Merkato/ Klopi kërkon ish-lojtarin

Liverpuli thuhet se po monitoron situatën e Kristian Pulisiçit tek Chelsea.

Sulmuesi amerikan ende nuk ka filluar një ndeshje të Premier Ligës si startues që pas ardhjes së Thomas Tuchelit, me trajnerin gjerman që pranoi se lënia jashtë e Pulisiçit të hënën në mbrëmje kundër Evertonit ishte “e padrejtë” dhe kërkoi falje që nuk i dha një mundësi lojtarit kur Çelsi kaloi në avantazh.

Nga ana tjetër bosi i ‘redsave’, Jurgen Klopp nuk e ka fshehur admirimin e tij për Pulisiçin në të kaluarën dhe lojtari ishte një shënjestër e Liverpulit në verën e vitit 2018, para se klubi të vendoste të nënshkruante me Xherdan Shaqirin.

Pulisiçi iu bashkua Çelsit në janar të 2019-ës dhe hyri në “historinë” e Liverpul-it verën e kaluar duke shënuar golin kundër Mançester Sitit, me një aksion të mrekullueshëm  vetjak, gol që çoi titullin e Premier Ligës drejt Anfieldit.