Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

A mendojnë edhe të pasurit?

8 vjet ago
in Të Gjitha
A mendojnë edhe të pasurit?

Nga Fabio Marcelli, “Il Fatto Quotidiano”/A mendojnë edhe të pasurit? Nëse do të ishte kështu, samiti vjetor i të mëdhenjve të ekonomisë dhe financës në Davos, duhej të shqyrtonte seriozisht çështjen e pabarazisë globale, që po dëshmohet si një kërcënim i ri për zhvillimin e planetit. Gjithçka, sugjeron se katastrofa aktuale shoqërore dhe mjedisore, nuk po shqetëson më zotërinjtë tanë.

Mjerisht, nuk është vetëm drejtësia, por edhe ekonomia dhe cilësia e jetës për të gjithë ne, jo vetëm rritja e numrit të njerëzve të varfër, por edhe kushtet e padurueshme të jetesës, që i shtyjnë të emigrojnë ose detyrojnë të bëjnë një jetë jo të denjë për një qenie njerëzore, madje edhe në metropolet e mëdha të kapitalizmit.

Një indiferencë e tillë për të ardhur keq, konfirmohet nga ecuria e indekseve të aksioneve në bursat e SHBA-së, të cilat duket se po ecin mjaft mirë, pavarësisht deklaratave dhe vendimeve të Trump, i cili me politikat e tij djallëzore fiskale, favorizon të pasurit, ushqen rritjen e mëtejshme të pabarazisë, dhe saboton çdo mundësi të ndërhyrjes publike.

Me fjalë të tjera, Trump merr pëlqimin e mjeshtreve të spekulimit në bursa, pasi ai përfaqëson më së miri shpirtrat kafshërorë të kapitalizmit, në formën e tij më të pastër. Një çështje tjetër është sigurisht ajo, nëse recetat Trumpiane, janë të duhurat për të ardhmen e planetit. Dhe këtu përgjigja padyshim nuk mund të jetë veçse radikalisht negative.

Jo vetëm që ato janë të papërshtatshme, por po përgatisin terrenin për të ardhmen katastrofike sociale dhe mjedisore, siç tregohet ndër të tjera, me përpjekjen e administratës amerikane për të fundosur Marrëveshjen e Parisit mbi klimën, në vetvete vërtetë e pamjaftueshme për të luftuar degradimin e klimës, dhe nga skenat e luftës që administrata Trump po përgatit dhe favorizon në çdo pjesë të planetit, nga Venezuela në Palestinë, nga Irani në Kore.

Të dhënat nga Raport i Oxfam 2018, flasin për një tablo të zymtë. Çdo dy ditë, regjistrohet “lindja” e një miliarderi të ri, ndërsa gjysma më e varfër e popullsisë botërore, nuk ka ndonjë përmirësim dhe vazhdon të përpëlitet në varfëri, në mos në mjerimin më të zi.

Shkaku kryesor është prapambetja e shumanshme, me një shenjë të qartë të ndarjes klasore, si në nivelin e pagave ashtu edhe në barrën fiskale. Zgjerohet numri i punëtorëve të varfër, dhe rrkthehet fuqishëm skllavëria. Provinca jonë e vogël e Perandorisë, që quhet sot Itali, ndjek padyshim prirjet mbizotëruese në botë, siç tregohet nga aktivitetet dhe nismat mjerane të të gjitha qeverive të fundit në këtë fushë.

Rezultati është se në mesin e vitit të kaluar, 20 për qind e italianëve më të pasur, zotëronin më shumë se 66 pasurisë neto kombëtare, 20 përqindëshi tjetër kishte 18.8 për qind, dhe pjesa tjetër e 60 përqind të italianëve të varfër vetëm 14.8 për qind.

Një situatë e njëjtë, saqë praktikisht të gjitha forcat kryesore politike, synojnë tani ta përkeqësojnë me tej, jo pa shpalosur më parë në fushatë programet e tyre elektorale që ofrojnë “zgjidhjet” e tyre e mrekullueshme, që nuk tregojnë asnjëherë se ku do të gjenden fondet për të arritur qëllimet e tyre.

Do të dëgjojmë të flitet nga taksa e sheshtë e Silvio Berlusconit and Matteo Salvinit, tek lëvdatat e Luigi Di Maio mbi programin fiskal të Donald Trump, dhe ulja e taksave mbi të cilin flitet edhe në programin e Partisë Demokratike.  

Shprehet haptazi vullneti që të pasurit të paguajnë gjithnjë e më pak, duke përsëritur besimin e verbër tek “trickle effect”, efektin i rrjedhjes (teoria sipas së cilës nëse të pasurit bëhen edhe më të pasur, nga kjo do të përfitojnë disi edhe të varfërit), të cilën realiteti e ka përgënjeshtruar prej kohësh.

Referenca të dobëta, përveç ndonjë reference pozitive në programin e Lëvizjes Pesë Yjet për problemin thelbësor të borxhit kombëtar, të nxitur nga politikat e blerjeve të gabuar të derivateve të falimentimit, si dhe nga nënshtrimi i përhershëm i fondeve publike ndaj kreditorëve privatë.

Në përfundim, në mesin e fraksioneve të ndryshme që garojnë në zgjedhjet e 4 marsit, vetëm lëvizja “Pushteti për Njerëzit”, kërkon në mënyrë të qartë tatim mbi pronën, rivendosjen e sistemit tatimor progresiv, luftën kundër evazionit fiskal, duke filluar nga ai i kompanive të mëdha shumëkombëshe, si dhe një auditim të borxhit publik .

Alternativa është gjithnjë e më shumë ndërmjet mjerimit dhe skllavërisë. Realitetet e trishta, janë gjithnjë e më shumë pjesë e shqetësimit të popullsisë së botës, nga njëra anë, dhe luftës kundër një sistemi të padrejtë të shfrytëzimit, të bazuar në mekanizmat djallëzorë financiare nga ana tjetër. Edhe zgjedhjet italiane parlamentare të 4 marsit, do të jenë gjithashtu një moment i kësaj lufte, por vetëm një moment ama.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: DavosmendojnëpasuritSHBATrump

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Sulm me armë në Itali, makina hap zjarr në drejtim të njerëzve

Sulm me armë në Itali, makina hap zjarr në drejtim të njerëzve

Virgjëreshat e betuara, në malet e largëta ku gratë sillen si burra

Virgjëreshat e betuara, në malet e largëta ku gratë sillen si burra

(VIDEO) 1 vit pa Dritëro Agollin, shkrimtarin që triumfoi mbi burokratin

(VIDEO) 1 vit pa Dritëro Agollin, shkrimtarin që triumfoi mbi burokratin

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

“Është koha për të ndaluar”, krahu i djathtë i Melonit: Izraeli e ka kaluar tashmë vijën e kuqe
Bota

“Është koha për të ndaluar”, krahu i djathtë i Melonit: Izraeli e ka kaluar tashmë vijën e kuqe

by mirseda
22:47 | 27/08/2025
0

Italia ka qenë shumë e ashpër ndaj Izraelit krahasuar me disa vende evropiane. Por sonte në mbrëmje...

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, një person i plagosur rëndë dërgohet me urgjencë në spital

22:45 | 27/08/2025
Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

22:28 | 27/08/2025
Ngjarja tragjike në SHBA/ Vrasësi mbylli dyert e kishës, u vetëvra pasi kreu krimin. FBI: Terrorizëm, krim urrejtjeje kundër katolikëve

Ngjarja tragjike në SHBA/ Vrasësi mbylli dyert e kishës, u vetëvra pasi kreu krimin. FBI: Terrorizëm, krim urrejtjeje kundër katolikëve

22:21 | 27/08/2025
Ndërtoi pa leje një kompleks vilash në Kepin e Rodonit kur ishte kryeinspektor i IMT! Si Ardian Halili reklamonte resortin luksoz në rrjetet sociale

Ndërtoi pa leje një kompleks vilash në Kepin e Rodonit kur ishte kryeinspektor i IMT! Si Ardian Halili reklamonte resortin luksoz në rrjetet sociale

22:00 | 27/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com