04/07/2025
Skandal në Holandë, kryeministri dyshohet se i ka dhënë sekrete shtetërore Marokut
Bota

Skandal në Holandë, kryeministri dyshohet se i ka dhënë sekrete shtetërore Marokut

21:09 | 04/07/2025
Next Post
Pritet takimi i madha/Merkel sërish në Shtëpinë e Bardhë, Trump e pati sulmuar rëndë

Pritet takimi i madha/Merkel sërish në Shtëpinë e Bardhë, Trump e pati sulmuar rëndë

Emrat/ ‘Furtunë’ në policinë e shtetit, ja cilat do të jenë drejtuesit e rinj

Emrat/ ‘Furtunë’ në policinë e shtetit, ja cilat do të jenë drejtuesit e rinj

Makinat me timon “anglez”, Shqipëria do ndryshojë ligjin

Makinat me timon “anglez”, Shqipëria do ndryshojë ligjin

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

by mirseda
23:00 | 04/07/2025
0

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar për pesë raste përdhunimi dhe një rast sulm...

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

22:20 | 04/07/2025
Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

22:03 | 04/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com